PERDORIMI I MICROSOFT WORD DOKUMENT



III.1. Hapi i parë në Word 2003 dokument  -  Dizajnimi i fletëve të dokumentit
Ketu e keni detyren te gateshme ne PDF 39 flete

Shkoni në File / Page Setup
                 Page Setup 2                          Page Setup 3                            Page Setup 4                                                                     
                Margjinat-Margins                 Formati i letrës                     Karakterizime të:
                     Lartë – Top                              A4                              faqes së parë
                                                                21x29.7cm                       faqeve çift dhe tek
                                                                                                         pozicionimi i Header           
            Majtas               Djathtas                                                      pozicionimi i Footer
              Left                   Right                                                         

                   
                  Poshtë – Bottom                  Vërejtje: Sa më parë emërtoni word dokumentin tuaj dhe
                                                                ruajeni në lokacionin e dëshiruar në kompjuter.

III.1.1. Hapi i parë në Word 2007 dokument, Dizajnimi i fletëve të dokumentit

Shkoni në Page Layout/Page Setup
                 Page Setup 3                          Page Setup 4                            Page Setup 5                                                                    
                Margjinat-Margins                 Formati i letrës                     Karakterizime të:
                     Lartë – Top                              A4                              faqes së parë
                                                                21x29.7cm                       faqeve çift dhe tek
            Majtas               Djathtas                                                      pozicionimi i Header
              Left                   Right                                                         pozicionimi i Footer

                 
                  Poshtë - Bottom

III.2. Rregulla të arta

Si të përpilojmë një dokument?

          Në mënyrë që dokumenti i ynë të ketë pamje sa më të mirë e profesionale, e sidomos nëse jemi fillestarë në përdorimin e kompjuterit duhet t’i kemi disa rregulla parasysh. Këto rregulla do të na ndihmojnë që ta rregullojmë dokumentin më shpejtë dhe mjaft lehtë. Gjithmonë duhet ta kemi parasysh që:
·      Të mos shtypim më shumë se një hapësirë në mes të fjalëve (ka mënyra tjera se si të krijojmë tabela, tituj ose kryerreshta.
·      ENTER përdoret vetëm në fund të paragrafeve (jo në fund të do rreshti sepse vetë programi kalon në rreshtin tjetër nëse ka nevojë.
·      Nëse në dokumentin tonë kemi të numërojmë diçka atëherë këtë duhet ta bëjmë me mundësitë që ofron Word e jo t’i shkruajmë vetë numrat.
·      Në kryerreshta të përdoret TAB në vend të hapësirave.
·      Titujt të rreshtohen me “alignment” dhe renditja me Heading 1, 2, 3 etj
·      Të regjistrojmë/ruajmë punën tonë herë pas here edhe pa e përfunduar dokumentin (në rast se ndalet rryma apo bllokohet kompjuteri të humbim sa më pak nga puna jonë)
·      Praktikohet që në vend të ‘ë’ shkruhet ‘w’ dhe më vonë ato ndërrohen me një komandë (kjo vlen vetëm kur shkruajmë dokumente në shqip)



          Rregullat e mësipërme duhet të respektohen gjatë shkrimit (daktilografimit) të dokumentit. Kurse, për të krijuar një dokument në tërësi duhet që të ndiqen hapat si më poshtë:
1.    Shtypet teksti i dokumentit (pa bërë rregullime).
2.    Ndërrohet ‘wme ‘ënëse ka nevojë.
3.    Rregullohen titujt dhe nëntitujt (duke përfshirë edhe fonti, madhësia, ”alignment” etj).
4.    Theksohen fjalët ose rreshtat që ka nevojë (Theksimi zakonisht bëhet me Bold, Italic ose Underline).
5.    Selektohen dhe jepet komanda për numërimin e rreshtave që ka nevojë ose për krijimin e pikave në fillim të rreshtave të rëndësishëm (bullets).
6.    Zvogëlohet përqindja e faqes në “Whole Page” për ta parë nëse ka nevojë të bëhet edhe ndonjë ndryshim, nëse jo dokumenti është gati.
VËREJTJE: Qëllimi i këtij dokumentiështë që të udhëzojë përdoruesit se si të shkruhet drejtë një dokument dhe çka duhet të kenë parasysh, si dhe të ushtrohet, pasi që ky dokument duhet të përgatitet nga vetë përdoruesi.








III.2.1. Udhëzime si të realizohet dokumenti/file ‘Rregulla të arta’ në Word 2003


Me hapjen e programit Word shkoni në File>Page Setup dhe para jush keni pamjen në të majtë.
                                                                                Këtu përzgjidhni Margjinat - Margins.
   



Fleta e dokumentit është A4                                       Layout 
     
Layoutpërcaktohen karakteristikat e fletës së parë, fletëve tek, pozita e Header dhe Footer.





Heading 1
Nga kjo pamje shohim se titulli kryesorë është shkruar:
Heading 1,  lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘14’ i theksuar me Bold ‘B’, alignment ‘Center’ à





Shkoni në Format > Paragraf





Karakteristikat e Tabs në tërë tekstin janë të njëjta dhe atë Left: 1cm, 2cm







dhe Right17cm me ‘.....





Heading 2
Nga kjo pamje shohim se titulli i dytë është shkruar:
Heading 2, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’ i theksuar me Bold ‘B’,alignment ‘Justify’

Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë vetëm hapësirat para dhe pas tekstit, të tjerat janë njëjtë si në rastin e Heading 1.


Teksti Normal
Nga kjo pamje shohim se teksti i zakonshëm është shkruar:
Normal, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’

Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line spacing: 1.5 lines



Listimet automatike me ‘Bullets’
Nga kjo pamje shohim se listimet ‘Bullets’ janë shkruar:
lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’






Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line spacing: 1.5 lines dhe rregullimi i tekstit është bërë me ‘Indentation’.  Të tjerat janë njëjtë si në normal tekst.







Numërimet në këtë dokument kanë karakteristika të njëjta me ‘Bullets’.









Në rastin e shënimit të vërejtjes është përdorë shkrim i kombinuar, Bold, Italic, Underline.
Dy vijat për ta veçuar janë realizuar me ‘Outside Border’ poshtë dhe lartë .






III.2.2. Udhëzime si të realizohet dokumenti/file ‘Rregulla të arta’ në Word 2007


            Fleta e dokumentit është A4                                                      Margjinat 
        




Heading 1
Nga kjo pamje shohim se titulli kryesorë është shkruar:
Heading 1,   lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘14’ i theksuar me Bold ‘B’, alignment ‘Center








Karakteristikat e Paragraf


Karakteristikat e Tabs në tërë tekstin janë të njëjta dhe atë Left: 1cm, 2cm







dhe Right17cm me ‘.....







Heading 2
Nga kjo pamje shohim se titulli i dytë është shkruar:
Heading 2, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’ i theksuar me Bold ‘B’,alignment ‘Left’

Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë vetëm hapësirat para dhe pas tekstit, të tjerat janë njëjtë si në rastin e Heading 1.

Teksti Normal
Nga kjo pamje shohim se teksti i zakonshëm është shkruar:
Normal, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’

Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line spacing: 1.5 lines


Listimet automatike me ‘Bullets’
Nga kjo pamje shohim se listimet ‘Bullets’ janë shkruar:
lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’









Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line spacing: 1.5 lines dhe rregullimi i tekstit është bërë me ‘Indentation’.  Të tjerat janë njëjtë si në normal tekst.









Numërimet në këtë dokument kanë karakteristika të njëjta me ‘Bullets’.









Në rastin e shënimit të vërejtjes është përdorë shkrim i kombinuar, Bold, Italic, Underline.
Dy vijat për ta veçuar janë realizuar me ‘Bottom Border’ poshtë dhe lartë .








III.3. Si të krijojmë Tabela në Word 2003


          Dokumentet që krijojmë ndonjëherë përmbajnë edhe tabela. Në tabela mund të organizohet informacion i ndryshëm por qëllimi kryesor i një organizimi të tillë është lehtësia për t’u lexuar.

          Që të krijojmë një tabelë ndjekim këta hapa:
1.    Klikojmë menynë Table
2.    Klikojmë insert
3.    Klikojmë nënmenynë Table
4.    Në dritaren që na shfaqet shkruajmë sa kolona (columns) dhe sa rreshta (rows) do të ketë tabela e jonë
5.    Klikojmë OK
6.    E mbushim tabelën me informacion

          Informacioni në tabela organizohet në:
v rreshta dhe
v shtylla (kolona)
          Zakonisht rreshti i pare dhe/ose shtylla e parë përmbajnë janë përshkrim për informacionin që ndodhet në kolonat dhe shtyllat tjera. Për ilustrim do ta marrim si shembull orarin e mësimit.
Ora
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune
1.
Matematikë
Art figurativ
Gjuhë angleze
Matematikë
Edukatë fizike

2.
Gjuhë shqipe
Muzikë
TIK
Matematikë
Matematikë

3.
Gjuhë angleze
Gjuhë shqipe
Edukatë fizike
Biologji
Gjuhë shqipe

4.
Gjeografi
Matematikë
Gjeografi
Informatikë
Kimi

5.
Fizikë
Muzikë
Histori
Fizikë
Orë kujdestarie

6.

Kimi
Kimi



          Tani do të shohim disa forma të gatshme të tabelave. Njëlloj si më sipër ndjekim hapat 1 deri në 4 pastaj:
v Klikojmë Table Autoformat ...
v Në dritaren që na shfaqet në rubrikën Formats zgjedhin njërin nga formatet e parapërcaktuara dhe klikojmë OK.
v Klikojmë OK.

E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune
1.
Matematikë
Art figurativ
Gjuhë angleze
Matematikë
Edukatë fizike

2.
Gjuhë shqipe
Muzikë
TIK
Matematikë
Matematikë

3.
Gjuhë angleze
Gjuhë shqipe
Edukatë fizike
Biologji
Gjuhë shqipe

4.
Gjeografi
Matematikë
Gjeografi
Informatikë
Kimi

5.
Fizikë
Muzikë
Histori
Fizikë
Orë kujdestarie

6.

Kimi
Kimi






          Nëse dëshirojmë që të autoformatojmë një tabelë ekzistuese atëherë:
Klikojmë kudo në tabelë dhe pastaj klikojmë Table>Table Autoformat... dhe pastaj ndjekim hapat si më sipër.
Vërejtje:
Në mënyrë të ngjashme me disa ndryshime të rrugëve arrihet dizajnimi i Tabelave edhe në Word 2007.

III.4. Thyerja e dokumentit që përmban fotografi në Word 2003


          Microsoft Word nuk shërben vetëm për të shkruar dokumente por ai është tekst procesor i dokumenteve (përpunon dokumentet në forma mjaft atraktive – kjo dukuri njihet me emrin thyerje (faqosje)) në kuptimin e vërtetë të fjalës.
          Në mënyrë që dokumenti të ketë pamje sa më atraktive nuk mjafton që të theksojmë vetëm:
vTitujt
vTë nënvizojmë ndonjë fjalë
vTë përdorim “Bullets” , apo
vTë përdorim numërimin
          Në dokumentin tonë ne gjithashtu mund të përdorim edhe disa elemente të tjera si:
vTabela
vFotografi
vWordArt (Lloj i veçantë i shkrimit me efekte speciale e cila në përgjithësi përdoret për të krijuar emblema ose logo)






          Që në dokumentin tonë të fusim një fotografi (nga kompjuter) duhet të ndiqen këto hapa:
1. Klikojmë në dokument ku duam ta vendosim fotografinë.
2.  Klikojmë menynë Insert
3.  Klikojmë nënmenynë Picture >
4. Klikojmë Clipart ose File form në varësi se a dëshirojmë të fusim ndonjë fotografi nga libraria e Wordit (Clipart) apo ndonjë të krijuar nga ne.
5. E zgjedhim fotografinë (dokumentin e bërë në Paint në leksionet e kaluara) dhe klikojmë Insert.
          Që të mund të vendoset fotografia kudo në tekst duhet që të klikohet fotografia dhe pastaj klikohet: Format>Picture... , pastaj në LAYOUT zgjedhet SQUARE dhe klikohet OK.
          Që në dokumentin tonë të fusim një WordArt duhet të ndiqen këto hapa
1.  Klikojmë në menynë Insert > Picture > Wordart
2. E zgjedhim stilin e shkronjave dhe klikojmë OK.
3. E shkruajmë tekstin që dëshirojmë dhe klikojmë OK.
Vërejtje:
Në mënyrë të ngjashme me disa ndryshime të rrugëve arrihet vendosja e fotografive edhe në Word 2007.

III.5. Shkrimi e formulave në Word 2003

Insert – Object – Microsoft Equation 3.0 ose ikona
Shembull: shkruani shprehjen për funksionin





III.5.1. Shkrimi e formulave në Word 2007










Mua që më sheh, mos më shkruaj brenda fletës në komandë por shih si shkruhet një “Header”

 

III.6. Disa elemente tjera në MS Word dokument


          Përveç përdorimit të “Bullets”, numërimit, “Alignment”, përdorimit të Wordart-it dhe futjes së fotografive në dokumente, ekzistojnë edhe një varg udhëzimesh të cilat mundësojnë në mënyrë automatike të fusim elemente tjera si p.sh.:
·      Numërimi i faqeve
·      Përdorimi i fusnotave
·      Përdorimi i “Headers” dhe “Footers

          Që të numërojmë faqet në mënyrë automatike duhet që:
1.    Të klikojmë Insert>Page Numbers…
2.    Zgjedhim se a duam numrat në pjesën e epërme të faqes (Header) apo në fund të faqes (Footer) si dhe a duam në mes (Center), majtas (Left) apo djathtas (Right), dhe mund të zgjedhim llojin dhe madhësinë e fontit të tyre, nëse klikojmë Format…dhe
3.    Pastaj shtypim OK

          Që të vendosim një Header duhet që:
1.    Të klikojmë View>Headers and Footers ose double click te numri i faqes
2.    E shkruajmë Header-in
3.    Klikojmë Close ose Switch between Headers and Footers për të vazhduar me Footers, e pastaj klikojmë Close

          Që të vendosim fusnota ndiqni hapat në vijim:
1.    Klikojmë Insert > Footnote
2.    Mund ta lëmë Autonumber ose të shënojmë shenjën që markon fusnotat
3.    Klikojmë OK
Shkruajmë fusnotën dhe pastaj klikojmë prapë në tekst për të vazhduar tekstin.

III.6.1. Krijimi i Folderit në Desktop:

·      Me tastin e djathtë të miut - NEW FOLDER ose në Windows Explorer FILE NEW FOLDER,
·      Brenda këtij Folderi në Word të krijohet një file me emrin Ushtrimi 1,
·      Të kopjohet ky Folder në Diskun C, të provohet përmes opsioneve:
a.    Edit copy-----Edit paste,
b.    CTRL+C------CTRL+V,
c.    Me tastin e djathtë të mausit COPY-----PASTE,
d.   Me tastin e djathtë të mausit SEND TO,
e.    EDIT CUT-----EDIT PASTE,
f.     CTRL+X----paste me maus,
g.   
Mos më shkruaj në dokument por sipas udhëzimeve për të shkruar “Footer”
Kap e lësho me maus. (Drag & drop with mouse)

III.6.2. Krijimi i File-it NË WORD


Hapni programin WORD dhe shkoni: FILE-SAVE AS SAVE IN definoni vendin ku dëshironi të ruani (Folderin) dhe nën opsionin FILE NAME vëni emrin Ushtrimi 1 dhe zgjidhni opsionin SAVE

III.6.3. Elemente shtesë për WORD

E =ALT+0203
ë =ALT+137
ç =ALT+135
Ç = ALT+128
€ =ALT+0128
Zëvendësimi në tastierë i kllapës “[“ ose cilit do tast në tastierë: TOOLS--AUTOCORRECT OPTIONSAUTOCORRECT—REPLACE--[--WITH--ALT+137--REPLACE
Ruajtja e dokumentit ekzistues pas ndërhyrjeve në të  SAVE==CTRL+S
Ndërrimi i njësisë matëse: TOOLS-OPTIONS-GENERAL-MEASUREMENT UNITS-CM
Paraqitja e indeksit A2 apo A2: FORMAT—FONT—SUBSCRIPT OSE SUPERSCRIPT
Etj.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME