E Drejta Administrative



1. E drejta dhe normat juridike - E drejta nënkupton një sistem normash juridike të cilat i sanksionon shteti me qëllim të mbrojtjes së rendit shoqëror. NË shoqërinë e civilizuar njerzit sillen sipas normave (rregullave) shoqërore të cilat i krijojnë vet. Kjo dmth që njeriu nuk mund të sillet ashtu siq do të dëshironte ai vet ndaj antarëve tjerë të shoqërisë mirëpo në bazë të rregullave shoqërore. Normat shoqërore janë të ndryshëme, ndërsa më të njohurat janë: morali, zakoni dhe e drejta.
Normat juridike përbëhen nga dy elemente: dispozicioni dhe sanksioni. Dispozicioni përmban rregullën e sjelljes me të cilën urdhërohet ose ndalohet diqka. Mosrespektimi i asaj rregulle dmth dispozicionit shpie deri të aplikimi i sanksionit, përkatësisht dhunës shtetërore, dënimit etj.


2. Nocioni i pushtetit - Pushteti paraqet raportin midis dy subjekteve në të cilin njëri subjekt i urdhëron subjektit tjetër, ndërsa ky i dyti atë urdhër e kryen dhe e respekton. Pushteti shtetëror është i mveshur me aparatin e dhunës. Pushteti shtetëror përbëhet nga dhënia e urdhërave mbi sjelljen e njerzëve në shoqëri, prapa të cilëve në rast mosrespektimit të tyre, qëndron aparati I shtetëror I dhunës. Në këtë mënyrë shteti ushtron pushtetin e tij në dhënien e urdhërave mbi sjelljen (dispozicionin) dhe mbi sanksionin që nënkupton krijimin e së drejtës. Aty edhe krijohet lidhja e shtetit me të drejtën.


3. Përkufizimi i administratës shtetërore - Administrata shtetërore përfaqëson njërin nga instrumentet e aparatit shtetëror përmes të cilit shteti ushtron veprimtarinë e vet. Ajo
veprimtari shtrihet në fusha të ndryshëme të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike të një vendi. Një nga format e veqanta të ushtrimit të veprimtarisë së shtetit është administrata shtetërore. Nga pikëpamja juridike administrata shtetërore edhe vet paraqitet në forma të ndryshëme, ndërsa dy janë format themelore të shprehjes së saj. E para administrata shtetërore ne formën e instrumentit shtetëror dhe e dyta administrata në formën e veprimtarisë shtetërore. Për këtë arsye nga një kuptim i përgjithëshëm i administratës shtetërore burojnë dy kuptime të veqanta:
I pari, kuptimi formal ose organizativ I administratës shtetërore dhe
I dyti kuptimi material ose funksional I administratës shtetërore.
Me administratën shtetërore në kuptimin formal“ organizativ tregohet tërësia e sistemit të posaqëm të atyre organeve shtetërore, të cilat njihen si organe të administratës shtetërore dhe të cilat ngarkohen me ushtrimin e pushtetit shtetëror në formë të veprimtarisë së administratës shtetërore.
Me administratën shtetërore në kuptimin material-funksional tregohet jo më aparati administrative I shtetit, por vet veprimtaria shtetërore që zhvillon ky aparat dmth tregohet veprimtaria që zhvilohet në bazë dhe për zbatim të ligjit.


4. Akti juridik dhe akti administrative - Aktet juridike mund të jenë të: përgjithëshme dhe individuale. Me aktin e përgjithëshëm juridik krijohen norma të përgjithëshme juridike, me të cilat rregullohen marrëdhëniet e caktuara shoqërore.Midis akteve të përgjithëshme juridike kushtetuta paraqet formën juridike me përmbajtje më të lartë sepseme të mvishen normat kryesore juridike të cilat rregullojnë marrëdhëniet më të rëndësishëme në shoqëri. SI ligj themelor Kushtetuta është akti juridik me fuqi më të lartë nga aktet tjera. Përveq kushtetutës është edhe ligji I cili paraqet një formë tjetër juridike, burim tjetër I rëndësishëm juridik (formal) fuqia juridike e të cilit, në raporte me kushtetuën, është më I ulët, kurse në raport me aktet tjera juridike është më e lartë. Pra me aktet e përgjithëshme juridike krijohen normat juridike dhe përgjithësisht rregullohen marrëdhëniet shoqërore, me aktet juridike individuale bëhet konkretizimi I tyre.
Akti administrative“ Mund të vështrohet në dy aspekte: atë formal dhe material. Si akt administrative, në kuptimin formal, konsiderohet akti I organit shtetëror, I cili nxirret sipas procedurës së caktuar (procedua administrative), ndërsa akti administrative në kuptimin material paraqet shprehjen e vullnetit të organit shtetëror.


5. Nocioni I marrëdhënies juridike dhe kuptimi I përgjithëshëm I marrëdhënies juridike administrative - Në kuptimin më të përgjithëshëm, marrëdhënia juridike përfaqëson një pozitë shoqërore të rregulluar, sipas së cilës njerëzit duhet të sillen. Marrëdhënia juridike është marrëdhënie shoqërore, ndërsa ndryshon nga marrëdhëniet tjera, sepse pas marrëdhënies shoqërore qëndron shteti, përkatësisht dhuna shtetërore, ndërsa pas marrëdhënieve tjera jo.Qdo marrëdhënie juridike është marrëdhënie midis personave. Keta persona emërtohen në të drejtën subjekte juridike, të cilat nuk janë elemente, po janë bartës të marrëdhënies juridike. Qdo marrëdhënie juridike ka dy elemente: autorizimin juridik dhe detyrimin juridik. Autorizimi do të thotë mundësinë e marrjes së veprimeve të caktuara, sjelljen e caktuar të cilat i mbron normat juridike. Ndërsa detyrimi juridik nënkupton se një subjekt është i obliguar që të sillet sipas mënyrës që e kërkon subjekti tjetër prej tij. Autorizimi juridik mund të jetë i trajtuar si e drejtë subjektive dhe si kompetencë.
E drejta subjektive nënkupton autorizimin e subjektit të së drejtës që ai të vlerësoj interesin e vet dhe të ndërrmarë masa adekuate të mbrojtjes së interesit të vet.
Me kompetencë kuptohet e drejta dhe detyra e subjektit të së drejtës që të veproj sipas normave juridike. Për dallim nga e drejta subjektive ku subjekti vet cakton interesin e vet, dhe vet i ndërmerr drejtpërdrejt masat e nevojshme për mbrojtejen e të drejtave të veta, kompetenca përmban edhe obligimin që të veprohet sipas normave juridike. Prandaj kompetenca është autorizim që të mbrohet interesi i subjektit të caktuar.
Marrëdhënia juridike administrative është një marrëdhënie shoqërore specifike, e cila është e rregulluar me normë juridike. Këto marrëdhënie krijohen përmes aktit administrative dhe në këto marrëdhënie palët paraqiten si bartë të drejtash e detyrash të vendosura dhe të mbrojtura prej shtetit.


6. Rendi juridik dhe sistemi juridik - Uniteti i normave juridike dhe sjelljet e njerëzve sipas atyre normave përcaktojnë nocionin e rendit juridik. Rendi juridik përfshinë vetëm atë pjesë të rendit shoqëror, e cila është e rregulluar me të drejtën, kurse rendi shoqëror përveq rendit juridik, përfshinë edhe atë moral, ekonomik e politik. Për nga struktura e tij rendi juridik mund të ndahet në pjesën normative, e cila përbëhet nga normat dhe pjesën faktike e cila përbëhet nga sjellja konkrete e njerëzve sipas normave.
Për dallim nga rendi juridik, sistemi juridik përfaqëson tërësinë e të gjitha normave të përgjithëshme dhe të veqanta të sistemuara në atë mënyrë që paraqesin një unitet logjik të ndërlidhur dhe jot e kundërthënëshëm.
Qdo system juridik ka dy elemente kryesore: institucionin juridik dhe degën juridike. Institucioni juridik nënkupton tërësinë e te gjitha normave, të cilat I përkasin marrëdhënies së njejtë shoqërore ose grupit më të vogël të saj dhe të cilat kanë bazat e njëjta si dhe janë pjesë përbërëse e ndonjë tërësie të caktuar më të lartë. Degë juridike quhet tërësia e institucioneve të cilat rregullojnë të njëjtën fushë të marrëdhënieve shoqërore mbi bazat e njëjta.


7. Subjekti juridik - Subjekt I së drejtës është titullari I të drejtave dhe detyrave në marrëdhëniet juridike. Në fakt, subjektet e së drejtës janë titullarët e të drejtave dhe detyrave në rendin juridik: personat juridik dhe personat fizikë.
Personat fizik nuk janë konsideruar gjithmonë subjekte të së drejtës. Në kohën bashkohore të gjith njerëzit të posalindur bëhen subjekte të së drejtë. Qdo person ka aftësinë juridike por jo edhe për të vepruar. Për dallim nga aftësia juridike, aftësia për të vepruar nënkupton ushtrimin faktik të aftësisë juridike, përkatësisht realizimin e saj.
Aftësia për të vepruar fitohet në moshën madhore. Personi juridik për dallim nga ai fizik nënkupton shoqatën e organizuar të qytetarëve, organin punues, institucionin apo bashkësinë tjetër të cilave me ligj ose me aktin e bazuar në ligj është njohur e drejta që të jenë titullarë të drejtave dhe detyrimeve në rendin juridik.Aftësia juridike e personave juridik është aftësi juridike specifike, ndërsa aftësia e personave juridik për të vepruar është e barabartë me aftësinë juridike të këtyre personave.


8. Organizata administrative - E vështruar pikërisht si dukuri reale shoqërore, organizata administrative paraqet atë lloj organizate, në të cilën njerëzit kryejnë punë të përgjithëshm shoqërore të cilat konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, në njërën anë, dhe në ushtrimin e shërbimeve të caktuara për subjektet juridike me mundësinë e shfrytëzimit të autorizimit publik në anën tjetër. Mirëpo vështirsitë lindin me rastin e përcaktimit të kuptimit punë të përgjithëshme shoqërore. Se qka në të vërtetë janë punët e përgjithëshme shoqërore, varet nga rregullimet shoqërore të vendeve të ndryshëme që përcaktojnë përmbajetjen e tyre. Zakonisht mendohet se një punë merr karakter të përgjithëshëm shoqëror atëher kur atë punë nuk mund ta ushtrojë secili për vete ose, së paku, nuk mund ta ushtroj mirë një individ, siq e ushtron këtë, p.sh një organizatë administrative.


9. Veprimtaria administrative - sipas një koncepti shumica e autorëve veprimtarisë administrative I japin një kuptim më të gjerë se sa që ai ka në të vertetë dhe e pËrkufizon si veprimtari ekzekutive, ku veprimtaria e organeve të administratës paraqet vetëm një dimension të ushtrimit të saj. Ata që përfaqësojnë këtë concept, kanë parasysh se me ushtrimin e kësaj veprimtarie nuk merren dy lloje të veqanta organesh shtetërore“ organet ekzekutive, në njërën anë dhe organet administrative në anën tjetër. Veprimtaria ekzekutive është sipas tyre veprimtari e njejtë dhe e vetme e pushtetit, e cila shfaqet në të njëjtën kohë në dy aspekte: në aspektin ekzekutiv dhe në atë administrative.Të dyja këto aspekte I konsiderojnë si dy anë të së njejtës veprimtari shtetërore, të ushtruar nga I njëjti system organesh shtetërore. Koncepti tjetër, veprimtarinë administrative e shkëputë nga veprimtaria ekzekutive në kuptimin e gjerë dhe kështu nga një veprimtari e përbashkët, në fakt shfaqen dy lloj veprimtarish shtetërore, siq shfaqen dy sisteme organesh që I ushtrojnë ato veprimtari me përmbajtje të ndryshme.

10. Procedura administrative - Një nga elementet që përmendet në teorinë juridike administrative lidhur me procedurën administrative është: garancia për palën se do të nxjerret vendim I ligjëshëm dhe I drejtë përputhjë në mes gjendjes faktike dhe juridike; mbrojtja juridike e të drejtave subjective; ndjenja e sigurisë së palës; zbatimi I normave juridike materiale etj. Përkufizimi më I ngushtë I procedurës administrative është ai që përfshinë në vete elementin e zbatimit të normave juridike materiale për rregullimin e materieve të veqanta administrative.

11. E drejta administrative dhe shkenca e saj - E drejta administrative përdoret në dy kuptime:
1. Si degë e sistemit juridik ku përfaqëson një tërësi normash juridike, me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore të caktuara
2. Si degë e shkencës juridike, ku merret me studimin e normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet e caktuara shoqërore.
E drejta administrative përgjithësisht mund të përkufizohej si tërësi normash juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative.

12. Objekti I së drejtës administrative - Normat juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore, të cilat përbëjnë objektin e së drejtës administrative quhen norma juridike administrative. Rregullimi që u bën e drejta administrative marrëdhënieve shoqërore që hyjnë në objektin e saj quhet rregullim juridik administrative.
Në literaturën administrative shfaqen pikëpamje të ndryshëme lidhur me përcaktimin e objektit të së drejtës administrative. Object I së drejtës administrative paraqesin normat juridike të caktuara, si dhe marrëdhëniet që krijohen përmes atyre normave ose lidhur me to, edhe pse problemet paraqiten me rastin e përcaktimit se cilat norma juridike konsiderohen norma juridike administrative dhe cilat marrëdhënie juridike janë marrëdhënie juridike administrative.
Ekzistojnë së paku dy grupe përkufizimesh të objektit të së drejtës administrative: Përkufizimet negative sipas të cilave e drejta administrative studion normat që I përkasin administratës dhe nuk I përkasin, përkatësisht nuk studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës dhe përkufizimet positive që përcaktojnë normat që studiohen nga e drejta administrative.
Përkufizimet positive po ashtu mund të klasëfikohen në dy grupe: në ato që për object të së drejtës administrative konsiderojnë të gjitha normat që I përkasin administratës, pa marrë parasysh karakterin e marrëdhënieve, përkatësisht të veprimtarisë që ushtron administrate dhe në përkufizimet që për object të së drejtës administrative konsiderojnë vetëm ato norma të cilat rregullojnë organizatat administrative dhe veprimtarinë administrative, si dhe veprimtarinë e organeve të tjera lidhur me marrëdhëniet juridike administrative.

13. Burimet e së drejtës administrative - Teoria mbi shtetin dhe të drejtën e trajton kuptimin e burimeve të së drejtës në dy drejtime: si burime në kuptimin material dhe si burime në kuptimin formal. Si burime të së drejtës në kuptimin material, teoria mbi shtetin dhe të drejtën kupton forcen që shkakton shfaqjen (krijimin) e së drejtës. Si burim formal, teoria mbi shtetin dhe të drejtën kupton fromën me të cilën mvishen normat juridike, me fjalë të tjera kupton të drejën positive, respektivisht atë që është në fuqi.
Burimet themelore të së drejtës në përgjithësi dhe të së drejtës administrative në veqanti janë: kushtetuta, ligji, dekreti dhe aktet nënligjore.
Kushtetuta paraqet formën juridike me përmbajtje më të lartë, sepse siq është e njohur, me të mvishen normat juridike kushtetuese më kryesore të cilat rregullojnë marrëdhëniet më të rëndësishëme të shoqërisë.
Ligji është një formë tjetër juridike, burim tjetër juridik në kuptimin formal, fuqia juridike e së cilës në raport me kushtetutën është më e ulët, ndërsa në raport me aktet tjera juridike është më e lartë. Ligji në të vërtetë rregullon një marrëdhënie shoqërore të caktuar dhe si I tillë ai nxirret nga organi legjislativ sipas procedurës së caktuar.
Dekreti poashtu paraqet njërin nga burimet e së drejtës në kuptimin formal po që se me të rregullohet një marrëdhënie e caktuar shqërore. Kur dekreti ka karakter normative dhe kur rregullon marrëdhënie shoqërore në fushën e administratës shtetërore, ai bëhet edhe burim I së drejtës administrative.Në disa vende dekretet paraqesin aktet më të shpeshta shtetërore për vendosjen e normave juridike administrative (në ato vende bënte pjesë edhe SHqipëria).
Aktet nënligjore janë gjithashtu burime të së drejtës në përgjithësi dhe të së drejtës administrative në veqanti, mirëpo fuqia juridike e tyre është më e ulët se ajo e ligjit. Ato janë të tilla kur përmbajnë norma juridike me të cilat rregullojnë marrëdhëniet shoqërore. Nëse ato norma rregullojnë marrëdhëniet në fushën administrative atëher ato bëhen burim i rëndësishëm për të drejtën administrative.
Megjithatë pjesën më të madhe të burimeve të së drejtës administrative e përbëjnë aktet e organeve të administratës shtetërore. Aktet e organeve të administratës mbajnë emërtime të ndryshme varësisht nga organet që i nxjerrin dhe vendi ku janë të themeluara e veprojnë ato organe, respektivisht pozitës që kanë ato organe në aparatin e përgjithëshëm të pushtetit shtetëror.

14. Sistemi I së drejtës administrative - Në sistemin e së drejtës administrative të një vendi përfshihen, së pari, normat juridike që përmban kushtetuta e atij vendi, të cilat sanksionojnë organizimin dhe veprimtarinë e organeve të administratës shtetërore. Në radh të dytë, në sistemin e së drejtës administrative përfshihen edhe normat e akteve të tjera juridike, të cilat sanksionojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e administratës shtetërore. Këtu mendohet, si rregull, në normat juridike të ligjeve të veqanta, dekreteve dhe akteve të tjera.

15. Organizatat administrative (nocioni I përgjithëshëm I administratës). Autorë të ndryshëm më së shumti përqendrohen në këto pjesë të organizatës: a)njerëzit, b)qëllimi I caktuar, c) mjetet (materiale dhe juridike), q) struktura organizative dhe d) mvetësia në punë.
Termi organizatë mund të kuptohet së paku në dy aspekte: si punë e organizuar për të arritur një qëllim të caktuar dhe organizatë; si institucion që ka elemente të caktuara dhe që është themeluar që të realizoj qëllime të caktuara. Njërin nga përkufizimet e organizatës e bën Sajmon. Me organizatë, ai nënkupton një format e sjelljes kolektive. Me rastin e këtij përkufizimi, nocioni I organizatës pothuajse njehsohet me nocionin e institucionit shoqëror, siq janë bie fjala, martesa, familja, shoqëria etj. Një përkufizim të gjerë të organizatës I bën edhe Xhems Muni. Ai nocionin e organizatës e përdorë pothuajse në kuptimin universal. Muni e përkufizon organizatën si formë të qdo shoqate njerëzore për arritjen e qëllimit të përgjithshëm.
Parimet themelore të organizatës janë: 1. Parimi i ndarjes së punëve, 2. Parimi I koordinimit, 3. Centralizimi dhe decentralizimi dhe 4. Koncentrimi dhe dekoncentrimi.
Ndarja e punëve në organizatë, bëhet mbi bazën e vendit të punës, respektivisht punëve dhe detyrave të zbatuesit. Elementet e vendit të punës jan:
a) punët dhe detyrat
b) punëtori-zbatuesi I punës (një ose më shumë punëtorë)
c) Mjetet e punës dhe
d) Hapësira për punë

15 a. Ndarja e punëve mund të bëhet në shumë mënyra: ndarja funksionale, ndarja resoriale, ndarja vertikale, ndarja horizontale dhe ndarja operative. Ndarja e punëve ka ndikim në dukuritë e specializimit, tipizimit dhe të standardizimit. Specializimi nënkutpon tërësinë e thirrjeve të veqanta dhe të nevojshme për ushtrimin e punëve profesionale të caktuara, ose të më shumë punëve të ngjashme. Tipizimi konsiston në ushtrimin e atyre punëve, pas të cilave qëndron produkti I njëjtë ose I ngjashëm. Standardizimi nënkupton atë ndarje të punëve, në të cilën operacionet (veprimet) e thjeshta (të rëndomta), kryhen më lehtë e më shpejtë dhe me sukses kontrollohen.
15b. Koordinimi në faktë është korelat I ndarjes së punës. Koordinimi paraqet një ndër parakushtet esenciale të strukturës së organizatës, I cili do të bëjë të mundëshëm sigurimin e unitetit të veprimtarisë në organizatë. Koordinimi paraqet vetëm atë lloj të ndërlidhjes, e cila siguron veprimin e harmonizuar të njësive organizative, përkatësisht të njësive të organizatës për realizimin e qëllimit të përgjithëshëm të organizatës.
Me fjalën centralizim në kuptimin e përgjithëshëm, shorehet gjendja kur me një organizatë qeveriset një qendër. Së këndejmi karakteristikë themelore e centralizimit është se ai gjithnjë paraqet një hierarki të caktuar, që do të thotë se vendosja dhe rregullimi I qështjeve thelbësore përqëndrohet në majën e piramidës së strukturës organizative. Ndërkaq decentralizimi nënkupton dobësimin e ndikimit të qendrës së organizatës në pjesë të organizatës. Pra decentralizimi shpreh bartjen e autorizimeve të caktuara prej organeve udhëheqëse në bartës funksional të caktuar, në të cilën njëkohësisht bartet përgjegjësia e caktuar në përpjestim më autorizimet e dhëna.
15c. Parimi I koncentrimit është I ndërlidhur me parimin e centralizimit. Koncentrimi në fakt paraqet tendencën që vendimet të ncirren sa më afër që është e mundur, nga maja e piramidës hierarkike. Ndërsa dekoncentrimi nënkupton tendenxën që vendimet të nxirren nga ana e organeve varëse, natyrisht gjithnjë në kuadër të rregullimit të caktuar juridik të së drejtës, detyrimeve dhe përgjegjësive të subjekteve të caktuara.

16. Nocioni I organizatës administrative - Në literaturën juridike së pari kërkohen tiparet specifike që e përkufizojnë organizatën administrative. Ato tipare janë të shumta dhe më së shpeshti përmenden këto: kontinuiteti, profesionalizimi I nënpunësve, autorizimet, punët shoqërore dhe të tjera. Si një lloj I veqante I organizatave, organizatat administrative dallojnë nga organizatat e tjera në bazë të dy karakteristikave themelore të tyre:
E para në organizatat administrative kryhen punët e përgjithëshme shoqërore dhe
E dyta punët e përgjithëshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, përkatësisht në ushtrimin e shërbimeve për subjektet juridike dhe mundësinë e shfrytëzimit të autorizimeve publike; që nënkupton një pushtet të deleguar.

17. Llojet e organizatave administrative - Organizatat administrative mund të klasëfikohen në shumë grupe. Grupin e parë e përbëjnë organizatat administrative, punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit ku nënkupton organet e pushtetit shtetëror, përkatësisht organet e administratës shtetërore. Grupin e dytë e përbëjnë organizatat administrative që ushtrojnë shërbime të caktuara, duke shfrytëzuar mundësinë e ushtrimit të një pushteti të deleguar nëpërmjet autorizimeve publike, Grupi i dytë i organizatave administrative nënkutpron organizatat dhe institucionet, të cilat ushtrojnë shërbime të caktuara duke shfrytëzuar për këtë autorizimet publike.
Në literaturën juridike administrative, ndeshim shperhjen organizata e administratës publike e cila në vete përmbledh dy grupet e organizatave administrative. Kështu Maks Veber thekson se organizatat administrative shërbejnë nga njëra anë si instrument për ushtrimin dhe mbajtjen e pushtetit, ndërsa nga ana tjetër si sistem organizatash për ushtrimin e shërbimit publik

17a. Organet e administratës - Fjala organ ka dy kuptime: kuptimin subjektiv dhe kuptimin objektiv. Në kuptimin subjektiv fjala organ nënkupton njerëzit, qoftë si individë, qoftë si grup i tyre, nëpërmjet të cilëve shteti ushtron punët e veta. Në kuptimin objektiv fjala organ nënkupton vëllimin e veprimtarisë së individëve apo të grupeve të tyre, nëpërmes të cilëve shteti, përkatësisht bashkësia e caktuar shoqërore, ushtron punët e veta. Profesori Kërbek bën njëpërkufizim që na duket më i afërt dhe më i pranueshëm. Sipas tij organi shtetëror paraqet një institut real konkret dhe të organizuar juridik, i cili duhet të kryej rreth të caktuar të detyrave dhe të punëve shtetërore.
Organet e organizatës shtetërore përbëjnë atë pjesë të aparatit shtetëror e cila është ngarkuar me veprimtarin administrative, si njërën nga veprimtaritë e përgjithëshme që ushtron shteti. Karakteristika themelore, e cila bën që organet e administratës të cilësohen si organe shtetërore është mveshja e tyre me tagra të pushtetit. Tagrat e pushtetit të organeve të administratës shtetërore, shprehen në të drejtat dhe detyrat e tyre që: a) të nxjerrin akte juridike administrative me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit, përkatësisht të pushtetit shtetëror dhe b) të mbrojnë dhe të zbatojnë ligjet e tij nga qdo shkelje, duke përdorur edhe fuqinë shtrënguese.
Karakteristikë tjetër e rëndësishme e organeve të administratës shtetërore janë kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj. Organet e administratës kanë një numër veqorish specifike në bazë të të cilave ato dallohen nga organet tjera të pushtetit shtetëror. Këto veqori të tyre përcaktohen nga karakteri i veqantë që ka veprimtaria administrative e shtetit. Shpesher organet e administratës njejtësohen me persinat zyrtarë. Shprehjet organ administrativ dhe person zyrtar u përkasin dy nocioneve të ndryshme, prandaj edhe kanë kuptim të ndryshëm juridik. Me shprehjen organ administrativ tregohet një formacion individual ose kolektiv, me organizimin e tij të brendëshëm, që është pjesë përbërëse e aparatit administrativ, ndërsa shprehja person zyrtar tregon individin, njeriun konkret, personin e caktuar që kryen këtë apo atë funksion administrativ.

17b. Klasëfikimi i organeve të administratës - Klasefikimi organeve të administratës shtetërore është në varësi të drejtpërdrejtë prej sistemit shoqëror politik dhe juridik të një vendi. Kalëfikimi i organeve administrative është i ndryshëm varësisht a bëhet fjalë për shtetin unitar apo federativ, të centralizuar apo të decentralizuar ejt.
Sipas kriterit të shtrirjes së veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore, organet qendrore shtrijnë veprimtarinë e vet brenda tërë territorit të vendit, ndërsa organet lokale të administratës e kanë të kufizuar shtrirjen e vet p.sh brenda një komune. Lidhur me këtë është edhe ndarja në organet qendrore dhe regjionale të administratës shtetërore.
Kriter themelor për ndarje në organet individuale dhe kolegjiale të administratës është mënyra e vendosjes. Organet individuale të administratës janë organe në të cilat si rregull shprehet vullneti I individit, I atij që është në krye të organit, përkatësisht eprorit të organit. Organet individuale shtetërore janË p.sh ministritë.Organe kolegjiale të administratës shtetërore janë ato organe në të cilat e drejta e vendosjes I takon një grupi personash. Vendimi merret me mbledhje më shumicë votash. Mbledhja brena një afati të caktuar quhet sesion, ndërsa numri I anëtarëve për punë dhe marrjen e vendimeve të organit kolegjial quhet kuorum. Ekzistojnë dy lloje të kuorumit.: kuorumi I të pranishmëve dhe kuorumi I votuesve. Kuorumi I të pranishmëve është numri I anëtarëve që nevoitet për hapjen, përkatësisht fillimin e punës dhe mbajetjen e mbledhjes, ndërsa kuorumi I votuesve është numri I anëtarëve që nevoitet për marrjen e vendimeve në mbledhje.
Kriter për ndarjen e organeve aktive dhe këshilluese të administratës shtetërore shërben lloji I punëve që kryejnë, përkatësisht ushtrojnë ato organe. Organet aktive janë të mvetësishme në ushtrimin e punëve administrative dhe ndryshe mund të emërohen edhe si organe të cilat nxjerrin vendime (ministritë). Organet këshilluese janë si rregull ato të cilat bëjnë këshilla, pra shfaqin kryesisht mendime profesionale për organet tjera dhe këto në esencë dallohen prej organeve aktive. Kriter themelor për klasifikimin e organeve të mvetësishme dhe në organet në përbërjen e organeve të mvetësishme të organizatës është shkalla e mvetësisë në punë, përkatësisht në ushtrimin e saj. Organet e mvetësishme janë ato organe që janë në raport të drejtëpërdrejtë me parlamentet dhe themelohen prej tyre p.sh ministritë . Organet në përbërjen e organeve të mvetësishme të administratës shtetërore janë në raport të drejtëpërdrejtë me organet e mvetësishme dhe themelohen me ushtrimin e punëve tË caktuara nga rrethveprimi I tyre p.sh inspektoratet në përbërjen e ministrive. Këto organe kërkojnë shpërbim të veqantë dhe të organizuar, por edhe një shkallë të caktuar të mvetësis në ushtrimin e punëve.
Kriter themelor për ndarjen në organe të larta dhe të ulëta të administratës shtetëore është raporti ndërmjet tyre. Ai raport shprehet si raport I organeve eprore dhe varëse, si raport I koordinimit, përkatësisht bashkrendimit dhe si raport I lidhjeve vertikale ndërmjet tyre, përkatësisht I të drejtave dhe detyrave të ndërsjellta.
Klaësfikimi në organet e administratës së shkalles së lartë dhe të ulët është shprehje e shkallëve të ndryshëme të njësive territoriale politike, pra edhe shkallëve të ndryshme të organeve të pushtetit shtetëror në përgjithësi dhe të organeve të administratës shtetërore në veqanti.
Kriter themelor për ndarje në organet e përgjithshme dhe organe të veqanta të administratës shtetërore është vëllimi I punëve. Organe të përgjithëshme të administratës shtetërore janë ato organe të cilave u është dhënë në kompetencë ushtrimi I të gjitha punëve administrative, të cilat në përgjithsi mund ti kryejnë organet administrative. Organe të veqanta administrative janë ato organe veprimtaria e të cilave është e kufizuar në fushë të caktuar administrative, përkatësisht në shërbim të caktuar administrativ si p.sh seksione, referate etj
18. Parimet e organizimit të administratës shtetërore - Parimet e organizimit të administratës shtetërore kushtëzohen drejtpërsëdrejti nga rendi shoqëror I një vendi dhe organizimi I tij shtetëror I ndërtuar mbi këtë bazë. Ndër parimet themelore të organizimit të administratës shtetërore janë ato të cilat janë me interes për shqyrtime komparative: parimin e ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ, parimin e kushtetutëshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe parimin e federalizmit, si tri nga parimet kryesore.
Disa vende bëjnë ndarjen e funksionit ekzekutiv nga ai administrativ për dallim nga disa vende ku nuk ndeshim në ndarjen e këtyre funksioneve. Funksionin ekzekutiv e ushtrojnë organet ekzekutive, ndërsa atë administrativ organet e administratës shtetërore. Funksionin administrativ mund ta ushtrojnë edhe organizatat, të cilat ushtrojnË punët me interes për njësinë administrative politike përkatëse, si dhe organizatat dhe institucionet të cilat kanë autorizime publike.
Parimi I kushtetutshmërisë dhe ligjmërisë paraqet parimin politik e juridik, që do të thotë se organizimi I administratës shtetërore bazohet në parimet e përgjithëshme të organizimit të pushtetit shtetëror të përcaktuar në kushtetutë dhe në ligje. Ky parim përveq që është parim I organizimit, ai është edhe parim I punës së organeve të administratës shtetërore.
Në vendet me rregullim federativ qështja e organizimit të administratës shtetërore shtrohet ndryshe nga vendet me rregullim unitar. Prandaj në vendet me rregullim federativ nuk kemi përqëndrim të veprimtarisë administrative vetëm në një hallkë organizative, por në më shumë hallka (komuna, krahina, republika, federata).

20. Shërbimet publike dhe institucionet për ushtrimin e tyre
20a Nocioni I shërbimit publike - Shërbimi publik si nocion u zhvillua në vendet e Perëndimit e sidomos në Francë. Leon Digi që është përfaques I së ashtuquajturës teori e funksioneve sociale zhvillon teorinë se e drejta publike është në të vërtetë e drejtë e shërbimeve publike dmth se nuk ka karakter të urdhërit, veqse përmban norma mbi rregullimin dhe drejtimin përkatësisht qeverisjen e shërbimeve publike.Sipas tij shërbim publik paraqet secila veprimtari ushtrimi I së cilës do të duhet të sigurohej dhe të kontrollohej nga ata që qeverisin, sepse ushtrimi I kësaj veprimtarie është I domosdoshëm për realizimin dhe zhvillimin e reciprocitetit shoqëror dhe ky shërbim është I asaj natyre që nuk do të mund të realizohej pa intervenimin e forcës sunduese. Nga ky përkufizim kuptojmë se shërbimi publik është sigurim I reciprocitetit shoqëror, ndërsa mjetin me të cilin arrihet ai qëllim, paraqet forca e atyre që sundojnë, përkatësisht atyre që qeverisin.
Moris Orju, shërbimin publik e konsideron sigurimin e interesit të përgjithshëm dhe si mjet pushtetin publik.

21. Klasifikimi I shërbimeve publike - Kryesisht merren dy kritere të klasifikimit të shërbimeve publike: objekti I shërbimit publik dhe mënyra se si sigurohet interesi publik.
Profesori Riverio sipas objektit shërbimet publike I klasëfikon në tri grupe: shërbimet publike të administratës, shërbime publike të industrisë dhe të tregtisë dhe shërbime publike sociale.Sipas mënyrës se si sigurohet interesi I përgjithshëm I njëjti autor dallon tri grupe: së pari shërbimet publike të cilat kanë qëllim të drejtëpërdrejtë dhe individualisht, ti plotësojnë nevojat e individëve, së dyti shërbimet publike të cilat në mënyrë indirekte I ofrojnë dobi individëve, së treti shërbimet publike të cilat nuk janë të destinuara drejtpërsëdrejti për dobinë personale të individëve, veqse I shërbejnë interesit të përgjithshëm në kuptimin e drejtë të fjalës, dmth interesit të tërë bashkësisë shoqërore.
Në Francë ndër format e reja të shërbimeve publike veqohen:
a)ndërrmarjet publike dhe
b)ndërrmarjet mikse, përkatësisht ndërrmarrjet e përziera
Në shërbime publike në industri dhe tregti gjithnjë e më shumë aplikohen rregullat e së drejtës private dhe në atë mënyrë ato transformohen në kategori të veqntë juridike në ndërrmaje publike. Përveq kësaj si organe të veqanta që ushtrojnë veprimtarinë e shërbimit publik, ekzistojnë ndërrmarjet mikse, përkatësisht të përziera, aksionarët e të cilave janë në njërën anë kapitalistët private, ndërsa në anën tjetër shteti, përkatësisht personat publikë juridikë.

22. Autorizimet publike - Autorizimet publike me një pjesë të vet I përkasin ushtrimit të veprimtarisë administrative. Derisa organet e administratës dhe organet tjera të pushtetit ushtrojnë pushtet, organizatat shoqërore nuk ushtrojnë pushtet (burimor), veqse kur janë me ligje të autorizuara, ushtrojnë autorizime publike, pra njëfarë pushteti të deleguar. Në sistemet kushtetuese juridike të vendeve të ndryshëme janë përcaktuar subjekte joshtetrore për ushtrimin e veprimtarisë administrative. Në Shqipëri këto ishin organizata shoqërore gjendja juridike e të cilave përcaktohej me kushtetutë, ndërsa në mënyrë më të hollësishme ajo rregullohej me normat juridike administrative, të vendosura me akte juridike të organeve përkatëse shtetrore. Element kryesor që përcaktonte gjendjen juridike administrative të organizatave shoqërore ishte zotësia juridike administrative që dmth tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve, me të cilat shteti I pajisë dhe I ngarkon ato në fushën e veprimtarisë ekzekutive urdhërdhënëse dhe së dyti zotësia e tyre për tu paraqitur vet në marrdhënie të caktuara juridike si bartëse të drejtash dhe detyrimesh me karakter administrativ.

23. VEPRIMTARIA E ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETRORE
A) VEPRIMTARIA ADMINISTRATIVE
23a. Funksionet themelore të shtetit - Organet e administratës shtetërore janë pjesë përbërëse e aparatit shtetëror të një vendi. Organet e administratës shtetërore mbi të gjitha ushtrojnë pushtet shtetëror, me të cilin janë pajisur nga normat juridike në fuqi të atij vendi. Nëpërmjet atyre normave ushtrimi I pushtetit shtetëror nga ana e organeve të administratës shtetërore merr formë dhe përmbajtje të caktuar, si dhe të shprehur e të konkretizuar në aktet juridike që nxjerrin ato. Veprimtaria e shtetit është shumë e gjerë. Forma e parë e veprimtarisë që ushtron shteti është ajo ligjvënëse dhe kët e bënë Parlamenti. Veprimtaria e dytë është ajo ekzekutive dhe ushtrohet nga organet e pushtetit shtetëror Qeverja dhe ministritë. Veprimtaria ekzekutive përkufizohet në dy kuptime të saja themelore: në kuptimin e gjerë në të cilin përveq funksioneve ekzekutive përfshihen edhe funksionet e organeve administrative dhe në kuptimin e ngushtë në të cilin përfshihen vetëm funksionet e organeve administrative. Me kushtetutën e Republikeës së Kosovës (1990) dhe amandamentet e saj është përcaktuar se pushtetin shtetëror ekzekutiv dhe në kuadër të tij edhe atë administrativ e ushtron Qeveria dhe ministritë përkatëse të Republikës dhe organet e organizatat tjera administrative, ndërsa funksione të caktuara administrative mund të ushtrojnë edhe subjektet tjera, kur kjo u është besuar me ligj.

24. Përkufizimi I veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore - Si formë e veqantë e veprimtarisë shtetërore në kuptimin e gjerë administrata shtetrore, shprehet në dy drejtime: Si veprimtari ekzekutive dhe si veprimtari administrative në kuptimin e ngushtë. Veprimtaria ekzekutive e organeve të administratës shtetërore qëndron në kujdesin për zbatimin e ligjeve, ndërsa veprimtaria administrative qëndron në zbatimin e drejtëpërdrejtë të ligjeve dhe akteve tjera të bazuara në to.Në bazë të përmbajtjes konkrete të qëllimit, që administrata ndjek si dhe veqorive juridike e politike që atë e karakterizojnë si formë e veqantë e ushtrimit të pushtetit shtetëror, administrata shtetërore mund të përkufizohet si: veprimtari administrative, që ushtrohet nga organet administrative, në bazë dhe për zbatim të ligjit. Ky përkufizim vë në dukje se tipari I parë kryesor juridik I administratës është karakteri nënligjor I saj. Me fjalë tjera administrata shtetërore si formë e veqantë e veprimtarisë shtetërore varet nga ligji, I nënshtrohet ligjit dhe ushtrohet gjithmonë në bazë dhë për zbatim të ligjit.

25. Llojet e punëve, përkatësisht funksioneve të administratës shtetërore - Organet e administratës shtetërore ushtrojnë dy lloje themelore të punëve: Punët administrative dhe punët profesionale, shoqërore dhe punë të tjera.
a) punët administrative në kuptim të ngushtë konsistojnë në nxjerrjen e akteve normative dhe të akteve administrative, ushtrimin e mbikqyrjes administrative dhe ushtrimin e veprimtarisë represive. Këto janë të ashtuquajturat punë autoritative.
b) Punët profesionale shoqërore dhe punët tjera janë punët joautoritative dhe ato si rregull, organet e administratës I ushtrojnë për nevoja të organeve të tjera të pushtretit, në radhë të parë për organet ligjvënëse dhe ekzekutive.

26. Parimet e punës së organeve të administrates - Parimi I ligjshmërisë “ Parimi I ligjshmërisë dhe zbatimi I tij kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe sidomos për administratën shtetërore. Parimi I ligjshmërisë shtron kërkesa dhe gjenë zbatim si në veprimtarinë ashtu edhe në organizimin e aparatit administrativ. Në fushën e veprimtarisë së këtij aparati zbatimi I përpikët I saj kërkon që të gjitha organet dhe personat e tij zyrtare të udhëhiqen nga ajo si në kryerjen e veprimeve të tyre juridike ashtu edhe të veprimeve jojuridike (materiale-teknike). Parimi I ligjshmërisë gjenë zbatim të plotë edhe në fushën e organizimit të administratës shtetërore. I tërë ndërtimi I saj në të gjitha strukturat dhe hallkat e tij mbështetet fuqimisht mbi këtë parim. Kjo përmbën një nga faktorët kryesore të aparatit administrativ dhe është në gjendje që ta realizoj me sukses të plotë përmbajtjen e administratës shtetërore në kuptimin e saj material funksional dhe pa respektimin e këtij parimi nuk mund të ketë veprimtari të rregullt administrative. Parimi I ligjshmërisë konsiderohet si parimi më I rëndësishëm dhe I parë juridik, që në kuptim të përgjithshëm nënkupton lidhshmërinë e organeve të administratës për normat juridike, përkatësisht pajtueshmërinë e normave juridike të ulëta me ato të larta, ndërsa në kuptim të veqantë, parimi I ligjshmërisë së punës së administratës nënkupton se të gjitha aktet e organeve të administratës duhet të jenë të ligjshme, përkatësisht në përputhje me ligjin dmth të bazuara me ligj dhe akte të tjera që janë nxjerrë në bazë dhe për zbatim të ligjit.Rastet më të shpeshta të paligjshmërisë që shfaqen në punën e administratës janë:
- inkompetenca
- cenimi I të drejtave në procedure
- cenimi I të drejtave materiale juridike
- vërtetimi I gabueshëm I gjendjes faktike dhe
paligjshmëria në oportunitetin ose qëllimin e aktit.

26a. Inkompetenca - Organet e administratës duhet ti përmbahen kompetencës së caktuar. Mospërmbajtja e të drejtave dhe detyrave të përcaktuara, përkatësisht autorizimeve nga ana e organeve nënkupton inkompetencën e tyre dhe në këtë mënyrë një rast eklatant të paligjshmërisë. Paligjshmëria mund të shfaqet me cenimin e të drejtave mbi kompetencën lëndore dhe territoriale. Nga inkompetenca duhet të dallojmë uzurpimin e kompetencës, I cili paraqitet atëher kur individi apo grupi I individëve, përkatësisht organi farë nuk kanë cilësinë e titullarit, ndërsa nxjerrin aktin administrativ.Ky është I ashtuquajturi akt inxistent (I paqene) të cilin pala nuk duhet ta godas, por thjesht ta injororë.

26b. Canimi I të drejtave në procedure - njihet edhe si gabim formal apo procedural I administratës. Ai cenim mund të shkaktohet me cenimin e normave me të cilat rregullohet forma e aktit. Gabimet formale ose procedurale ndahen ne dy grupe: në gabime esenciale dhe joesenciale. Esenciale janë ato gabime që ndikojnë në vendosjen e qështjes, ndrësa gabime joesenciale janë ato gabime që nuk kanë pasur ndikim në përmbajtjen e aktit.

26c. Cenimi I ligjit material - mund të shkaktohet në dy mënyra themelore: që në rastin konkret të mos aplikohet norma, e cila është dashur të aplikohet ose kur është aplikuar norma, mirëpo aplikimi është bërë gabimisht përkatësisht në bazë të interpretimit të gabueshëm.

26d. Gabimi në gjendjen faktike - Bëhet atëher nëse nuk vertetohen të gjitha faktet që janë relevante për nxjerrjen e aktit. Ky gabim mund të bëhet qoftë nëse faktet nuk janë vertetuar plotësisht ose nëse është nxjerrë përfundim I gabueshëm mbi gjendjen faktike.

26e. Paligjshmëria në oportunitetin ose qëllimin e aktit - ekziston atëher nëse organi i administratës nxjerr aktin mbi realizimin e një qëllimi tjetër dhe jo tË atij që buron nga ligji. Norma administrative është aplikuar drejtë vetëm nëse aplikimi I përgjigjet oportunitetit ose qëllimit të vet.

27. Parimi I diskrecionit (parimi I qmuarjes së lirë) - Esenca e tij konsiston në atë që normat ligjore nuk përmbajnë zgjidhjen kategorike, por ia lënë mundësinë organit të administratës, në rastin konkret të zgjedh ndërmjet dy a më shumë alternativave përkatësisht mundësive, atë që është më oportune. Ky parim buron nga parimi I ligjshmërisë dhe paraqet konkretizimin e denjë të tij, veqanërisht në procedurën administrative me rastin e vendosjes së qështjes konkrete administrative.

28. Parimi I mvetësisë - Edhe parimi I mvetësisë paraqet zbatim të denjë të parimit të ligjshmërisë, sepse ai nënkutpon se administrata mund të punojë vetëm atë për të cilën është e autorizuar. Kështu konsiderohet se asnjë organ tjetër, nuk mund të përzihet në rrethveprimin e administratës e në anën tjetër administrata është përgjegjëse për kryerjen dhe ushtrimin e detyrave që I janë përcaktuar. Kjo mvetësi e organeve të administratës është relative që do të thotë mundësi veprimi brendapërbrena kompetencave të përcaktuara me kushtetutë e ligj.Rrethveprimi dhe kompetenca paraqesin instrumentet kryesore të përkufizimit horizontal ndërmjet organeve të administratës shtetërore.

Rrethveprimi nënkupton fushën e caktuar të veprimtarisë nga tërësia e funksioneve të organeve të administratës, që I takon një organi të administratës. Kompetenca përkufizohet si e drejtë dhe detyrë e organit të administratës në ushtrimin e punës së caktuar administrative. Kompetenca ndahet për nga përmbajtja e veprimtarisë, përkatësisht lloji I punëve, të cilat ushtrohen dhe kompetencën për nga territori në të cilën shtrihet mundësia e veprimit të organit të administratës. Ekzistojnë dy drejtime të ndërrimit të kompetencës: delegimi dhe substitucioni I kompetencës. Delegimi I kompetencës nënkupton bartjen e kompetencës nga organi I administratës së shkallës më të lartë në organin e administratës së shkallës më të ulët, ndërsa substitucioni I kompetencës nënkupton marrjen e kompetencës prej organit më të ulët nga organi më I lartë.

29. Parimi I efikasitetit - Ekzistojnë shumë parakushte që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në shkallën e efikasitetit të administratës. Ndër to është edhe ligjshmëria në punën e saj. Parakushte tjera të rëndësishme, nga të cilat varet efikasiteti në punën e administratës janë: organizimi funksional I administratë, përkatësisht përcaktimi I kompetencave të administratës, modernizimi I punës në administratë, ngritja profesionale e kuadrove në administratë, dhe informimi e komunikimi në administratë.

30. Parimi I punës së hapur të administratës - Ky parim në esencë nënkupton hapjen e administratës para shoqërisë, përkatësisht informimin e qytetarëve mbi punën e saj.Informimi për punën e administratës mund të behet në vëllim të ndryshëm dhe në forma të ndryshme. Për këtë si rregull shfrytëzohen mjetet e informimit publik. Realizimi praktik I këtij parimi ka mundësi të kufizimit në rastet e ruajtjes së sekretit, përkatësisht fshehtësisë së punës në administratë.Secilat punë apo shërbime nga kompetenca e administratës konsiderohen sekret, përkatësisht fshehtësi, caktohen në legjislacion të qdo vendi.

31. MARREDHENIET JURIDIKE  ADMINISTRATIVE
- Pëufizimi I normave juridike administrative dhe dallimi I tyre nga normat tjera juridike. Norma juridike administrative quhen ato rregulla të detyrushme të sjelljeve që vendosen ose sanksionohen nga shteti për rregullimin juridik të marrdhënieve shoqërore të cilat krijohen në procesin e veprimtarisë së tij administrative. Në aspektin e përgjithshëm juridik normat administrative nuk dallojnë ndaj normave të degëve të tjera të së drejtës pra kanë përmbajtje dhe natyrë të njejtë. Normat administrative nga normat e degëve tjera I dallon objekti I veqantë I rregullimit juridik të tyre. Në këtë objekt siq është thënë hyjnë vetëm marrëdhëniet shoqërore që krijohen në procesin veprimtarisë adminsitrative të shtetit. Vetëm duke u nisur nga ky kriter ne mund të dallojmë se një normë juridike është e së drejtës administrative apo jo.
a) Norma juridike administrative është bazë për lindjen e marrëdhënies juridike administrative. Megjithatë vet marrëdhënia administrative atë nuk e krijon. Ajo përmban vetëm mundësinë abstrakte të krijimit të kësaj marrëdhënie, duke I parashikuar rastet e mundshme dhe në përgjithsi të lindjes së të drejtave e detyrimeve administrative për subjektet e së drejtës administrative.
b) Normat juridike administrative si rregull kanë karakter imperativ. Ky karakter I saj shfaqet nën urdhërimin e detyrueshëm që ajo përmban për subjektet e së drejtës administrative. Në pjesën më të mardhe të tyre normat juridike administrative e bëjnë rregullimin e marrëdhënieve shoqërore përmes urdhërimeve kategorike, të cialt u drejtohen subjekteve përkatëse.
c) Elementet përbërëse të strukturës së normës juridike administrative karakterizohen nga disa ndryshime në krahasim me normat e tjera të së drejtës. Dispozitivi I normës juridike administrative dmth, pjesa e struktrës që përcakton vet rregullimin e sjelljes së përcaktuar prej saj zakonisht eshtë shprehur në mënyrë shumë të qartë. Sa I përket sanksionit konkret dmth asaj pjese të strukturës së normës juridike administrative, tregohen masat e ndikimin shtetëror e shoqëror kundër atyre që shkelin dispozitivin e saj që mungon fare.
Sipas përmbajtjes konkrete normat juridike administrative ndahen në norma që rregullojnë marrëdhënie shoqërore (këto norma përbëjnë Pjesën e përgjithëshme të së drejtës administrative) dhe norma që rregullojnë marrëdhënie shoqërore të një dege të veqantë të administratës shoqërore ose disa degëve të saj (këto norma përbëjnë Pjesën e posaqme të së drejtës administrative).
Sipas fuqisë juridike normat e së drejtës administrative ndahen në norma të organeve shtetrore eprore dhe norma të organeve shtetërore varëse. Realizimi I normave juridike administrative nga subjektet e së drejtës bëhet në dy forma: formën e ekzekutimit dhe atë të zbatimit. Ekzekutimi I normËs juridike administrative nënkupton nënshtrimin e sjelljes së subjektit të së drejtës ndaj kërkesave që I drejton atij kjo normë.Ekzekutimi është I detyrueshëm për të gjithë subjektet e së drejtës administrative pa përjashtim. Në zbatimin e normës juridike administrative kuprojmë zgjidhjen në bazë të saj të qështjeve konkrete nga ana e organeve kompetente shtetërore dhe personave të tyre zyrtarë.
- Zbatimi I normës juridike bëhet vetëm nga ai subjekt I së drejtës adminsitrative I cili është I autorizuar nga ligji për një gjë të tillë dmth vetëm organi shtetëror, personi zyrtar ejt.
- Zbatimi I normës juridike administrative në rastet konkrete bëhet në përputhje me përmbajtjen e vërtetë të saj dmth vetëm për ti arritur ato qëllime, për të cilat është vendosur norma.
- Zbatimi I normës juridike administrative bëhet duke I respektuar të gjitha rregullat e procedurës që ka parashikuar një shtet për një gjë të tillë.

32. Kuptimi dhe veqoritë kryesore të marrdhënieve juridike administrative.
Në kuptim të përgjithshëm, marrëdhënie juridike administrative quhen ato marrëdhënie shoqërore që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative dhe në të cilat palët paraqiten si bartëse të drejtash dhe detyrash të vendosura e të mbrojtura nga shteti. Marrëdhëniet juridike administrative dallohen për nga këto veqori:
a) Ato janë marrëdhënie shoqërore juridike. Si të këtilla ato dallohennga marrëdhëniet shoqërore në përgjithësi, sepse rregullohen nga normat juridike administrative, ndërsa nga marrëdhëniet tjera shoqërore juridike ato dallohen sepse krijohën në fushën e veprimtarisë administrative të shtetit.
b) Njëra nga palët në marrëdhëniet juridike administrative duhet të jetë doemos shteti I përfaqsuar nga orgnai I tij. Si rregull ky I fundit është organ I administratës shtetËrore. Me cilësinë e palës tjetër mund të paraqiten të gjithë subjektet e tjerë të mundëshëm të këtyre marrëdhënieve dmth. Personat fizike dhe juridike. Qenia e organit shtetëror si palë e domosdoshme përkatësisht e detyrueshme e marrëdhënieve juridike administrative, shpjegohet me faktin se veprimtaria administrative realizohet gjithnjë në emër të shtetit, të cilin mund ta përfaqsojnë vetëm organet e tij.
c) Mërrëdhëniet juridike administrative nuk krijohen vetvetiu, krijimi I tyre bëhet atëher kur vërtetohen ato rrethana me të cilat normat juridike administrative krijojnë lindjen ndryshimin dhe shuarjen e tyre. Ato rrethana quhen fakte juridike administrative.
d) Subjekte të marrëdhënieve juridike administrative janë ata persona fizikë e juridik që duke qenë të mveshur me të drejta dhe të ngarkuar me detyra në fushën eveprimtarisë administrative të shtetit hyjnë në marrëdhënie me organet shtetrore. Këto subjekte duhet të kenë zotësinë juridike dhe zotësinë për të vepruar për të hyrë në këto marrëdhënie.

33. Llojet e marrëdhënieve juridike administrative - Marrëdhëniet juridike administrative mund të ndahen në lloje të veqanta. Si rregull kriteret kryesore për ndarje të tillë janë: përmbajtja konkrete e marrdhënieve juridike administrative; karakteri I vet marrëdhënieve; karakteri I subjekteve të saj dhe metodat e mbrojtjes së marrëdhënieve juridike administarive.

34. Aktet administrative shteterore - Dy vërejtje duhet theksuar: E para akte të organeve të administratës nuk janë vetëm aktet administrative, të cilat në fakt, janë vetëm një nga llojet e akteve që nxjerrin organet e administratës shtetërore në ushtrimin e funksioneve të përcaktuara të tyre me kushtetutë dhe ligje
E dyta, akte administrative nuk janë vetëm aktet, të cilat i nxjerrin organet e administratës shtetërore, veqse nxjerrin edhe organizatat dhe bashkësitë në ushtrimin e autorizimeve publike, do të thotë kur janë të pajisura me të drejta dhe të ngarkuara me detyrime në marrëdhëniet juridike administrative. Organet administrative nxjerrin: akte juridike dhe akte materiale,

35. Aktet juridike të administrates - Aktet juridike të administratës mund të klasëfikohen në: akte normative ose të përgjithëshme dhe akte konkrete ose individuale.
35a. Aktet normative ose të përgjithshme - Aktet normative ose të pergjithshme janë aktet që organet e administratës shtetërore I nxjerrin në veprimtarinë e vet dhe me të cilat rregullojnë norma të sjelljes në mënyrë abdstrakte përkatësisht të përgjithëshme. Këto norma ju përkasin numrit të pacaktuar të njerzëve dhe rasteve. Aktet normative të pergjithëshme të cilat I nxjerrin organet administrative janë: rregullore, urdhëresat dhe udhëzimet.

35a1. Rregullorja - Rregullorja është akt juridik normativ ose akt I përgjithshëm I organeve të administratës. Ky akt ka karakter normativ, sepse përmban dispozita të përgjithëshme, të cilat duhet të zbatohen nga subjektet juridike administrative në fushat përkatëse të administratës shtetërore. Rregullorja nxirret për dy qëllime të caktuara: e para për të përcaktuar organizimin e brendëshem të organit dhe e dyta, për të përcaktuar rrethveprimin e tij.

35a2. Urdhëresa - Urdhëresa është akt juridik normativ ose akt I përgjithshëm I administratës, me të cilin behet zbatimi I dispozitave ligjore dhe I akteve të përgjithëshme të kuvendeve të bashkësive shoqërore-politike dhe të organeve ekzekutive të tyre. Marëdhëniet kryesore që krijohen në jetën e një vendi, si rregull rregullohen në mënyrë primare me akte ligjore (ligje dhe dekrete) SI përjashtim për rastet kur vet ligji e lë rregullimin e marrëdhënieve të caktuara shoqërore në kompetencën e organeve të administratës shtetërore dhe kryesisht në kompetencën e Qeverisë ajo I rregullon ato me Urdhëresa. Prandaj urdhëresat nga natyra juridike janë akte me karakter të përgjithshëm. Ato zakonisht përcaktojnë rregulla të detyrueshme sjelljeje për një rreth të gjerë personash dhe për zbatimin e këtyre rregullave zakonisht parashikojnë edhe sanksione administrative.

35a3. Udhëzimi - Udhëzimi është akt juridik normati ose akt I përgjithshëm I administratës dhe nxirret me qëllim të drejtimit, këshillimit ose dhënies së instrukcioneve të ndryshme, lidhur me zbatimin e ligjeve apo dispozitave tjera dhe të akteve të përgjithshëme të kuvendeve e organeve ekzekutive të tyre. Udhëzimi ka karakter të detyrueshem por edhe fakultativ. Udhëzimi I detyrueshem zakonisht nxirret nga organet e administratës më të lartë dhe u drejtohet organeve të administratës më të ulët kështu që atyre u ndihmon për të zbatuar më leht dispozitat e ndryshme ligjore. Udhëzimi fakultativ nxirret si instruksion profesional nëpërmjet të cilit një organ më I lartë I udhëzon organit tjetër më të ulët të administratës se si duhet të kryej një punë profesionale.

36. Aktet administrative - Per aktin administrativ janë me rëndësi këto karakteristika: konkretësia, autoritetësia dhe veprimi I tij juridik. Akti administrativ më së shpeshti përkfizohet si akt juridik me të cilin në mënyrë autoritative vendoset një qështje konkrete. Atributi juridik ose veprimi juridik shërben për tu dalluar nga aktet materiale të cilat nuk e kanë këtë cilësi, ndërsa atributi konkret shërben për ta dalluar nga aktet e përgjithshme juridike, përkatësisht nga aktet të cilat I përkasin një numri të madh të rasteve.

37. Llojet e akteve administrative - Aktet administrative mund të klasëfikohen sipas kritereve të ndryshme.
- Aktet individuale dhe gjeneraln - Ndarja e akteve administrative në akte individuale dhe akte gjenerale bëhet në bazë të kriterit themelor se akti i përket personave individualisht të caktuar apo të pacaktuar. Për aktin administrativ individual është karakteristikë se personi përkatësish personat janë të shënuar me emërp.sh leja që i ipet personit konkret për hapjen e punëtorisë zejtare. Akti gjeneral u përket shumë personave të cilët nuk shënohen me emër në akt. Edhe pse në akt nuk shënohen emrat e personave të cilëve u përket akti ata mund të caktohen p.sh akti me të cilin banorëve të një lagjeje apo të nje rruge I urdhërohet që të marrin pjesë në shuarjen e zjarrit. Akti gjeneral ndryshon prej ati të përgjithshëm sepse nuk është I karakterit të përgjithshëm meqë nuk përbman normën e përgjithëshme por përmban noremën vetëm për një rast (shuarjen e zjarrit, evitimi I vërshimit etj).

38. Aktet konstitutive dhe deklarative - Aktet me të cilat formohen marrëdhëniet juridike, pra ato akte me të cilat krijohen, ndryshohen a prishen marrëdhëniet juridike quhen akte konsitutive p.sh vendmimi me të cilin lejohet ndërtimi I objektit të caktuar në një pronësi toksore, leja për bartjen e armës etj Këtu është karakterisike se marrëdhënia juridike më parë nuk ka ekzistuar ndërmjet organit dhe palës. Përmes aktit në fakt formohet marrëdhënia. Efekti I këtij akti është nga momenti I nxjerrjes së tij pra ex nunc.
Akte deklarative quhen aktet me të cilat vetëm vërtetohet ekzistimi I marrëdhënieve juridike administrative. Këtu marrëdhënia juridike më parë ka ekzistuar prandaj me akt vetëm bëht vërtetimi I ekzistimit të saj. Veprimi marrëdhënies juridike është nga momenti kur është krijuar marrëdhënia pra ex tunc. Akt deklarativ është p,sh akti mbi pushimin e shërbimit personit ushtarak të caktuar me fuqinë e ligjit etj.

39. Aktet pozitive dhe negative - Aktet pozitive janë ato akte administrative të cilat prodhojnë ndonjë ndryshim në marrëdhëniet ekzistuese juridike, qoftë nëse krijohen marrëdhëniet e reja, qoftë nëse ndryshojnë ato ekzistuese apo prishen. Akt pozitiv është p.sh vendimi me të cilin personit të caktuar I përcaktohet lartësia e tatimit.
Akte negative I quajmë ato akte administrative me të cilat refuzohet ndryshimi I marëdhënies ekzistuese juridike. Këto akte nxirren sipas kërkesës së palës. Kështu akte negative janë aktet me të cilat refuzohet kërkesa për nxjerrjen e lejeve për bartjen e armës, për hapjen e punëtorisë zejtare etj. Këtu pra organi nxjerr aktin me të cilin deklaron se nuk dëshiron ta ndryshoj gjendjen ekzistuese. Ndodh që të mos deklarohet fare meq rast kemi të bëjmë më heshtjen e administratës. Heshtje të administratës kemi atëher kur organi kompetent nuk nxjerr vendimin në afatin e caktuar. Nëse procedura është hapur me kërkesën e palës, ai afat është tridhjet ditë nga dita e dorëzimit të kërkesës, ndërsa nëse procedura hapet me kërkesën e organit, afati është gjashtëdhjet ditë. Nëse organi kundër vendimit të të cilit ankesa është e lejueshme, nuk e nxjerrë këtë brenda afatit të caktuar, atëher pala ka të drejtë ankese në organ më të lartë. Nëse organi I shkallës së dytë nuk e nxjerr vendimin në afatin e caktuar prej gjashtëdhjet ditësh dhe as në afatin plotësues shtatë ditësh, para mund të hapë konfliktin administrativ sikunër të jetë refuzuar ankesa e saj (sipas legjislacionit të Jugosllavisë).

40. Aktet juridiksht të lidhura dhe aktet në bazë të qmuarjes së lirë - Aktet juridikisht të lidhura janë ato akte administravie te të cilat që më parë është përcaktuar se duhet të nxirren dhe se qfarë do të jetë përmbajtja e tyre. Iniciativa për nxjerrjen e aktit dhe përmbajtja e tij shprehimisht është përcaktuar me ligj. P.sh vendimi mbi dhënien e lejes për ndërtim.
Aktet në bazë të qmuarjes së lirë janë ato akte te të cilat organit me ligj I është dhënë mundësia që sipas bindjes së vet të lirë dhe vlerësimit të interesit të përgjithshëm të vendos në rastin konkret. P,sh Dhënia shtetësisë, mbi dhënien e ndihmave të caktuara etj.

41. Aktet e një organi dhe aktet e përbëra - Aktet administrative mund të klasëfikohen në akte administrative të një organi dhe aktet administrative të përbëra përkatësisht të shumë organeve. Rast më I shpeshtë është që aktin administrativ ta nxjerr një organ qoftë individual ose kolegjial. Përjashtimisht një akt administrativ mund ta nxjerrin dy a më shumë organe. P.sh nxjerra e përbashët e akeve administrative, nxjerrja e aktit me pëlqimin e mëparëshëm të organit tjetër, nxjerrja e aktit me vërtetimin ose lejen e organit tjetër ose nxjerrja e vendimit pasi të jetë marrë mendimi nga ana e organit tjetër.
42. Elementet përmbajtësore të aktit administrative - janë: konkretizimi I lëndës dhe I subjekteve të aktit, dispozitivi, arsyetimi dhe udhëzmet për mjetin juridik. Akti administrative në radhë të parë përmban lëndën për të cilën bëhet fjalë edhe subjektet, përkatësisht palët të cilave u përket. Esenca e përmbajetjes së aktit administrative është dispozitivi dmth vendimi me të cilin vendoset lënda. Prandaj dispozitivi përmban shprehjen e vullnetit të organit të administratës me rastin e vendosjes së lëndës së caktuar, përkatësisht marrëdhënies së caktuar. Dispozitivi është elementi më përmbajtësor dhe pa të nuk ka akt administrative. Në asryetim shënohet pse është vendosur ashtu siq është thënë në dispozitivin e vendimit.Arsyetimi shpreh parimin e ligjshmërisë dhe në të palës I pasqyrohet gjendja faktike dhe dispozitat materiale, në bazë të të cilave është vendosur qështja, përkatësisht është nxjerrë vendimi. Në udhëzim mbi mjetin juridik, pala informohet mbi mundësinë përkatësisht pamundësinë e përdorimit të mjetit të caktuar juridik. Nëse pala ka mundësi atëher në udhëzim shënohet se para cilit organ mund ta shfrytëzoj këtë të drejtë dhe në qfar afati mund të bëjë këtë.Udhëzimi ka gjithashtu nënshkrimin, datën dhe vulën e organit.

43. Aktet materiale të administrates - Aktet materiale janë akte në të cilat mbahen shënime të ndryshme mbi dukuritë e ndryshme ose kumtohen shënime e të dhëna dhe provohen faktet mbi ato të dhëna. Aktet materiale nuk janë akte në kuptimin teknik por veprime të thjeshta administrative profesionale. Aktet materiale janë të ndryshme dhe ndahen në:
43a. Aktet e evidentimit ose dokumentacionit - Këtu përfshihen aktet në të cilat mbahet evidenca, përkatësisht dokumentacioni i dukurive dhe i të dhënave të ndryshme p.sh regjistrat protokollet librat e ndryshme etj.
43b. Aktet e dhënies e të marrjes së deklaratave - Organet administrative për dukuritë të ndryshme në bazë të kërkesës së subjekteve të ndryshme marrin deklarata të ndryshme si p.sh deklarata me të cilat pasqyrohet gjendja ekonomike dhe personale e subjekteve të ndryshme.
43c. Aktet e lajmërimit ose kumtimit - Këtu përfshihen lajmërime, kumtesa e tregonjës të ndryshëm mbi të dhënat e caktuara për subjektet e ndryshme.

44. Marrëdhëniet ndërmjet organeve të administratës dhe marrdhëniet e saj me organet tjera të pushtetit
- Klasëfikimi I veprimtarisë së organeve të administratës - Veprimtaria e organeve të administratës shtetërore është mundur të klasëfikohet në mënyra të ndryhsme p.sh sektore, degë, fushë dhe shërbime administrative.

44a. Sektorët - Si rregull përfshijnë punët administrative në degë të adminsitratës shtetërore. Varësisht nga vendet e ndryshme sektorët organizohen në mënyra të ndryshme. Kështu p.sh sektorët e veprimtarisë së administratës shtetërore në ish-Jugosllavi klasëfikohen në tre më kryesoret.Sektori I administratës politike që përfshin punë e administratës në degët e mbrojtjes, punëve të brendshme, të jashtme në fushën e administratës gjyqësore dhe të përgjithshme, pastaj Sektori I punëve ekonomike dhe Sektori I administratës shtetërore në fushën e veprimtarisë shoqërore.
44b. Degë të administratës - konsiderohen punët, përkatësisht grupi I punëve administrative, që kanë një ndërlidhje, kanë ngjajshmëri dhe përmbëjnë një tërësi të vetme.
44c. Fushë të administratës shtetërore - emërtohen degë të copëtuara të saj dmth tërësi më të ngushta se ajo. Kështu p.sh degë të administratës paraqet industria, ndërsa fusha e saj janë: industria ndërtimore, industria metalike etj.
44d. Shërbimet administrative - paraqesin një nocion ende më të ngushtë se sa fusha e administratës. është fjala për punët administrative të specializuara, të cilat në rastet më të shpeshta janë të organizuara në organe të mvetësishme dhe në përbërjen e organeve të mvetësishme, siq janë p.sh inspektoratet.

45. Marrëdhëniet ndërmjet vet organeve të administrates - Marrdhëniet ndërmjet organeve të administratës ndahen në tri grupe themelore:
Në të parin përfshihen marrdhëniet e të gjitha organeve të administratës pa marrë parasysh së a bëhet fjalë mbi marrdhëniet ndërmjet organeve të një njësie territoriale, ose ndërmjet organeve të njësive të ndryshme territoriale. Këto marrdhënie shprehen në dhënien e ndihmës juridike.
Në të dytin bëjnë pjesë marrdhëniet ndërmjet organeve të administratës së njsive të ngushta dhe të gjera territoriale. Këto janë të ashtuquajturat marrëdhëniet vertikale ndërmjet organeve të administratës.
Në të tretin hyjnë marrëdhëniet e ndërsjellta, përkatësisht ato reciproke të organeve të së njëjtës njësi territoriale. Këto janë të ashtuquajturat marrëdhënie horizontale ndërmjet organeve të administratës.

45a. Dhënia e ndihmës juridike - nënkupton ushtrimin e veprimeve të caktuara të një organi për një organ tjetër të administratës, pa marrë parasysh së a bëhet fjalë mbi marrdhëniet ndërmjet organeve të një njësie territoriale, apo të ndryshme territoriale. Në procedurën administrative njihen dy rastë të ndihmës juridike:
Kur organi duhet të kryej ndonjë veprim në procedurë jashtë territorit në të cilin shtrihet kompetenca e tij (e ashtuquajtura ndihmë jruidike e obligueshme). Dhe
Kur organi kryerjen e ndonjë veprimi në procedurë ia beson organit tjetër përkatës I autorizuar për ndërrmarjen e veprimit të tillë (e ashtuquajtura ndihmë juridike fakultative).

45b. Mardhëniet vertikale - ndërmjet organeve të administratë zhvillohen në bazë të dy parimeve themelore: Parimit të mvetësisë së njësisë territoriale, parimit të rendit komunal.
45a. Parimi I mvetësisë së njësisë territoriale - nënkupton interesat specifike, përkatësisht shkallën e interesave të secilës njësi, vendosje e mvetësishme mbi ato interesa dhe ekzistimin e organeve të administratës në secilën njësi territoriale.
45b. Parimi I rendit komunal - është I rëndësishëm për marrdhëniet vertikale të organeve të administratës për shkak se në parim të gjitha aktet e përgjithshme (publike) ushtrohen në komunë, si njësi themelore territoriale nëse nuk gjenden shprehimisht në kompetencë.

PYETJE DHE PERGJIGJE++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
http://www.facebook.com/pages/fakulteti-juridik/
SI e kuptojmë termin E Drejta Administrative?

Termi E Drejta Administrative e kuptojmë në dy kuptime:
1. Si e drejtë e sistemit juridik dhe
2. Si degë e shkencës juridike.
E Drejta Administrative përkufizohet si tërësi e atyre normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative.

2. Çka paraqet E Drejta Administrative si degë e sistemit juridik?

E Drejta Administrative paraqet tërësin e normave juridike që rregullojnë marrëdhënie të caktuara shoqërore.

3. Qka studion E Drejta Administrative si degë e shkencës juridike?

E Drejta Administrative përfshin tërësinë e studimeve që i referohen rregullimit juridik të marrëdhënieve të caktuara shoqërore.

4. Qfarë rëndësie e ka administrata, në sistemin juridik edhe tiparet e saj?

Administrata radhitet si degë shumë e rëndësishme në sistemin juridik së bashku me drejtën civile dhe drejtën penale.
Tipare që e dallojnë pikërisht tek objketi i veqantë që e studion dhe karakteri i veqantë i këtyre mërrëdhenieve që i referon këtij objekti.

5. Dallimi i drejtës administrative si degë e sistemit juridik dhe e shkencës juridike?

E drejta administrative si degë e sistemit juridik dhe si shkencë juridike nuk mund ti identifikojmë.
Dallimi është se e Drejta Aministrative si degë e sistemir juridik përfshin në vete vetëm një kategori të caktuar të normave juridike që kanë të bëjnë me organizimin dhe veprimtarinë e org. të administatës shoqërore, kurse si dëgë e shkencës juridike përfshin në mënyrë më të përgjithshme që ka të bëjë me objektin, burimet dhe sistemin e përgjithshëm.

6. Çfarë rëndësie ka objekti i një dege?

Me rastin e përcaktimit të kriterit të përgjithshëm dhe përmbajtjes themelore të një dege duhet të përkufizohet objekti.

7. Kush është objekt i një dege?

Objekt studimi i së drejtës paraqesin normat juridike të cilat rregullojnë veprimtari administrative varësisht se çfarë nënkupton me të rregullimi shtetëror një vendi të caktuar në kohë të caktuar.

8. Sa përkufizime njihen lidhur me objektin e drejtës administrative?

Dy përkufizime 1. Përkufizimet Pozitive – Përcaktojnë normat që studiohen nga e drejta administrative dhe 2. Përkufizimet Negative – sipas të cilave e drejta administrative studion normat që i përkasin administratës dhe nuk i përkasin, përkatësisht studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës.

9. Si ndahen përkufizimet pozitive?

Përkufizimet pozitive ndahen në dy grupe:
1. Në ato që për objektin e drejtës administrative konsiderojnë të gjitha normat që i përkasin, përkatësisht studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës.
2. Përkufizimet që për objekt të administatës konsiderojnë vetëm ato norma të cilat rregullojnë organizatat administrative, veprimtarinë administrative dhe veprimtaritë tjera lidhur me marrëdhëniet juridike-administrative.
10. Me cilat degë të së drejtës ka raporte e Drejta Administrative?

Me të drejtën kushtetuese, civile, penale, të drejtën e punës, familiare, ekonomike, financiare etj.

11. Si ndahen burimet e së drejtës administrative?

Burimet e drejtës administrative ndahen në
1. Burime formale dhe
2. Burimet materiale.

12. Cilat janë burimet formale të drejtës administrative?

Kushtetuta, ligji, dekretligji dhe aktet nënligjore.

13. Cilat janë burimet e dorës së dytë?

Zakoni, praktika gjyqësore, shkenca juridike.

14. Çka është sistemi i drejtës administrative?

E Drejta Administrative përfshin normat juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e administatës shtetërore, tërësia e këtyre normave paraqet sistemin e drejtës administrative.

15. Çka përfshin në vete sistemi i drejtës administrative?

Në sistemin e Drejtës Administrative përfshihen normat që përmbajnë kushtetutën e një vendi të caktuar që sanksionojnë organizimin dhe veprimtarinë e administratës.
Në radhë të dytë janë normat që sanksionojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e administatës shtetërore si: ligji, dekreti dhe aktet tjera.

16. Si sistemohen shkenca e drejtës administrative dhe pjesa e përgjithshme?

E Drejta Administrative sistemohet në:
1. Në pjesën e përgjithshme – organizimi dhe veprimtaria e organeve administrative shtetërore.
2. Pjesa e veqantë – normat juridike që rregullojnë zbatimin e parimeve të përgjithshme në degë konkrete të administatës shtetërore.

17. Çka studion pjesa formale e çka ajo materiale?

Pjesa formale studion normat juridike që i përkasin procedurës administrative, kontrollit gjyqësor mbi ligjshmërinë e akteve administrative dhe së drejtës në kundërvajtje.
Pjesa materiale studion normat që rregullojnë organizimin dhe veprimtarinë e organeve shtetërore.

18. Ç’është organizata dhe elementet e saj?

Organizata paraqet një grup njerëzish në lidhje të ndërsjelltë mes tyre që ushtrojnë punë të përbashkëta për të arritur qëllimin e caktuar.
Elementet e organizatës janë: 1. Njerëzit; 2. Qëllimi i caktuar; 3. Mjetet materiale dhe juridike 4. Struktura organizative dhe 5. Mevëtësia në punë.

19. Në sa kuptime e kuptojnë termin organizatë?

Termi organizatë kuptohet ne dy aspekte:
1. Si punë e organizuar për tia arritur qëllimit të cakruar dhe
2. Institucione që kane elemente të caktuara që të realizojnë qëllime të caktuara.

20. Cilat janë parimet e organizatës?

1. Parimi i ndarjes së punëve; 2. Parimi i koordinimit;
3. Centralizimi dhe Decentralizimi 3. Koncentrimi dhe Dekoncentrimi.

21. Çka është organizata administrative dhe tiparet e saj?

Organizatat Administrative paraqesin at lloj të organizatës të cilat hyjnë në mënyrë autoritative në marrëdhënie juridike me subjektet juridike.
Tiparet kryesore janë kontinuiteti, profesionalizimi i nënpunësve, autorizimet, punët shoqërore.

22. Pse dallojmë organizatat administrative nga organizatat e tjera?

Organizatat administrative dallojmë nga organet tjera në bazë të dy karakteristikave 1. Në organizatat administrave kryhen punët e përgjithshme shoqërore; 2. Punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, ushtrmin e shërbimeve për subjektin juridik me mundësi të shfrytëzimit të autorizimeve publike që nënkupton pushtet të deleguar.


23. Si ndahen organizatat sipas punëve që ushtrojnë?

Organizatat ndahen në 2 grupe:
1. Punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit dhe
2. E përbëjnë organizatat administrative që përbëjnë shërbime të caktuara duke shfrytëzuar mundësinë e ushtrimit të një pushteti të deleguar përmes autorizimeve publike.

24. Çka janë organet administrative dhe pse ato konsiderohen shtetërore?

Fjala organ nënkupton njerëzit qoftë si individ apo si grup përmes së cilave shteti ushtron punët e veta. Organet e administratës shtetërore përbëjnë atë pjesë të aparatit shtëtëror e cila është e ngarkuar me veprimtarinë administrative si njëri nga vetitë e përgjithshme që ushtron shteti. Ato konsiderohen shtetërore-m’veshja e tyre me targa të pushtetit.

25. Si ndahen organet administrative?

Sipas kriterit të shtrirjes e veprimtarisë së organit adminstrativ:
Organet qendrore dhe komunale,
Sipas mënyrës së vendosjes
Organe individuale dhe këshilluese,
Sipas kriterit të llojit të punëve që kryejnë
Organe aktive dhe këshilluese,
Sipas kriterit të shkallës së m’vetësisë në punë
Organet e m’vetësisë.
Sipas kriterit të raportit ndërmjet administratës shtetërore në
Organe të larta dhe të ulta:
Sipas veprimit të punëve
Organet e përgjithshme dhe të veqanta.

26. Parimet e organizimit të administratës?

Parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ, parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë si dhe parimi i federalizmit.

27. Ç’janë shërbimet publike sipas Digit dhe ku lindi ky intitucion?

Digi është përfaqësues i teorisë së funksioneve sociale. Sipas tij ky shërbim publik paraqet secilën veprimtari, ushtrimi i së cilës do të duhej të sigurohej të rregullohej dhe të kontrollohet nga ata që qeverisin. Ky institucion lindi në Francë.

28. E qka janë sipas Lobadenit?

E përcakton si aktivitet të trupave kolektive publike (shteti, departamenti, komuna) i cili është i drejtuar kah plotësimi i ndonjë nevoje me interes të përgjithshëm.


29. Si ndahen shërbimet publike?

Shërbimet publike klasifikohen sipas objektit të shërbimit publik dhe mënyra se si sigurohet interesi publik.

30. Kujt i takojën autorizimet publike?

Autorizimet publike i përkasin ushtrimit të veprimtarisë administrative, përkatësisht funksioneve administrative.

31. Si caktohet gjendja juridike e organizatave?

Gjendja juridike e organizatave caktohet me kushtetutë?

32. Cilat janë fuknsionet apo veprimtaritë themelore të shtetit?

Janë veprimtaritë ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore ligjvënëse, (parlamenti nxjerr ligje; qeveria ekzekuton në dy kuptime
Kuptimi i gjerë-funksioni ekzekutiv dhe funksioni administrativ
Gjykatat ndajnë drejtësinë dhe janë funksione shkallës të ndryshme.

33. Si përkufizohet veprimtaria ekzekutive?

Veprimtaria ekzekutive ushtrohet nga organet e pushtetit shtetqror që themelohen në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit.
Veprimtaria ekzekutive përkufizohet në dy kuptime:
1. Në kuptim të gjerë në të cilin përveq funksioneve ekzekutive përfshihen edhe funksionet administrative dhe
2. Në kuptimin e ngushtë ku përfshihen vetëm funksionet ekzekutive.

34. Çështë administrata shtetërore dhe pikëpamjet lidhur me të?

Administrata shtetërore është veprimtari shtetërore që ushtrohet nga organet administrative të shtetit.(Administrata shtetërore mund të përkufizohet si veprimtari administrative që ushtrohet nga organet administrative në bazë të ligjit).
Kemi dy lloje pikëpamje:
1. Formale
2.

35. Në kuptimin e gjerë si shprehet administrata shtetërore?

Shprehet në dy drejtime, si veprimtari ekzekutive, (qëndron në kujdesin e zbatimit të ligjit) dhe veprimtari administrative (qëndron në zbatimin e drejtëpërdrejtë të ligjit).


36. Tiparet kryesore të administratës shtetërore?

Tipare kryesore është karakteri i tij nënligjore dmth administrimi shtetëror si veprimtari administrative që ushtrohet nga organet e administtratës në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit.
37. Cilët janë parimet e punës në administratë?

Parimi i ligjshmërise, parimi i m’vetësisë, parimi i oficialitetit, parimi i punës së hapur.

38. Çka nënkupton parimi i ligjshmërisë dhe pse është i rëndësishëm për administratën?

Parimi i lighshmërise nënkupton zbatimin e ligjit, dhe të gjitha aktet e tjera nënligjore të jenë në pajtim me ligjin. Parimi i ligjshmërisë në kuptim të gjerë është parimi më i rëndësishëm që nënkupton ligjshmërisë e akteve, pajtueshmërisë e normave më të ulta me ato më të larta – në kuptim të ngushtë më të gjitha normat e përgjithshme duhet të jenë në pajtim me ligjin.

39. Kur kemi raste apo veprime të kundërligjshme?

Çdo veprim i kundërt i administratës me ligjin nënkupton veprim të kundëligjshëm.
1. Inkompetenca 2. Cenimi i të drejtave në procedurë 3. Cenimi i të drejtave materiale-juridike 4. Vërtetimi i gabueshëm i gjendjes faktike
5. Paligjshmëria në aportonitetin ose qëllimin e aktit.

40. Ç’është inkompetenca?

Mospërmbajtja e të drejtave dhe detyrave nga ana e autorizimeve të organeve nënkupton, inkompetencë. Shfaqet edhe me cenim e kompetencës lëndore dhe funksionale.

41. Çka është cenimi i drejtës në procedurë dhe si ndahet?

Njihet edhe si gabim formal apo procedural. Ndahet në gabim formal esencial-që aplikojnë në vendosjen e qështjes dhe gabime formale joesenciale që ndikojnë në vendosjen e aktit.

42. Çka është cenimi i të drejtës materiale – juridike?

Në dy mënyra: në rastin konkret të mos aplikohen norma e cila është dashur të aplikohet ose kur është aplikuar norma por aplikimi është bërë gabimisht në bazë të interpretimit të gabueshëm.

43. Kur keni vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike?

Vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike kemi atëherë kur nuk vërtetohen të gjitha faktet relavante për nxjerrjen e aktit.


44. Çka kuptojmë me paligjshmëri të opurtunitetit?

Ekziston kur organi i administratës nxjerr aktim mbi realizimin e qëllimit tjetër e jo të atij që buron nga ligji. Shkenca juridike franceze merret me këtë qështje – keqpërdorimi i autorizimit. Në shtetet që bazohen në parimin e ligjshmërisë zhvillohet edhe parimi i diskrecionit apo çuarjes së lirë.

45. Çka paraqet parimi i m’vetësisë?

Parimi i m’vetësisë paraqet zbatim të dënjë ta parimit të ligjshmërisë sepse ai nënkupton se administrata mund të punojë vetëm për atë të cilën është e autorizuar me kushtetutë dhe me ligj.

47. Çka kuptojmë me m’vetësi të organit administrativ?

Paraqesin hapësirë të veprimit të saj brendapërbrenda kompetencave të caktuara me kushtetutë dhe ligj.

48. Si ndahen apo caktohen kompetencat?

Kompetencat përkufizohen si e drejtë dhe detyrë e organit administrativ për ushtrimin e punës së caktuar administrative. Kemi dy ndarje: lëndore dhe territoriale.

49. Çka kuptojmë me parim të efikasitetit dhe kush ka ndikim në rritjen e tij?

Fjala efikasitet nënkupton raportin optimal të parashtruar të detyrave dhe rezultateve të arritura.
Ndikim në rritjen e efikasitetit kanë: organizimi funksional i administratës, modernizimi i punës, ngritja e kuadrave profesionale, informimi dhe komunikimi në administratë.
50. Çka kuptojmë me parim të punës së hapur?
Me parim të punës së hapur nënkuptojmë hapjen e administratës para shoqërisë përkatësisht informimi i qytetarëve mbi punën e saj
(Kjo bëhet përmes mjeteve të informimit publik).

51. A munden disa punë të jenë sekrete dhe cilat janë ato?

Disa punë në administratë duhet të mbahen sekrete, ato caktohen në legjislacionin e çdo vendi.

52. Ç’janë normat juridike administrative?

Normat juridike administrative janë ato rregulla të detyrueshme të sjelljes që vendosen ose sanksionohen nga shteti për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore.
Krijohen në procesin e veprimtarisë administrative.


53. Pse dallojnë këto normat juridike administrative nga tjerat?

Këto norma dallojnë nga objekti i veqantë i rregullimit juridik.

54. Kush janë karakteristika e normave juridike administrative?

Norma juridike administrative është bazë për lidhjen e marrëdhënieve administrative.
Norma juridike administrative ka karakter imperativ ose urdhërime kategorike që i bëhen subjekteve përkatëse.
Elementet e normës juridike administrative karakterizohen nga disa ndryshime në krahasim më normat tjera.

55. Si ndahen normat juridike administrative?

1. Nomat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të cilat janë të përbashkëta për të administratën shtetërore.
2. Normat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të nje dege të veqantë të administratës shtetërore.

56. Si realizohen normat juridike administrative?

Realizohen në dy forma kryesore: 1. Në formën e ekzekutimit dhe 2. Në formën e zbatimit.
Ekzekutimi është i detyrueshëm për subjektet e drejtës administrative.

57. Si bahet zbatimi i normave juridike administrative?

1. Vetëm nga ai subjekt i autorizuar me ligj,
2. Në rastet konkrete në përputhje me përmbajtjen e vërtet
3. Duke respektuar të gjitha rregullat e procedurës që i ka caktuar një shtet

58. Çka janë marrëdhëniet juridike administrative?

Marrëdhëniet juridike administrative janë ato marrëdhënie që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative.

59. Cilat janë veçoritë kryesore të marrëdhënieve juridike administrative?

Ato janë marrëdhëniet shoqërore juridike si të tilla dallohen nga marrëdhënia shoqërore në përgjithësi sepse rregullohen nga normat juridike administrative, ndërsa nga marrëdhëniet tjera shoqërore dallohen se kryhen në fushën e veprimtarisë administrative.

60. Kush është paë në këto marrëdhënie?

Njëra nga palët duhet të jetë doemos shteti i përfaqësuar nga organi i tij.

61. Si lindin “ndryshohen” e shuhen këto marrëdhënie?

Faktet që shkaktojnë lindjen, ndryshimin dhe shuarjen janë aktet me karakter administrativ.

62. Si ndahen marrëdhëniet juridike administrative?

Si kriter kryesor për ndarjen janë:
Përmbajtja konkrete e marrëdhënieve juridike administrative,
Karakteri i vetë marrëdhënieve,
Karakteri i subjekteve,
Metodat e mbajtjes së marrëdhënieve administrative.

63. Si ndahen aktet administrative?

Organet e administratës: aktet juridike dhe matet materiale.

64. Ç’janë aktet juridike dhe si ndahen?

Aktet juridike të adminsitatës nënkuptojmë shprehjen e vullnetit të organit me rastin e ushtrimit të punëve që janë besuar dhe me qëllim të shkaktimit të ndryshimeve, ndahen në të përgjithshme ose individuale.

65. Çka janë aktet aktet normative dhe llojet?

Aktet normative janë akte që organet shtetërore i nxjerrin me veprimtarinë e vet më të cilat rregullohne normat e sjelljes në mënyrë të përgjithshme.
Llojet janë: rregullorja, rdhëresa dhe udhëzimi.

66. Ç’është rregullorja?

Rregullorja është akt juridik normativ i përgjithshëm i roganeve të administratës.
Rregullorja nxirret për dy qëllime:
1. Për të caktuar organizimin e brendshëm të organit dhe
2. Pet të përcaktuar rrethveprimin.

67. Ç’është udhëzimi?

Udhëzimi është akt juridik normativ dhe nxjerret me qëllim të drejtimit, këshillimit ose dhënies së instrukcioneve të ndrsyhme lidhur me zbatimin e ligjit apo dispozitave tjera.
Udhëzimi ka karakter detyrues por në masë më të dobët se urdhëresa apo rregullorja,
Ekziston udhëzimi fakultativ apo i padetyrueshëm si instruksion profesional.
Udhëzimi nxirret nga organet më të larta që iu drejtohen organeve më të ulëta.


68. Ç’është urdhëresa?

Urdhëresa është akt juridike normativ me të cilin bëhet zbatimi i dispozitave ligjore dhe i akteve të përgjithshme të kuvendeve të bashkësive shoqërore-politike dhe organeve ekzekutive.

69. Ç’janë aktet konkrete administrative?

Shpehja ajt administrativ ka prejardhjne franceze. Akti administrativ pëkufizohet:
“Si akt juridik me të cilin në mënyrë autoritative vendoset një çështje konkrete”.

70. Si ndahen aktet konkrete administrative?

1. Akte individuale dhe
2.
3.
4.
5.

71. Cilat janë elementet përmbajtësore të aktit kushtetues?

Elementet përmbajtësore janë konkretizimi i lëndës dhe i subjekteve të aktit:
Dispozitivi, arsyetimi, udhëzimi për mjetin juridik.
Akti administrativ përmban lëndën dhe subjektet.
Esenca e aktit administrativ është dispozitivi.
Pa dispozitiv nuk ka akt administrativ.
Në arsyetim shkruhet pse është vendosur ashtu si në dispozitiv.
Në udhëzim informohet pala për mundësinë ose pamundësinë e përdorimit të mjetit juridik.

72. Çka janë aktet materiale dhe si ndahen?

Me akte materiale nuk shprehet autoriteti i organeve te administratës.
Këto akte ndahen në tri pjesë:
1. a
2. b
3. c
Disa veprime nuk mund të përfshihen në kategorinë e larpërmendu si “puna më palë”.

73. Cili është dallimi në mës organit administrativ dhe personit zyrtar?

Me shprehjen organ administrativ tregohet një formacion individual ose kolektiv me organizimin e tij të brendshëm që është pjese përbërëse e aparatit administrativ.
Me shprehjen person zyrtar tregon njeriun konkret që kryn funksion administrativ.


74. Si klasifikohen veprimtaritë administrative?

1. Sektorët,
2. deget,
3. fushat,
4. shërbimet dhe
5. makroorganizimi i administratës.

75. Ç’janë sektorët?

Sektorët paraqesin punë administrative në degë të administratës :
Ato ndahen:
1. Sektorët administrative
2. Sektorët administrative gjyqësore dhe
3. Fusha e veprimtarisë shoqërore.

76. Ç’janë degët?

Degët e administratës konsiderohen punët që kanë ngjajshmëri dhe përbëjnë tërësi të vetme. Për degë të ngjajshme formohen organe të m’vetësishme.

77. Ç’janë fushat?

Fushë ë administratës shtetërore emerohen si rregull degë të copëtuara të saj p.sh. degë të administratës paraqet industria ndersa fusha janë industria ndërtimore metalike.

78. Ç’janë shërbimet administrative?

Puna administrative të specializuara të cilat janë të organizuara me organe të m’vetësishme p.sh. inspektorateve.

79. Çka paraqet mikro dhe makroorganizimi?

Mikroorganizimi i takon vetëm administratës në legjislacionet e vendeve të ndryshme, organeve ligjvënëse dhe ekzekutive t’u takojë e drejta e përcaktimit e të parimeve të përgjithshme mbi organizimin e brendshëm të administratës.
Makroorganizimi i administratës nënkupton organizimin e përgjithshëm të administrimit të cilën e bëjnë organet të cilat janë edhe themeluese të administratës.

80. Si vështrohet marrëdhëniet mes organeve të administratës?

Marrëdhëniet mes organeve të administratës mund të vështrohen në tri grupe:
1. Përfshihen marrëdhëniet e të gjitha organeve të admnistratës pa marrë parasysh marrëdhëniet mes një tërësie territoriale.(Këto marrëdhënie shprehen me dhënien e ndihmës juridike).
2. Bëjnë pjesë marëdhëniet juridike ndërmjet organeve të njësive të ngushta dhe të gjera territoriale.(Këto janë të ashtuquajtura marrëdhënie vertikale).
3. Hyjnë marrëdhëniet e ndërsjellta, përkatësisht ato reciproke të së njëjtës njësi territoriale.(Këto janë të ashtuquajturat marrëdhënie horizontale).

81. Çka kuptojnë me dhënie të ndihmës juridike?

Dhënia e ndihmës juridike nënkupton ushtrimin e veprimeve të caktuara të një organi për një organ tjetër të administratës pa marrë parasysh a është fjala për organin e një njësie apo të ndryshme territoriale.

82. Cilat janë parimet kryesore në bazë të cilave zhvillohet marrëdhënia vertikale mes organeve administrative?

Marrëdhënia vertikale zhvillohet në bazë të dy parimeve:
1. Parimi i m’vetësisë së njësisë territoriale nënkupton interesat specifike ndërmjet organeve të njësive të ndryshme territoriale administrative mund të vendosen marrëdhëniet kierarkike – detyrimin e organeve më të ulëta dhe kontrollin e aktit lidhur me ligjshmërinë, zgjedhjen e konflikteve.
2. Parimi i rendit komunal është i rendësishëm për marrëdhëniet vertikale të administratës, se në parim të gjitha punët publike ushtrohen në komunë si njësi themelore territoriale nëse nuk gjenden në kompetencë të njësisë më të gjerë.

83. Çka është sabordinimi?

Sabordinimi paraqet detyrimin e organeve të nënshtruara që ti kryej urdhëresat konkrete të organeve eprore.

84. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ligjvënëse?

Marrëdhëniet e organeve administrative shtetërire me organet ligjvënëse vështrohen në kuadër të disa grupeve (qështjeve).
1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ligjvënës që ti përcaktojnë parimet e përgjithshme të organizimit të tyre)
2. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimiet e organit ligjvënës të nxjerra dispozitat të cilat janë të detyrueshme për organin e administratës shtetërore sepse paraqesin bazën për punën e tyre).
3. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet që të emërojnë dhe të shkarkojnë funksionet e organeve të administratës. Funksionet emërohen në funksione për periudhë të caktuar, mund të shkarkohen ende pa i skaduar mandati për shkaqe të ndryshme.


85. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ekzekutive?

Këti marrëdhënie mund të vërtetohennë disa grupe:

1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që ti përcaktojnë parimet e përgjithshme të organizimit të mbrendshëm të organeve të administratës shtetërore.
2. Të drejtat e karakterit funksional (shprehen në autorizimit e organit ekzekutiv që të përcaktojnë të drejtat dhe detyrat e organeve administrative shtetërore që realizohen përmes nxjerrjes së akteve për zbatimin e ligjeve).
3. Të drejtat e karakterit personal (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që ti emërojnë funksionet e organeve administrative shtetërore administrative që nuk emërohen dhe shkarkohen nga organi ligjëvënës.
4. Të drejtat e karakterit financiar (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që të përcaktojnë masat për shfrytëzim të mjeteve për punën e organeve të administratës).
5. Të drejtat e ushtrimit të kontrollit ( shprehen në autorizimet e organeve ekzekutive që të ushtrojnë kontrollin ndaj organeve të administratës shtetërore).

86. Pse organet gjyqësore mund të kontrollojnë organet administrative dhe çfarë mund të jetë?

Me gjithë parimin e m’vetësisë së gjykatave ato ushtrojnë forma të caktuara të kontrollit mbi punën e organizatës shtetërore. Kjo e drejtë e tyre buron nga detyrimi i administratës që të punojë në bazë dhe zbatim të ligjit. Ekzistojnë disa forma të kontrollit të gjykatave:
1. Kontrolli i kushtetutshmërise dhe ligjshmërise së akteve të përgjithshme të organeve administrative.
2. Kontrolli i ligjshmërisë së akteve administrative.

87. Çfarë mund të jetë kontrolli i punës së administratës?

Mund të jetë 2 llojesh:
1. Kontroll administrativ i jashtëm dhe
2. Kontroll adminsitrativ i mbrendshëm.

88. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të brendshëm).

Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ epror mbi organet varëse, lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare.

89. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të jashtëm).

Ndikimi i organit të specializuar administrativ mbi organet administrative dhe mbi zbatuesit tjerë me qëllim të siguritmit, të zbatimit të rregullt nga ana e atyre ligjeve e akteve nënligjore të organeve më të ulëta.
Ushtrimi i kontrollit të brendshëm është kontrolli i organeve më të larta ndaj organeve më të ulëta.

90. Çfarë karakteri juridik kanë kontrollet e jashme dhe të brendshme?

Të dyja kto kontrolle kanë karakter juridik të pushtetit.

91. Cili është qëllimi i kontrollot administrativ?

Qëllimi kryesor është që të sigurohet zbatimi i plotë dhe në kohë i ligjeve dhe i vendimeve në fushën e administratës shtetërore.

92. Çfarë është kontrolli i brendshëm dhe si zhvillohet?

Kontrolli i brendshëm në organet e administratës shtetërore në esencë është kontroll i organeve më të larta ndaj organeve më të ulta të administratës. Kontrolli i brendshëm zhvillihet në 2 forma:
1. Kontrolli instancional dhe
2. Kontrolli kierarkik.

93. Cilat janë format kryesore të decentralizimit?

Format kryesore të decentralizimit janë: ndarja e sovranitetit përkatësisht federata, konfederata, decentralizimi territorial, vetëadministrimi lokal.

94. Cila është e drejta e ministrave që të lirohen nga përgjegjësia?

Që të lirohen nga përgjegjësia ministrat kanë vetëm një akt-DORËHEQJA

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME