Studim Rasti, nje nxenes me nevoja te vecanta

Studim rasti
 Emri i nxenesit:Klejdi
 Mbiemri:D 
Klasa: 3 
Shkolla: Q.M 

 Klejdi është një nxënës në klasën e tretë ai jeton në një familje të thjeshtë shqiptare, ku e ëma punon si rrobaqepse në një firmë e i jati puntore i thjeshtë. Problemi i Klejdit qëndronte në faktin e të kuptuarit të gjërave, domethën ai ka problem në të kuptuarin e gjërave, mbajtjen mendë të tyre. Kjo sëmundje ka ndikuar shume në jetën e tij,e cila ka qenë e mbushur me peripeci të shumta. 
 
Shkaku i semundjes së tij 

Nga intervistat që bëra me prinderit e Klejdit, kuptova se djali gjatë periudhës së foshnjërisë ka pasut ptobleme të shpeshta gripale dhe gjatë kësaj kohe, nje nate ai përkeqesohet dhe i rritet shumë temperatura. Në pamundësi të prinderve për ta cuar në kohën e duhur në spital ai ka kaluar një temperaturë të lartë, e cila la shume pasoja nga pas. Qe ate nate jeta e djalit ka marre një rrjedhë komplet tjeter. Pra siç shihet shkaku i sëmundjes së tij është pikërisht temperatura e lartë. 

Përpjekjet për shërimin e tij 

Duke marre parasysh shkakun e sëmundies së Klejdit është vështirë të besosh në një mundësi të shërimit të tij. Megjithate prinderit dhe te afermit e tij kkishin bërë të pamundurën për një përmisim të tij. Edhe pse ato me shumë vështirsi arritën të siguronin të gjitha të ardhurat e domosdoshme për shërimin e djalit, e vetmja gjë qeë arritën është jo më shumë se një përmirsim të tij, pasi një shërim i plotë ishtë i pamundur për shkallën e sëmundjes së tij. Ata kishin arritur ta dërgonin në spitalet më të mira të vendit po sërisht nuk kishin arritur asnjë përmisim. 

  Marrdhenia me mësuesen 

Edhe Klejdi si çdo fëmijë i moshës së tij ka një lidhje te veçantë me mësuesen e tij. Nga komunikimi që pata me mësuesen, ajo më shpjegoi të gjitha perpjekjet që ishin bërë për përparimin e Klejdit në mësime dhe punën që është bërë, që edhe ai të ndihej njësoj si te tjeret. Ajo qe vihet re në këtë rast është perpjekja e mësueses dhe e të gjithë shokëve e shoqeve të klasës që ndihmonin Klejdin që dhe ai te mësonte. Si rrjedhojë mësuesja ka bërë një punë të dyfishtë, edhe pse jo e detyruar, ajo e ben këtë me kënaqesi për vetë faktin se Klejdi është një ndër ato femijë që të bëjnë të bësh shumë për ta edhe atëhere kur nuk shikon shume shpresa për të arritur atë që duhet. Megjithate Klejdi me ndihmen e mesueses se tij ka arritur te kuptoje dhe pervetesoje jo pak nga ato qe ajo shpjegon. Ai ndihet shume mire prane saj, pasi ajo e trajton gjate gjithe kohes me një mënyrë të mirë komunikimi. Kjo e ka ndihmuar atë që të ndihet mirë dhe pjesë e ambientit. Për këtë duhet falenderuar edhe mesuesja për punën që ka bërë dhe po bën, me Klejdin, për përmirsimin e tij. 

  Marrdhëniet me prindërit 

Klejdi eshte nga ata fëmijë që e kanë të vështirë të komunikojnë me të tjerët, përfshirë këtu edhe prinderit e tij, të cilët janë të shqetësuar për ketë fakt. Duke qenë se ai jeton vetem me prinderit e tij te ben te kuptosh se mes tyre nuk ka sekrete dhe komunikimi me njeri-tjetrin eshte mjaft i mire. Por ne fakt nuk eshte keshtu, Klejdi eshte shume i mbyllur ne vetvete, kjo ndoshta edhe per shkak te semundjes se tij. Ajo ka ndikuar shume në mënyren e të shprehurit të asaj që ai deshiron te thote. Një komunikim më të mire ka me nënën e tij, duke qenë se ajo qëndronte më shumë kohë me të arrin ta kuptoje djalin me mire dhe te shprehet ne menyren e duhur qe ai te arrije ta kuptoje ate qe thote, por ne komunikimin e tyre ka ndikuar shume edhe koha qe ato kalojne se bashku, pasi ai kalon me shume kohe me te emen,e cila i rri prane per cdo gje. Me babain eshte me i rezervuar dhe jo shume i afruar, pervec disa rasteve kur djali ndihet me mire dhe deshiron te jete pjese e nje loje me te atin. Duke marre parasysh qe i ati e kalon me shume diten jashte per shkak te punes se tij, ai nuk arrin qe te kaloje nje kohe te mjaftueshme me djalin e tij, megjithate ne kohen e lire qe ai ka mundohet ta kaloje me te birin. Por kjo serish nuk eshte e mjaftueshme,sepse sic e thame, Klejdi eshte nje djale i mbyllur dhe me gjithe punen e bere nga prinderit serish kemi pakenenaqesi nga prinderit per komunikimin me djalin e tyre. Po ato jane te sigurt se me perjekjet e tyre, do arrijne, qe ne nje te ardhme te kene nje marrdhenie me te mire, me djeliin e tyre. Me vetebesimin qe pashe te ato une jem e bindur qe do ta arrijne kete gje 

  Marrdhenia me shoqerin 

Klejdi sic e permendem me lart eshte ne klasen e tretë dhe sigurisht qe nje pjese te rendesishme ne diten e tij ze edhe shoqeria e tij ne shkolle dhe lagje. Po cilat jane marrdheniet qe ai ka me to dhe çfare kofidencash ka ai me to? Shoqeria e tij eshte ajo e cila e shikon Klajdin, ne shumicen e rasteve si pjese e shoqerise se tyre duke e bere dhe ate pjese e lojrave te tyre. Megjithate kemi edhe raste kur ai behet pjese e talljeve te tyre dhe e shakave pa kripe. Fakti qe ai nuk arrin ti kuptoje gjërat shume mire dhe mbajtjen mendë të tyre ia veshtiresojne punen ne pjesmarrjen e tij ne lojra dhe aktivitete te ndryshme qe zhvillohen ne shoqerin e tij. Nje rast konkret kemi kur një ditë nje loje te zhvilluar nga shoket e klases Klejdi nuk arrin ti kape menjehere shpjegimet e dhena nga shoket e tij, dhe mbajtjen mendë të rregullave të lojës. Si rrjedhoje krijohet nje situate shume e pa kençme per Klajdin i cili largohet nga loja i merzitur dhe duke degjuar nga pas sharjet e shokeve si:”ti skupton asgje”,”Sje per asgje”’,”cun mamaje”etj. Si kjo ka edhe ngjarje te tjera te ngjashme. Por sigurisht qe ka edhe shume raste kur djali ndihet mire mes shoqeris se tij dhe ato e pranojne ate ashtu siç ai eshte dhe duke e ndihmuar ne rastet kur ai ka nevoje. Nje rast konkret kemi kur Klejdi nuk e kishte kuptuar siç duhej nje pjese te mesimit dhe nje nga shoket e tij ia shpjegon serish e serish deri sa ai arriti ta kuptonte ate. Kjo e beri djalin te ndihej mire dhe i barabarte me te tjeret. Megjithate mund të themi që këto janë raste të rralla për të, por që,sigurisht,e rendesishme eshte qe ai te kuptoje qe nuk eshte i vetem dhe se edhe ai eshte si gjithe te tjeret. Sic e shikojme Kkajdi eshte i rrethuar nga shoke te cilet,le te themi.qe perfaqeojne te dy anet e medaljes.Gjithashtu shikojme qe kur ata duan mund ta perkrahin dhe ta ndihmijne Klajdin kur ai ka nevoje. 

Zhvillimi mendor 

Kishte kuriozitetin per te pare dhe ndjekur mesimin por interesi nuk zgjaste shume ,kishte interesin per te dale jashte per te pare makinat dhe kur une meresha me veprimtarite e tjera ne grup duke e perfshire dhe kete vete ai nuk thejsht bente zhurme e se linte grupin te punonte , me shikonte drejt ne sy duke buzeqeshur si nje lutje per te mos i bertitur. 

  Zhvillimi I gjuhes 

Ai nuk flet dot si te gjithe shoket e shoqet e tjera te klases. E folura e tij eshte si te themot e paket mendohet gjate kur thot nje fjale pas tjetres kjo per arsye se mundohet ti lidhe fjalet , dhe me njerez qe i njeh shfaq ndjenja kenaqesie, dhe deshire per te komunikuar. 

  Klejdi 

Ajo cka vihet re te Klajdi eshte inisiatina dhe kembengulja e tij per te vazhduar perpara. Eshe një djalë që përpiqet edhe pse perpjekjet e tij nuk kane çuar në rezultate shumë të mire, kjo per shak te semundjes te tij. Megjithate kjo semundje nuk e ka ndaluar ate qe te perpiqet dhe te behet pjese e aktiviteteve te ndryshme qe zhillohen ne klase. Gjithashtu, ajo që të bën përshtypje te Klejdi është fakti që ai është shumë i dhënë pas sportit. Ai është pjësmarres në cdo aktivitet sportive te zhvilluar ne shkolle, madje mund te themi se eshte nje nga nxenesit me te mire ne fushen e atletikes. Kjo e ka ndihmuar shume ne zhvillimin e tij te mëtejshëm dhe në pjesmarrjen ne shoqeri e cila ne kete rast eshte me entuziaste se kurre per pjesmarrjen e tij ne keto aktivitete. Pervec sportit Klejdit i pelqenë shume edhe vizatimi. Klejdi eshte nje djale e i qete, i kuptueshem,i sjellshem ne shumicen e rasteve,dhe qe mundohet shume per te arritur pak. Dhe e gjithe kjo perpjekje vjen si pasoje e semundjes se tij mendore, megjithate ai di si ti kaloje situatat dhe te jete i pranishem ne cdo gje qe behet rreth tij.

  Teoria e Eriksonit e zhvillimit te personalitetit 

 Eshte ne fazen e pare te kesaj teorie , besimi kundrejt mosbesimit me punen tone duhet te kthejme besimin qe ai te ece perpara duke e lavderuar dhe atehere kur rezultati nuk eshte i kenaqshem edhe kur bejne gabime duke i mesuar si ti rregullojne ato. 

  Emocionet

Ai shfaqte emosione edhe positive edhe negative, ai qante shpesh dhe lehtesisht, irritohet shpesh tregon me mimiken e fytyres kur eshte i zemeruar i dhe i gezuar. Irritohej kur nuk ia jepnin dick ate tjeret dhe gezohej kur merrta ate qe deshironte. Veteleresimi Une mendoj se ai ka nje veteleresim te ulet sepse nuk mer iniziativa vete , sepse ai akoma nuk ka zhvillimin e duhur sic mund ta kene femijet e moshes se tij. Ai nuk mund te shprehet vete per gjendjen e tij ndosha dhe kjo e pengon ne vetevlersim.

  Perfundimi

Si perfundim mund te themi se ajo per te cilen Klejdi ka shume nevoje eshte dashuria dhe pekushtimi ndaj tij,nga te gjithe ato qe e rrethojne. Ky eshte nje rast mjaft i vecante, pasi semundja e djalit eshte e tille që e bën rastin akoma më të komplikuar dhe më të veshtirë për të dalë në një përfundim pozitiv dhe te sukseshem. Ajo çka mund dhe duhet te bejme ne per Klëjdin eshte qe ti bejme te ditur se me pak perpjekje mund te beje edhe ai nje jete si gjithe te tjeret, ku me ndihmen tone dhe te atyre qe e rrethojne mund te kaloje pengesat qe i shfaqen dhe ta shijoje jeten ashtu siç ajo eshte dhe ashtu sic ajo vjen. 

  Bibliografia:

Sudim i nje nxenesi nga praktika Teoria e eriksonit per zhvillimin e personalitetit

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME