Rregullore e Veprimtarisë Futbollistike

Federata Shqiptare e Futbollit
Rregullore e Veprimtarisë
Futbollistike


Kampionati Kombëtar i Futbollit
(U-19 dhe U-17 Kategoria Superiore dhe e Pare)

Kjo rregullore përcakton të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e të gjitha
palëve që marrin pjesë ose janë të përfshira në përgatitjen dhe
organizimin e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, sezoni 2012 – 2013, per
Kampionatin Kombetar U-17 dhe U-19, Kategoria Superiore dhe e Pare.
 Përcaktimet
1. Pas ndeshjes – është koha ndërmjet fishkëllimës finale të arbitrit dhe largimit
të ekipeve jashtë rrethimit të stadiumit.
2. Para ndeshjes – është koha ndërmjet arritjes së ekipeve në rrethimin e
stadiumit dhe fishkëllimës së arbitrit për fillimin e ndeshjes.
3. Ndeshje miqësore – është ajo ndeshje e organizuar nga FSHF, ndonjë klub apo
person midis ekipeve të ndryshme të përzgjedhura në mënyrë të
rastësishme, dhe rezultati ka efekt vetëm për këtë ndeshje apo turne.
4. Ndeshje zyrtare – është ajo ndeshje e organizuar nën mbikëqyrjen e FSHF-së,
dhe rezultati ka efekt në garat dhe kampionatet e organizuara nga FSHF.
5. Sezoni futbollistik – është periudha që fillon më datë 1 Korrik, dhe përfundon
më datën 30 Qershor të ardhshëm.
6. Zyrtar/ët – është/janë çdokush, duke përjashtuar lojtarët, të cilët kryejnë
ndonjë veprimtari për llogari të ndonjë klubi apo për llogari të FSHF-së,
pavarësisht pozicionit të punës, dhe llojit të veprimtarisë që kryen
(administrative, sportive, apo ndonjë lloj tjetër) si dhe kohëzgjatjes së
veprimtarisë; veçanërisht, manaxherët, trajnerët, dhe personeli
mbështetës janë zyrtarë.
7. Zyrtar ndeshje – është arbitri, ndihmësat e arbitrit, arbitri i katërt, delegati i
ndeshjes, vëzhguesi iperson tjetër i cili është caktuar nga FSHF dhe kanë përgjegjësi në lidhje
me ndonjë ndeshje. sigurinë, dhe çdo person tjetër i cili është caktuar nga FSHF dhe kanë përgjegjësi në lidhje
me ndonjë ndeshje.
8. Rregulloret e FSHF – janë statutet, rregulloret, udhëzimet dhe qarkoret e
FSHF-së, si dhe Ligjet e Lojës të lëshuara nga Bordi i Organizatës
Ndërkombëtare të Futbollit.
Kriteret e pranimit
1. Për të marrë pjesë në garë, një klub duhet të përmbushë kriteret si më
poshtë:
a) të jetë kualifikuar në kategorinë përkatëse me meritë sportive;
b) të plotësojë të gjithë dokumentacionin dhe formularët zyrtarë (të
gjithë informacionin e kërkuar nga FSHF), duke i dorëzuar pranë
FSHF-së brenda afateve të përcaktuara në këtë rregullore;
c) të pranojë zbatimin e përcaktimeve në lidhje me integritetin e garës
siç përcaktohet në Neni 9 - Integriteti i Garës, në këtë rregullore;
d) të konfirmojë me shkrim se klubi, dhe lojtarët e zyrtarët përkatës të
tij do të zbatojnë me përpikmëri të gjitha përcaktimet e kësaj
rregulloreje dhe të dokumenteve të përcaktuara në Neni 6 -
paragrafin (1) të kësaj rregulloreje;
e) nuk duhet të jetë përfshirë drejtpërdrejtë dhe/ose jo drejtpërdrejtë
në trukimin dhe/ose influencimin e rezultatit të ndonjë ndeshje
futbolli në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.
2. Nëse FSHF vendos të mos pranojë në garë ndonjë klub për shkak se ky i fundit
është përfshirë në trukimin dhe/ose influencimin e rezultatit të ndonjë
ndeshje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, FSHF do të deklarojë me
shkrim për mos pranimin e këtij klubi në garë. Ky paragraf zbatohet
pavarësisht zbatimit të përcaktimeve në lidhje me trukimin dhe/ose
influencimin e rezultatit të një ndeshje, të përmbajtura në ndonjë
rregullore dhe/ose dokument rregullues të FSHF-së.
3. Përveç mos pranimit në garë në zbatim të paragrafit (1), pika (e) në këtë nen,
FSHF mund të ndërmarrë masa disiplinore nëpërmjet komisioneve juridike ndaj klubit në shkelje dhe në përputhje me Kodin e Disiplinës  Sportive në fuqi.
Çdo klub duhet të punësojë dhe të paraqesë informacionin përkatës pranë
FSHF-së, përpara fillimit të veprimtarisë futbollistike, zyrtarët si më
poshtë:
a) Sekretarin e Klubit;
b) Financier, i cili duhet të zotërojë kualifikimin përkatës dhe arsimin e
lartë në fushën e financës.
2. Çdo klub duhet të depozitojë pranë FSHF-së një kopje të kontratës së
punësimit për zyrtarët e përcaktuar në këtë nen.
3. Punësimi i zyrtarëve, siç përcaktohet në këtë nen, kushtëzohet nga zbatimi i
përcaktimeve të Kreu XII – Kontrolli i të Dhënave Personale, të kësaj
rregulloreje.
Çdo klub duhet të detyrojë çdo zyrtar të tij, ti nënshtrohet zbatimit të Neni 6 -
, paragrafi (1), pikat (a), (b), (c), (d) dhe (e), duke nënshkruar një
marrëveshje me zyrtarët përkatës.
2. Çdo klub duhet të detyrojë çdo zyrtar të tij, që të kërkojë lejen paraprake nga
klubi përpara se të flasë në media (shtypin e shkruar, televizion, ose
radio).
Detyrimet e klubeve
1. Me marrjen pjesë në garë, klubet bien dakort:
a) të paguajnë per cdo karton federimi një kuotë prej
1000(njemije)LEKE
b) të paguajnë të gjitha detyrimet financiare që rrjedhin nga
pjesëmarrja e tyre në garë, siç përcaktohen në këtë rregullore;
c) ti binden dhe të zbatojnë Ligjet e Lojës të lëshuara nga IFAB;
d) të respektojnë parimet e “fair play” siç përktaohet në rregulloret dhe
statutet e FSHF-së;
e) të luajnë të gjitha ndeshjet e garës ku marrin pjesë, si dhe të
paraqesin në fushën e lojës skuadrën e tyre më të forte gjatë gjithë
zhvillimit të garës;
f) të luajnë të gjitha ndeshjet e garës ku marrin pjesë në përputhje me
rregulloret në fuqi;
g) të luajnë të gjitha ndeshjet brenda territorit të shqipërisë (brenda
njësisë vendore që përfaqëson ose në fushën e lojës që ka regjistruar pranë FSHF-së, për ndeshjet që zhvillohen në fushën e vet), përveç
rasteve kur merr vendim me shkrim FSHF;
h) të zbatojnë të gjitha vendimet e marra në lidhje me garën përkatëse,
nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, nga administrate e FSHF-së apo nga
çdo organ ose komision i FSHF-së i cili ka kompetencë në lidhje me
garën;
i) të zbatojë Rregulloren e Ruajtjes dhe Sigurisë të FSHF-së për të gjitha
ndeshjet e garës përkatëse;
Detyrimi për t’u federuar
1. Një lojtar nuk mund të luajë në asnjë ndeshje zyrtare për ndonjë klub, nëse
lojtari nuk është i federuar në emër të klubit përkatës të paktën 1 (një)
orë përpara fillimit të ndeshjes përkatëse ku do të angazhohet ky lojtar,
dhe përpara se të përfundojë periudha e parë e federimeve.
2. Lojtari konsiderohet i federuar në emër të një klubi vetëm pasi lëshohet
çertifikata përkatëse nga FSHF.
3. Çdo klub mund të aplikojë:
a) për të përfshirë në listën e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar
dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHF-së;
b) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe
dorëzuar formularin përkatës pranë FSHF-së.
4. Një lojtar do të konsiderohet i përfshirë ose i hequr nga lista e federimit të
klubit përkatës vetëm pas marrjes së konfirmimit me shkrim nga FSHF.
5. Ndryshimet në listën e federimit të lojtarëve të një klubi, mund të kryhen
Vetëm   a) gjatë periudhave të federimit të miratuara dhe të njoftuara nga
FSHF, ose të përcaktuara në këtë rregullore;
b) në raste të posaçme me miratim paraprak të FSHF-së; kjo pikë e
rregullores zbatohet për të gjitha klubet njëkohësisht.
6. Federimi i lojtarëve kushtëzohet nga miratimi i aplikimit përkatës për
federimin e lojtarit nga FSHF.
Në përfundim të sezonit futbollistik, të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për
Kampionatin Kombetar U-17 dhe U-19, Kategoria Superiore dhe e Pare
do të shpërndahen trofetë siç përcaktohen në këtë kre këtu më poshtë.
Trofeu i Kategorisë Superiore dhe te Pare U-17 dhe U-19
1. Trofeu i kategorisë Superiore U-17 dhe U-19 do të përbëhet si më poshtë:
a) Kupa e Kampionit U-17 dhe U-19
b) 30 (tridhjetë) medalje për Ekipin U-17 dhe U-19;
c) një shumë prej 300,000 (treqind mije) LEKE, për ekipin U-19, dhe
200.000 (dyqind mije) LEKE per ekipin U-17.
2. Trofeu i Kategorisë se Pare U-17 dhe U-19 do të përbëhet si më poshtë:
a) Kupa e Kampionit U-17 dhe U-19
b) 30 (tridhjetë) medalje për Ekipin U-17 dhe U-19;
c) një shumë prej 100,000 (njëqind mije) LEKE, për ekipin U-19, dhe
100.000 (njëqind mije) LEKE per ekipin U-17.
3. Medialet e Kampionit te Kategorise Superiore dhe te Pare U-17 dhe U-19
shperndahen gjate ceremonies se shpalljes se ekipit kampion .

Përpara fillimit të sezonit futbollistik përkatës çdo klub duhet të përcaktojë
numrin e fanellës për secilin nga lojtarët pjesëtarë të ekipit të parë
përkatës.
2. Klubi duhet të përcaktojë një numër fanelle edhe për çdo lojtar që bëhet pjesë
e ekipit të parë gjatë sezonit futbollistik.
3. Numrat e fanellave janë të lirë të vendosen nga numri 1 (një) deri në numrin
99 (nëntëdhjetë e nëntë). Numrat e fanellave mund të jenë vetëm me 1
(një) shifër, ose me 2 (dy) shifra.
4. Ndërkohë që lojtari është pjesë e klubit, lojtari duhet të mbajë të njëjtin
numër fanelle që i është përcaktuar në fillim të sezonit futbollistik
përkatës.
5. Kur një lojtar nuk është më pjesë e klubit, numri i këtij lojtari mund të
përcaktohet për një lojtar tjetër që nuk ka numër fanelle.
6. Çdo klub duhet të paraqesë pranë FSHF-së numrat e fanellave të lojtarëve që
ka përcaktuar nëpërmjet plotësimit dhe paraqitjes së Error! Reference
source not found.Njoftimi i Numrave të Fanellave, bashkëngjitur kësaj
rregulloreje, përpara fillimit të ndeshjes së parë të sezonit futbollistik
përkatës, dhe në çdo rast që shtohet një lojtar i ri në listën e federimit.




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME