Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Showing posts with label MIKROEKONOMI. Show all posts
Showing posts with label MIKROEKONOMI. Show all posts
INFLACIONI
Tema: INFLACIONI
Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe tëparasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si
pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale
pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale
Rendesia e studimit te fenomenit te inflacionit
Nese fenomeni i papunesise godet kryesisht vetem disa grupe te popullsise, inflacioni ne te kundert ndikon mbi gjithe popullaten. ne ekonomite moderne behet shume per zbutjen e ndikimit te situatave inflacioniste. Normalisht, ne situta inflacioniste, nepermjet sindikatave punonjesit arrijne te marrin pagame te larta, te cilat synojne te kompensojne rritjen e cmimeve, veprim ky qe njihet si indeksim i pagave mbi bazen e inflacionit.. Por, megjithe funksionimin e ketij mekanizmi zbutes apo asimilues, lufta kunderinflacionit merr gjithnje nje rendesi te dores se pare, pasi:
se pari, ka gjithnje grupe shoqerore qe vuajne vazhdimisht dhe drejtperdrejte pasojat e tij (rast tipik jane pensionistet si edhe zoteruesit e kapitaleve ne para);
se dyti, kur norma e inflacionit rritet shpejt, institucionet apo individet kreditore humbasin, e ne tekundert ato debitore fitojne.
se treti, gjithe ekonomia destabilizohet nen efektin e normave te larta te inflacionit dhe cmimet e prodhimit dhe te shitjes nuk mund te sinkronizohen lehte ne kohe.
C’rregullimet inflacioniste jane rezultat i poltikave ekonomike te gabuara. Por shpesh per keto c’rregullime fajesohet inflacioni, nderkohe qe fenomeni qe e shkakton eshte krejt tjeter.
ne pergjithesi, inflacioni klasifikohet ne tre kategori:
1. Inflacioni i moderuar i cili ndodh kur niveli i pergjithshem i cmimeve ngrihet ngadale dhe norma e tijmund te shprehet nepermjet nje numri nje shifror. ne keto kushte cmimet jane relativisht teqendrueshme dhe sistemi monetar funksionon mire.
2. Inflacioni galopant i cili shoqerohet me rritje cmimesh me nje norme dy dhe tre shifrore (20%, 100%, 200% ne vit). Nen kete efekt, funksionimi i sistemit ekonomik peson crregullime serioze. Besimi tek paraja lekundet dhe pergjithsisht kontratat indeksohen me indeksin e cmimeve ose ne valuta te huaja. Parate e humbasin shpejt vleren e tyre dhe meqenese norma reale e interesit merr vlera shume te ulta ose negative, tregu financiar venitet dhe roli i normes se interesit si rregullator i saj bie shume.
3. Hiperinflacioni eshte nje dukuri e rralle ne ekonomine boterore dhe eshte i pranishem sidomos nekushtet e luftes. Cmimet ngrihen shume here cdo muaj. Shembuj te tille jane rritja e cmimeve meGjermanine e viteve 1922-1923, periudhe kur indeksi i cmimeve u rrit nga 1 ne 10.000.000, ne Bolivine e viteve 1985 me 12.000% inflacion, etj.
Por ekonomia tashme ka mesuar te bashkejetoje me inflacionin prandaj, para ekonomisteve shtrohet pyetja nese eshte e nevojshme ose jo te tentohet nje nivel i moderuar inflacioni, pasi tendenca per tendaluar inflacionin con shpesh ne nje keqesim te ketij fenomeni. Megjithate, ne pergjithsi mbizoteron ideja se nivele dy shifrore te inflacionit jane simptoma te nje ekonomie qe funksionon keq.
Burimet dhe llojet e inflacionit
Ekzistojne pikpamje te ndryshme lidhur me shkaqet dhe burimet e inflacionit. Sidoqofte, mbizoteron pikpamja se inflacioni tenton te jete inercial (d.m.th me norma te pandryshuara), perderisa ne ekonominuk kane ndodhur ndryshime te rendesishme ne anen e kerkeses dhe ofertes. ne kete menyre, nefunksion te analizes se burimeve te inflacionit duhet te dallojme inflacionin inercial, inflacionin ngakerkesa dhe inflacionin nga oferta.
Inflacioni inercial quhet ndryshe inflacioni i parashikueshem ose i pritshem, per sa kohe qe norma e inflacionit eshte e qendrueshme dhe per sa kohe nuk ndodhin ndryshime ne anen e kerkeses dheofertes. ne shumicen e vendeve me ekonomi moderne te industrializuar, procesi inflacionist karakterizohet nga inercia. Kjo inerci lind kur shumica e subjekteve qe veprojne ne ekonomi presin tenjejten norme inflacioni. Nese keto parashikime inflacioniste do te pranohen edhe nga njesite operativedhe institucionale te sistemit, thuhet ne kete rast se ekonomia ka hyre ne nje spirale inflacioni. Karkteristika kryesore e nje spirale inflacioniste eshte se zhvillohet vete, pa patur me baze shkaqet e vete inflacionit.
Inflacioni nga kerkesa ndodh kur kemi nje rritje te kerkeses agregate, si pasoje e nje rritjeje ne oferten e parase, apo rritje e shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime. Cilidoqofte burimi i rritjes se kerkeses agregate, kjo e fundit rritet shpejt duke e tejkaluar potencialin prodhues te ekonomise. Cmimetdo te rriten gjithashtu shpejt. ne kete menyre, nje kerkese agregate e rritur kundrejt nje oferte tekufizuar con shume shpejt ne inflacion pra, ne rritje te nivelit te cmimeve dhe te pagave, gje qe i jep nje impuls te ri rritjes se inflacionit.
Indeksimi eshte nje teknike e cila lidh pagesat qe behen nepermjet nje kontrate, me nivelin aktual tecmimeve. Kjo teknike perdoret per indeksimin e pagave, bursave, pensioneve dhe per transferta te tjera qeveritare apo private, me qellim qe te shmanget efekti i inflacionit per keto kategori pagesash. ne kete menyre, mbrohen ne njefare mase interesat e paleve kontaktuese, si edhe niveli i jeteses se punojesve apo pensionisteve.
Auditimi i cah-it – Bilanci
Auditimi i cah-it – Bilanci
Ceshtjet:
Identifikimi i objektivave te auditimit
Diskutimi i ceshtjeve qe lidhen me planin e auditimit
Ekzekutimi i auditimit
Objektivat
- Verifikimi i balances se cash-it ne arke dhe banke
- Vertetesine dhe saktesine e paraqitjes ne kontabilitet
Kjo kerkon kuptimin e transaksioneve te te ardhurave dhe pagesave ne cash, vleresimin e riskut
Objektivat e auditimit
Balanca e cesh-it perfshin; parate te arke dhe ne banke. Parate ne arke perfshijne; parate e mbledhura port e pa depozituara ende gjate periudhes si dhe dhe gjendjen e arkes te trasheguar ( patty cash)
Parate ne banke perfshijne; parate e mbajtura ne llogarite korente dhe te depozitave te cilat jane ne perdorshme sipas kerkeses. Cash-i mund te jete ose aset ose detyrim (astet ose liability). Detyrim kur bankat lejojne njesite bazuar ne marevveshje te perdorin para edhe kur nuk kane ne llogari (overdraft) .
Objektivat specifike
Audituesi duhet te siguroje ne fund te auditimit per disa ceshtje si vijon ;
Ekzistenca ; balancat e cashit te rregjistruara ne bilanc eshte e vertete
Plotesia ; rregjistrimi i te gjitha balancave te cash perfshire efektet e te gjitha transaksioneve qe kane ndodhur.
Te drejtat dhe detyrimet ; Titujt legale mbi te gjitha balancat qe paraqitet ne bilanc
Vleresimi ; balancat e rregjistruara te cash jane te realizuara ne shumat qe paraqiten ne bilanc
Prezantimi dhe zbulimet ; Balancat e cash-it jane te identifikuara dhe te klasifikuara ne bilanc. Linjat e kreditit, borxhet dhe te tjera kufizime mbi balancen e cash jane te zbuluara si duhet.
Zhvillimi i planit te auditimit
Perpara se audituesi te hartoje Planin e Auditimit te Cash-it duhet te ;
Vleresoje riskun e kontrollit
Vleresoje materilaitetit dhe riskut te brendshem
Percaktoje strategjine e auditimit
Risku i kontrollit ; Disa procedura te kontrollit jane kategorite e meposhteme ;
Rakordimi si dhe nga kush kryhet.
Krahasimi i rezultateve te cash, me rregjistrimet kontabel
Krahasimi i te dhenave te brendeshme dhe burimet e jashtme te informacionit
Rakordimi me banke
Pasqayra e bankes eshte lista e te gjitha transaksioneve te cash te kryera me banke me klientet zakonisht ne nivel mujor. Zakonisht njesite verifikojne balancen e tyre te cash duke rakorduar te hyrat ne librin e cashit me pasqyren e bankes. Per pagesat procedura eshte te gjitha ceqet dhe pagesat e tjera te procesuara nga banka ne librin e cashit ose per ceqet e siguruara perpara fillimit te muajit me rakordimimet e pregatitura perpara mbylljes se muajit te meparshem. Cdo cek ne rakordimin e hapjes ose ne librin e cash qe nuk eshte procesuar ne banke per pagese rregjistrohen ne rakordim si ceqe ne udhetim (outstanding). Zbritjet e tjera sipas bankes nga llogaria e njesise ose balanca e njesise nevojitet te rishikohet/verifikohet. Ketu perfshihen debitimet direkte, komisionet bankare dhe reversal i depozitave kur ceqet e depozituara nuk jane pranuar nga banka e leshuesit (kur ai ska fonde te mjatueshme) ose ceqet e kthyera. Libri i cekut zakonisht ka nevoje te axhustohet qe te reflektoje keto artikuj qe jane ne udhetim ose qe pritet te mbrijne ne balancen e cash per ne librin e cash-it.
I njejti krahasim perdoret edhe per depozitat por eshte me e tjeshte pasi zakonisht ketu ka vetem nje vonese te shkurter midis dates se depozitimit dhe dates kur depozitimi shfaqet ne pasqyren e bankes (bankes mund ti duhet nje ose dy dite te procesoje). Per kete pergatitet edhe nje liste e depozitave outstanding. Rakordimi bankar fillon me balancen e bankes, pakesuar me ceqet ne udhetim dhe shtuar me kthimin mbrapsh te depozitave dhe qe priten te futen ne pasqyren e bankes dhe me pas librin e cash.
Audituesi vlereson riskun e kontrollit gjate procesit kur njesia pergatit rakordimet. Rakordimet duhen pergatitur nga persona te pavarur nga rregjistruesi qe mban apo rregjistron transaksionet dhe i aprovon te zyrtari kompetent. Nese audituesi e vlereson riskun te ulet, atehere ai vlereson se si njesia e ka kryer rakordimin. Nese e vlereson riskun te larte, atehere audituesi duhet ta pergatise vete rakordimin e cash-it per tu siguruar.
Llogaritjet e cash-it
Njesite edhe jane te detyryara te mbajne edhe cash ne arken e tyre duke mbajtur nje liber arke te levizjes se cash-it ku paraqitet te gjitha transferimet e shumave te caktuara. Daljet e cashit autorizohen dhe mund te dokumentohen me nje fature furnizimi ose me nje mandat pagese te autorizuar nga zyrtari pergjegjes. Cashi ne arke mbushet nepermjet nje ceku bankar per te terhequr para nga llogaria bankare deri ne nje limit te caktuar.
Materialiteti dhe risku
Per shume njesi balanca e cash-it perfaqeson nje pjese te vogel te totalit te aseteve, por ne fakt shumat e cashit qe leviz permes llogarive ne nje periudhe te caktuar kohe, eshte shume me e madhe se shumat. Per me teper cash-i eshte vital per mbijetesen e biznesit pasi paaftesia e njesise per te paguar detyrimet ose pamjaftueshmeria e cashi-it e ben nje kompani jo solvente edhe pse operacionet e saj mund te jene fitimprurese. Ne keto kushte cash permban risk material.
Volumi i larte i transaksioneve kontribon ne nje nivel te larte te riskut te brendshem per balancen e cash. Per me teper natyra e cash balances ben qe te jete ne synim te vjedhjeve ose nje numri te madh skemash mashtrimi qekurse ka lindur vete paraja. Ndryshe nga debitoret apo stoku, risku qe i takon te drejtave dhe detyrimeve ka zbulime minimale nga auditimi krahasuar me ato te cash-it.
Strategjia e auditimit
Per shkak te volumit te larte te transaksioneve dhe balancave te vogla te llogarive, strategjia e auditimit eshte e ndryshme dhe nuk perqendrohet vetem ne verifikimin e balances, por me teper ne verifikimin e transaksioneve. Per me teper mundet qe balanca te jete me overdraft.
Procedurat e mundeshme per saktesine e balances se cash-it;
Kryej procedurat fillestare mbi balancen e cash-it dhe rregjistrimet.
Verifiko balancen e hapjes
Rishiko aktivitetet ne librin e madh te llogarive ne cash
Verifiko saktesine matematikore te permbledhjeve te pergatitura nga njesia
Procedurat analitike- testet mbi detajet e transaksioneve
Kryej teset e hyrje-daljes se cash-it per te verifikuar eksistencen dhe plotesine.
Testet mbi detajet e balances ( ekzistencen, plotesine, te drejtat dhe vleresimin)
Llogarit ceqet e padepozituara
Konfirmo balancen e bankes
Verifiko rakordimet
Paraqitja e cash-it
Krahaso raportimin financiar me standartet e kontabilitetit
Teste mbi detajet e transaksioneve
Dy jane testet qe kryhen ;
Cashi nga faturimet klienteve synon verifikimin nese keto te drejta te konstatuara jane rregjistruar ne llogari ne periudhen ne te cilen jane kryer. Audituesi duhet te verifikojne nese ne fund te vitit jane mbledhur te gjithe te ardhurat para mbylljes dhe jane kthyer ne cash qofte ne arke qofte ne banke, ose edhe ne tranzit, si dhe njekohesisht jane kredituar nga debitoret (kliente). Nje alternative e rendesishme ketu eshte rishikimi i te gjithe dokumentave qe mbeshtesin keto transaksione, si dhe permbledhjet ditore te balances se cashit dhe dokumentat e depozitimit ne banke ne diten e fundit te vitit.
Cashi nga pagesat. Metoda me e zakonshme per verifikimin e pagesave duke ekzaminuar daten e prezantimit te ceqeve te shkruara per pagesa ne diten e fundit te bilancit. Ky test eshte pjese e rakordimit te bankes, si dhe e perdorimit te ekstrakteve te bankes ne periudha periodike.
Teste mbi detajet e balances
Testet kryesore per balancen e cash ne kete kategori perfshijne ;
Llogaritjen e cash ne arke
Konfirmimin e balances se bankes
Verifikimin e rakordimit banker
Mbajtja dhe perdorimi i nxjerres se llogarive bankare periodikisht.
Llogaritja e cash ne arke ka te beje me testimin nese cashi qe duhet te jete ne arke ekziston ne te vertete fizikisht. Per kete duhet te ndiqen keto procedura ;
Kontrollin e cashit ne arke dhe numurimin e tij
Listimin e cdo artikulli qe ben pjese ne balancen e cashit
Ekzistencen e cdo dokumenti qe justifikon daljet (pagesat) dhe hyrjet (arketimet) apo rikthimet e fondeve cash.
Saktesimin qe te gjitha ceqet e pa depozituara jane te pagueshme me porosi te njesise.
Verifikimin nese cdo transaksion i listuar per daljet e cash eshte i depozituar ne banke .
Te gjitha keto behen per te verifikuar qe cdo fond eshte transferuar ku duhet, eshte i dokumentuar si duhet dhe eshte aurorizuar nga autoriteti i ngarkuar.
Konfirmimi i balances se bankes
Eshte e rendesishme per audituesin qe te konfirmoje mbi balancat e depozitave dhe te huave paraqitura ne Bilanc dhe qe duhet ti pergjigjen balances ne daten e caktuar te bilancit ( zakonisht 31 dhjetor i cdo viti). Madje auditimi mund ti kerkoje edhe sejciles banke nje konfirmim mbi balancat e kesaj date, por edhe te cdo date apo periudhe tjeter gjate vitit, por mund ti kerkoje gjithashtu edhe cdo informacion tjeter p.sh mbi sigurine apo ruajtjen e parave etj.
Konfirmimi i cash-it ne depozita siguhet nga evidenca fillimisht per ekzistencen fizike te cash-it ne banke. Pergjigja nga banka gjithashtu siguron evidence mbi korrektesine e balances se cash-it.
Konfirmimi i overdraftit dhe balances se huase siguron evidence mbi;
Ekzistencen, sepse ne dokumenta te shkruara konfirmohet se huaja ekziston dhe ka nje balance te caktuar.
Te drejtat dhe detyrimet, sepse huaja eshte nje detyrim i njesise
Vleresimin, sepse pergjigja e bankes pasqyron balancen e huase.
Verifikimi i rakordimit bankar
Kur nje njesi pergatit rakordimet bankare mbi nje baze rregullash, audituesi duhet te kryeje teste rakordimi mbi to, te cilat perfshijne ;
Krahasimin e balances se mbylljes me balancen e konfirmuar nga banka
Verifikimin e vlefshmerise se depozitave ne transit ose ceqet ne udhetim
Verifikimin e te hyrave ne librin e arkes ose te bankes me pasqyren e bankes ne muajin e fundit te vitit fiskal , dhe rakordimin e bilancit te fillimit te muajit.
Identifikimi i depozitave dhe ceqeve te rregjistruar ne librin e arkes ne muajin e fundit te vitit fiskal, ose ne rakordimin ne fillim te muajit qe nuk dalin ne pasqyren e bankes por dalin ne rakordmin e mbylljes.
Pastrimin e rakordimit bankar per te siguruar qe te gjitha ceqet dhe depozitat e aplikuara por ne udhetim jane te rregjistruara ne libra dhe nuk jane fiktive.
Verifikimin e sigurise matematike te rakordimeve
Verifikimi i rakordimeve te tjera si p.sh tarifat e veprimeve bankare etj
Investigimi i veprimeve te vjetra ne kohe, si psh ceqet ne udhetim per nje kohe te gjate, ose edhe veprime te tjera jo te zakonshme.
Kur njesite nuk pergatisin rakordimin bankar ose kur risku nga mungesa e ketij kontrolli eshte i larte ( p.sh vete arketari e ben edhe rakordimin), audituesi e pergatit vete nje rakordim bankar per te verifikuar gjithcka me siper.
Kur audituesi ka dyshime, ai kerkon pasqyren e bankes ne fund te vitit direkt nga banka per ta perdorur ne hartimin e rakordimit bankar dhe nuk perdor ate qe i paraqet njesia, me qellim garantimin nga mungesa e ndonje te dhene.
Prezantimi i i cashit ne kontabilitet
Cash-i duhet te jete i identifikuar me korrektesi dhe i klasifikuar ne bilanc. Psh cash-i ne depozite duhet te pasqyrohet ne asetet korrente. Nje overdraft bankar normalisht raportohet ne detyrimet korrente.
Audituesi vlereson nese pasyrat financiare prezantojne pozicionet e drejta te cash-it
PARAJA DHE FUNKSIONET E SAJ
PARAJA DHE FUNKSIONET E SAJ
Në diagramën e rrjedhjes së të ardhurave vëmë re lëvizjen vlerore të aktivitetit ekonomik,e cila matet nëpërmjet parasë.Parajanuk luan vetëm këtë rol të matjes së aktivitetit ekonomik,por ajo ka një ndikim më të madh në ekononomi.
Nëpërmjet manipuliimit të parasë autoritetet monetare hartojnë e vënë në jetë politikat e tyre monetare që synojnë stabilizimin dhe rritjen e ekonomis.Fillimisht,në këtë leksion do të shpjegojm cështje të tilla: Çështë paraja? Si ka evoluar në kohë? Cilat janë funksionet dhe karakteristikat e parasë? Më pas në leksionet e tjerë do të trajtojmë teoritë dhe mekanizmin e ndikimit të pparasë në aktivitetin ekonomik.
Për paranë ekzistojnë shumë përcaktime,por sipas një pëerkufizimi tepër të njohur, me para kuuptojmë gjithcka të shprehur në njësi monetare që pranohet përgjithësisht si mjet këmbimi pagese. Si para mund të shërbej çdo instrument financiar që kryen funksionet e parasë si mjet këmbimi,matës i vlerës edhe ruajtës i vlerës.
1.Funksionet e parasë
Pavarsisht nga forma e saj si metal i cmuar,kartmonedhë etj.paraja kryen tre funksione të rëndësishëm;
Paraja si mjet këmbimi,
Paraja si matëse e vlerës(njësi llogaritje)
Paraja ruajtëse e vlerës(rezervë vlere)
A.Mjet këmbimi.
Përfaqëson një ndër funksionet më të rëndësishëm të parasë sepse nëpërmjet tij realizohen transaksionet e këmbimit në treg të parasë sepse nëpërmjet tij realizohen trasaksionet e këmbimit në treg duke bërë këmbimin shumë efiçent. Këmbimi kërkon harxhim kohe,e cila përfaqëson atë që njihet si kosto e trasaksioneve. Po qe se këmbimi do të kryhej mall me mall,sikurse ka ndodhur shumë e shumë vite më parë, kjo kosto do të ishte tepër e lartë sepse njerëzve të ndryshëm do tju duhej të gjenin pikërisht individët ,të cilët prodhojnë mallin që ata kanë nevoj dhe në të njëjtën koh ata të kenë nevoj për mallin që ata individ prodhojnë.Pra që të realizohet këmbimi mall me mall duhet të plotësohet koicidenca e dyfishtë e nevojave.
Përdorimi i një ndërmjetësi në këmbim e lehtëson mjaft atë,vecanrisht në një ekonomi që mbështetet në tregun ku kryhen me qindra miera trasaksione në ditë,sepse ai bën të panevojtëshme plotësimin e koicidencës së dyfisht të nevojave. Paraja duke luajtur këtë funksion të ndërmjetësit në këmbim ose të mjetit të këmbimit,pakëson ndjeshëm kostot e transaksioneve dhe shërben si lubrifikant që lehtëson funksionimin e ekonomisë.
Për realizimin e këtij funksioni paraja duhet të plotësoj disa karakteristika fizke:
Lehtësia në këmbim që shprehet në pranimin gjerësisht të saj si mjet këmbimi dhe në ndashmërinë e saj në njësi monetare të ndryshme(p.sh.1,5,10,100,500,1000,lekë).Në qoftë se paraja nuk pranohet gjerësisht nga njerëzit ajo nuk mund ta kryejë funksionin e mjetit të këmbimit dhe del nga qarkullimi,sic ka ndodhur me kartmonedhën dy dollarshe.
Uniformiteti i paraqitjes.Që paraja të bëhet e pranushme dhe lehtësisht e përdorshme duhet që madhësia dhe forma e saj të jetë uniformë.
Qëndrushmëria.Qëndrushmëria e parasë është kusht i domozdoshëm që ajo të kryejë funksionet e saj,sepse nqs ajo do të prishej shpejt,nuk mund të përdoret për të bërë pagesa në cdo koh që dëshiron mbajtësi i saj.Për shëmbull,kolonizatorët shumë shpesh e kthenin paranë nga forma mall e drithit në uiski i cili jo vetëm transportohej më lehtë,por edhe rronte më gjatë.
Lehtësia në transportim.Përfaqëson një karakteristik tjetër të parasë,e cila është e domozdoshme për ulur koston e transportit,e cila rritet shumë me rritjen e vëllimit të trasaksioneve.Është kjo arsyeja që emëtusi i saj këron vazhdimisht ta bëjë atë sa më të pafallsifikushme,megjithëse është e vështirë që kjo të arrihet plotësisht.
B.Matëse e vlerës(njësi llogaritje).Përfaqëson një funksion tjetër të parasë i cili shërben së pari për të bërë të matshëm me një njësi të njëjtë mallra që nuk janë të bashkëmatshëm në njësi fizike.Po qe se do të kishim një ekonomi të kembimit mall me mall,mallrat do të masin vlerën e tyre në sasitë e mallit me të cilin këmbehen.Në këtë mënyrë për cdo mall do të kishim aq cmime sa edhe mallra me të cilët këmbehet ky mall.Përdorimii parasë e thjeshton mjaft problemin seps secili mall shpreh cmimin e tij në para,duke pakësuar numrin e cmimeve në aq sa janë edhe mallëra,Duke theksuar që paraja e mat vlerën e mallit jo sipas dobishmërisë që sjell secili mall që konsumohet,po sipas vlerës së tregut që përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në treg.
C.Ruajtëse e Vlerës(rezervë vlere).Paraja shërben dhe si mjet për të transferuar fuqinë blerëse në periudha të ardhshme kohore.Në këtë kuadër paraja shfaqet si nga format e ruajtjes së pasurisë,si aktive financiare.Nëpërmjet këtij funksioni paraja siguron jo vetëm ruajtjen e vlerës,por sjell edhe para të re në formë interesi.Pra në këtë funksion paraja përfaqëson një variabël rrjedhës.
Funksionin si ruajtëse vlere e kryejnë edhe aktive të tjera financiare,bile ato kanë përparësinë se sjellin interes më të lartë se paraja.Por paraja ka një përparësi më të madhe që e bën atë të pranushme krahas aktiveve të tjera si ruajtëse vlere, ajo është plotësisht likuide.Me likuiditet kuptojmë lehtësinë dhe shpejtësinë me të cilën një aktiv kthehet në mjet këmbimi.Paraja është mjet këmbimi,pra është plotësisht likuide,ndërsa aktivet kërkojnë koh dhe shpenzimet për tu kthyer në para,të cilat lidhen me procesin e shitjes së tyre në tregun e aktiveve.
II.Format e parasë
Historikisht,me gjithë llojshmërinë e madhe të objekteve dhe njësive monetare që luajnë rolin e parasë,njihen dy forma kryesore të saj:paraja dhe paraja e dekretuar
Paraja Mall.Karakteristika kryesore e saj është objekti që luan rolin e parasë ka edhe alternativa të tjera përdormi përvec parasë.Pra rolin e parasë e luan një mall që mund të përdoret për të plotësuar dhe një nevoj tjetër.Historikisht kemi shumë forma të parasë mall duke filluar nga ato më të hershme si skllevërit,gjë e gjallë,kripë,erëxa,sixhade,etj.dhe më von,me zhvillimin ekonomik,forma më të plota si metalet e ndryshme,kryesisht të cmuara të shprehura në njësi monetare(monedhat e bakrit,arit,argjendit).Formë tjetër e parasë është paraja përfaqësuse e saj.Këtu futen kartmonedhat që mund të këmbehen në cdo koh me sasinë e parasë mall që përfaqësohet kryesisht nga ari.Me zhvillimin ekonomik,metalet e çmuara filluan të dalin nga qarkullimi,për shkak të konsumit të tyre,duke u zvëndësuar me kartmonedha që përfaqësojnë paranë me vlerë të plotë si psh,paranë mall në formën e arit.
Paraja e dekretuar.Me prishjen e standartit të arit që filloi pas luftës së dytë botërore,në shumë vënde kartmonedhat fillun të mos këmbeheshin më me arin dhe aktualisht, në përgjithësi kartmonedhat janë të paktheshme në ar.Ato shërbejnë si para jo sepse janë mall, por sepse pranohen si të tilla. Pra paraja pranohet e till duke u bërë e dtyrushme nga një autoritet që qëndron mbi individët. Ajo bëhet e till nëpërmjet detyrimit ligjor nga shteti,prandaj quhet edhe para e dekretuar(fiat money). Veçori e parasë së dekretuar është se ajo nuk ka alternativ tjetër përdorimi ose më sakt,ka një alternativ tepër të kufizuar përdorimi.Paraja e dekretuar paraqitet në formë kartmonedhash apo monedhash metalike prej metali jo të cmuar. Ajo garantohet nga emëtusi që zakonisht është autoriteti monetar në emër të shtetit.
Agregatët monetarë.
Po të shikojmë historinë e evolimit të parasë vëmë re q këtë funksion e kanë kryer objekte të ndryshme.Është kjo arsyeja që matja e parasë ose e ofertës së parasë,që zakonisht shërben si masë e saj,nuk është një gjë e lehtë.Duke qënë se aktualisht ekzistojnë disa aktive financiare që realizojnë në mënyrë të qartë funksionin e parasë ose kanë tiparet e saj,është e nevojshme që ajo të matet me tregues të përgjithëshëm ose agregatë që ne i quajmë agregatet monetarë.Njihen dy mënyra apo alternativa teorike kryesore të përcaktimit të agregatëve monetarë:metoda teorike dhe ajo empirike.Sipas metodës teorike tiparithemelor i parasë është funksioni i saj mjet këmbimi prandaj si para shërbejnë vetëmato aktive financiare që veprojnë në mënyrë të qartë si mjet këmbimi.Këto kushte i plotësojnë aktive të tilla si kartmonedha,ceku,ceki i udhëtarve etj.Pra,para është vetëm ajo që shërben për realizimin e trasaksioneve.
Sidoqoftë,kjo metodë ka mangësitë e veta se lë jashtë përfshirjes si para edhe aktivet e tjera,që në një masë të caktuar kryejnë funksionin e mjetit të këmbimit si psh.llogaritë e kursimeve që përderisa janë pa afat,mund të kthehen shumë shpejt në para.Sa më shumë kohë duhet për ta kthyer në para,aq më i kufizuar është funksiioni i mjetit të këmbimit.Pikërisht kjo gjë ka kushtëzuar përdorimin e një metode tjetër që quhet metoda empirike.
Sipas metodës empirike para quhet ajo që parashikon më mirë lëvizjen e variablave ekonomike që supozohen të shpjegohen me anë të parasë dhe inflacionit apo ciklit të biznesit.Para ose ofertë monetare do të quajmë atë agregat monetar që i përshtatet kësaj lidhje me lëvizjen e variablave që kushtëzojnë.Sidoqoftë,asnjë nga metodat nuk jep një përcaktim të plotë e të qëndrushëm të parasë.Është kjo arsyeja që klasifikimi agregat monetar evoluon sipas ndryshimeve të kushteve ekonomike.
Sic theksuam,në një ekonomi,ekziston një numër i madh aktivesh financiar nga paraja në dorë deri tek aktivet e tjera financiare të nderlikuara.Por,duke u mbështetur në metodat e mësipërme,cila nga ato do të quhet para?
Në vënde të ndryshmë ekzistojnë klasifikime të ndryshme,të cilat ndryshojnë herë pas here edhe brënda të njëjtit vënd.Në vëndin tonë pas krimit të sistemit bankar me dy nivele,Banka e Shqipërisë së autoritetit monetar kryesor përcaktoi edhe agregatët monetarë që janë M1,M2,dhe M3.Një klasifikim të përafërt,në tre agregatët monetarë e gjejmë dhe në vënde të tjera të zhvilluara.
M1,përfshin ato aktive likuide që mund të përdoren direkt,menjëherë dhe pa kufizime për të bërë paesat.Një aktiv është likuid në qoftë se mund të përdoret drejtpërdrejt,me lehtësi dhe lirisht për bërjen e pagesave.
M2,për vec kesaj,përfshin aktivet që nuk janë plotësisht likuide si depozitat me afat që kërkojnë njoftim të institucionit depozitues për ti tërhequr,etj.
M3,përfshin aktivet që shumica e njërëzve nuk i shohin kurrë,si depozita të mëdha të këmbyeshme dhe marrveshjet e riblerjes.Këto mbahen kryesisht nga korporatat,por edhe nga individë të pasur.
Kur kalojmë nga M1 të M3 likuiditeti i aktiveve bie,ndërsa interesi që sjellin ato rritet.Paraja në dorë sjell një interes të barabartë me zero.Llogaritë e cekushme të tipit NOË sjellin një interes më të vogël se depozitat me afat,dhe kështu me radh.Pra kemi të bëjmë me një lidhje inverse tipike ekonomike,një likuiditet më i madh do të thotë interes më i vogël dhe anasjelltas.
M1,përvec parasë në dorë,përfshin dhe depozitat e tjera të cekushme që ,sic sugjeron emri,janë depozita kundrejt të cilave mund të shkruhen ceqe.Ato mbahen në bankat tregtare dhe institucionet e kursimit,bankat e përbashkëta të kursimeve dhe bashkimet e kreditit.
Pjesa më e madhe e M2 përbën prej depozitave të kursimeve dhe depozitave të vogla me afat në bankat dhe institucionet e kursimit.Këto mund të përdoren pothuajse pa vështërsi për bërjen e pagesave.Në rastin e një depozite kursimi,banka duhet të njoftohet për të transferuar fondet nga depozitat e kursimit në një llogari të cekushme.Për depozitat me afat ,parimisht,është e nevojshme të pritet derisa të maturohen,përndryshe cdo tërheqje para afatit shoqërohet me një gjobë.
Në kutinë 2-1 po japim klasifikimin e plotë që përdoret nga Banka Qëndrore e Sba dhe atë që përdoret nga Banka e Shqipërisë.
III.Kutia 2-1.Klasifikimi i Bankës qëndrore Amerikane(Federal reserve)
M1=a+b+c+d
a.Paraja në dorë:Monedhat dhe kartmonedhat në qarkullim.
b.Depozita në të parë:Logari të cekushme në bankat tregtare të cilat nuk sjellin interes.
c.Depozita të tjera të cekushme:Llogari të cekushme që sjellin interes që përfshin llogaritë NOË dhe ATS(transferta automatike nga kursimet).Një depozitues që zotëron një llogari ATS mban paratë e tij në një llogari kursimi dhe,kur duhet të bëhet një pagesë,banka transferohen ato automatikisht në një llogari të cekushme.
d.Ceqe udhëtarësh:Ceqe që lëshohen nga institucionet jo bankare si psh.American Express.Ceqet e udhëtarëve që lëshohen nga bankat përfshihen në depozitat në të parë.
M2=M1+e+f+g+h+k+l
e.Marrveshje ditore të riblerjes(RP ose REPO).Përfaqësojnë trasaksionin me të cilin banka merr hua nga një klient jo bankar duke i shitur klientit një letër me vlerë(psh,bono thesari) sot dhe duke i premtuar ta blejë atë përsëri të nesërmen me një cmim të pëercaktuar.
f.Eurodollarë ditor:Përfaqësojnë depozita në dollarë që mbahen në bankat e vëndeve të tjera dhe merren hua për një ditë nga bankat e SHBA me një interes të caktuar.
g.Aksione të fondeve të përbashkëta të tregut monetar(MMMF):Depozita të cekushme të fondeve të përbashkëta të investuara në aktivet afatshkurtra dhe që sjellin interes.
h.Llogaritë e depozitave të tregut monetar (MMDA-të):MMMF të administruara nga bankat,me avantazhin që janë të siguruara deri 100000 dollarë.
k.Depozitat e kursimeve:Depozita në banka dhe institucione të tjera kursimi që nuk janë të transferushme me cek dhe shpesh regjistrohen në një librexë të vecantë kursimi që mbahen nga depozitusi.
1.Depozita të vogla me afat:Depozita të voga që sjellin interes me një afat të vecant maturimi.Mund të përdoren përpara kësaj date vetëm nqs paguhet një gjobë.
M3=M2+m+n+p
m.Depozita të mëdha me afat:Depozita që sjellin interes me një vlerë nominale prej më shumë se 100000 dollarë.
n.Marrëveshja me afat të riblerjes:Marrveshja e riblerjes(RP) që shitet nga institucionet e kursimit,zakonisht për më shumë se një ditë plus MMMF-të që mbahen nga institucionet.
p.Depozita të tjera në eurodollarë:Eurodollarë me afatgjatë(më shumë se një ditë)
L=M3+q+r+s+t
q.Obligacione kursimi:Obligacione të qeverrisë së SHBA që zakonisht u shiten invetitorëvë të vegjël.
r.Pranime bankare:Angazhimi i bankave për të paguar një shumë të vecantë në një koh të përcaktuar.Përdoren gjerësisht në tregëtië ndërkombëtare.
s.Letër tregtare:pasive afatshkurtra të korporatave.
t.Bono thesari:Letra me vlerë të emetuara nga thesari që kanë një afat maturimi më të vogël se 12 muaj.
IV.Klasifikimi i Bankës së Shqipërisë
Pas transforimeve të para drejt ekonomisë së tregut,me krimin e sistemit bankar me dy nivele,Banka Qëndrore e Shqipërisë,si autoriteti i hartimit dhe zbatimit të politikës monetare,ka përcaktuara agregate monetare që përdoren aktualisht në vendin tonë,duke i klasisfikuar në M1,M2,M3.Në vëndin tonë,për shak të trazicionit i cili karakterizohet nga një sistem financiar i pa zhvilluar,instrumentat financiar që luajnë rolin e parasë janë tepër të kufizuar.Kjo pasqyrohet edhe në aktivet financiare që përbëjnë agregatët monetarë,të cilët përgjithësisht janë të thjeshtë.Ky klasifikim mban parasysh parimin kryesorë0 që kalimi nga një agregat në tjetërin bëhët sipas shkallës së likujdittit të instrumentave financiarë që përfshihen në to.
M1 përbëhet nga kartmonedhat,monedhat,ceqet e udhëtarve dhe nga depozitat pa afat.të cilat shërbejnë direkt si para trasaksionesh.
M2 përbëhet nga M1 plus depozitat me afat të cilat mund të kthehen në para trasaksionesh me një kosto të caktuar
M3 përbëhet nga M2 plus depozitat në valutë të huaj të cilat janë më pak likuide se depozitat me afat.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Popular
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL RAJONI JUGLINDOR I SHQIPERISE GJEOGRAFI KUSHTET NATYRORE Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te lugines se S...
-
Lenda: Gjeografi Tema: Afrika Objektivat: Pozicioni gjeografik Pasurite natyrore (relieve,klima,hidrografia,bota bimore,shtazore) Popullim...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sendi . Ai...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE TE SHQIPERISE - GJEOGRAFI POZITA GJEOGRAFIKE Republika e Shqiperis...
-
Ekonomia (Viti i Parë) – Fakulteti Juridik (UP) 1. Njohuri Elementare për Kuptimin e Ekonomisë Ekonomia është sferë e posaqme e jetës s...
-
MENAXHIMI I ZINXHIRIT TE FURNIZIMIT Ne fokus kompania “Donianna Shpk” 1. Hyrje – Prezantimi i kompanise ...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
-
Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit. PIKAT E STUDIMIT Jeta e Lasgush Poradecit Veprat e tij Motivet kryesore të poezisë la...
-
PADIA Iniciativa e pales ne proces Iniciativa per te filluar procesin i takon pales se interesuar (perjashtimisht edhe prokurorit), sepse g...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
.jpg)

