“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”

“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”
Cështja e rritjes së taksave është shndërruar në një nga cështjet më të nxehta në Shqipëri. Kjo rritje ka prekur një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve dhe produkteve, përfshirë këtu edhe akcizen e duhanit. Kjo rritje është thënë që është bërë në mënyrë që të ulë konsumin e këtij produkti me efekte negative. Por ky motiv ka ngjallur polemika të shumta, pasi janë mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me efktivitetin e taksës lidhur me realizimin e këtij qëllimi. Unë gjithashtu i bashkangjitem mendimit se një rritje e cmimit nuk do të ulë konsumin e duhanit. Akciza është një taksë që ndryshon nga të tjerat pasi ajo nuk iu merret bizneseve, por taksimi i saj kryhet direkt në fabrika ose në dogana. Në rastin tonë, ne si vend cigaret i importojmë nga jashtë. Sipas të dhënave hyrja e duhanit është ulur me disa tonelata brenda pak viteve ndërsa konsumi nuk është ulur. Kjo gjë ka ndodhur pasi është rritur kontrabanda e këtij produkti, gjë që ka ulur efektivitetin e taksës. Sipas studimeve të ndryshme që janë bërë, ka rezultuar që nëse cmimi i cigareve rritet me 10%, konsumi i cigareve do të ulet me 4% në vëndet e pasura dhe me 8% në vëndet e varfëra ose ato në zhvillim. Rritja që është propozuar ka vlerën prej 20 lekësh/paketë, pra as sa 8% e vlerës totale të një pakete. Gjithashtu, për shkak se në treg ka një konkurrencë të lartë për këtë produkt, një pjesë e taksës do të përballohet nga vetë prodhuesit duke ulur në këtë mënyrë edhe më shumë impaktin total të taksës. Në treg përvec cigareve të importuara ekziston edhe prodhimi vendas, ndryshe i referuar si “duhan i hapur”. Kjo referencë ndodh për shkak se nuk ka një kompani vendase që e kthen duhanin ne cigare ne mënyrë që ta shesë më pas në treg. Mbi këto dy lloje formash duhani aplikohen akciza të ndryshme, ku në llojin e dytë është më e ulët rreth 5 herë. Për shkak të kësaj gjëje konsumatori ka një alternative të dytë më pak të ksuhtueshme nëse nuk mundet të përballojë dot një cmim më të lartë te cigareve. Kur një përson krijon vartësi ndaj duhanit, kjo gjë ndodh për shkak të nikotinës. Nikotina është një nga substancat më të rrezikshme në kontekstin e vartësisë. Ajo hyn në gjak dhe ndikon fuqishëm ne SNQ dhe SNP, ndërsa në sasi të mëdha ajo pengon shumë impulse nervore. Pas një peridhe nën ndikimin e nikotines, sistemi nervor krijon vartësi te fuqishme ndaj saj. Një rritje e akcizës dhe si pasojë edhe e cmimit në nivelet e sipërpërmendura ka një ndikim të pakrahasueshm në krahasim me vartësinë nga nikotina. Por edhe sikur të ndikonte, konsumatori do ti drejtohej burimit alternativ më pak të kushtueshëm. MASS Media, shkolla, organizata të ndryshme etj, ia kanë dalë mbanë shumë mirë që cdo njeri në ditët e sotme të dijë anët negative të të gjitha produkteve, përfshirë këtu duhanin i cili shkakton me dhjetëra milion viktima në vit. Kur një person pak nga pak e nis duhanpirjen kronike, ky person është i vetëdijshëm për dëmet që do të ketë. Një përson vlerëson gjithmonë veten më shumë se cdo lloj akcize, prandaj kur ai pranon një kosto te atillë shëndetësore, kostoja ekonomike është e papërfillshme për ta. Pra si përfundim mund të themi se rritja e akcizes, dhe si rrjedhojë cmimit, nuk do të ndikojë në uljen e konsumit. Ajo vetëm sa do të rrisë ekonomine informale dhe mund të ndikojë sapak në ndryshimin e llojit të konsumit. Megjithate ajo duhet të vendose pasi ne këtë mënyrë do të gjenerojë më shumë të ardhura për shtetin dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim, ndonëse fare të lehtë, në forcimin e tregut të brendshëm. 
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/980/Akciza-per-cigaret-dhe-duhanin-RSh-dhe-Vende-Europiane-2014
 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=35230 http://www.netdoctor.co.uk/health_advice/facts/smokehealth.htm http://en.wikipedia.org/wiki/Cigarette_taxes_in_the_United_States

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME