KULTURA E KOMANIT ,DESHMI E VAZHDIMESISE ILIRO-SHQIPTARE

TEMA : KULTURA E KOMANIT ,DESHMI E VAZHDIMESISE ILIRO-SHQIPTARE
Detyrë Presioni që ushtruan popullsitë sllave gjatë shek. VII-X nuk mundi to ndryshonte karakterin etnik të shqiptareve. Ate nuk mundi ta ndryshonte as presioni bizantin që ushtrohej me anën e administratës, kishës dhe kulturës. Tiparet kulturale-etnike të shqiptarëve në shek.
XI ne nuk i njohim nga burimet letrare ose dokumentare, pasi këto mungojnë krejtësisht. Në mungesë të tyre këtë problem na a ndriçojnë deri diku të dhënat arkeologjike. Nga këto, materialet më të pasura janë zbuluar në nekropolin pranë fshatit Koman që ndodhet mbi një pllaje mali në krahinën e Pukës, jo shumë larg luginës së Drinit. Objekte të ngjashme me ato të Komanit u zbuluan edhe në vende të tjera të Shqipërisë si (brënda në Krujë, në Kepin e Rodonit, në Malin e Robit e gjetkë. Kultura materiale u zbuluar në këto vende ka marrë prej kohësh në historiografi emrin Kultura e Komanit. Objektet e kësaj kulture u zbuluan për herën e parë në Koman më 1898. Ato u gjetën në një shumicë varresh që bënin pjesë në nekropolin e një qëndre banimi të lashtë, sot të zhdukur. Pranë nekropolit ndodhen gërmadhat e dy kishave. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve është prej bronxi dhe hekuri, pjesa tjetër prej argjendi dhe qelqi dhe ndonjë objekt i rallë prej balte (poça). Objekte prej bronxi e hekuri janë kryesisht armë të cilat shërbenin njëkohësisht edhe si vegla pune, si p.sh. sopata, thika, maja shtizash, këmesa, etj. Pjesën tjeter e objekteve e përbëjnë stolitë për zbukurimin e burrave e sidomos të grave, të punuara pjesërisht prej bronxi, pjesërisht prej argiendi e qelqi, si p.sh. unaza, pafta rrypash, karfica, vëthë, rrathë dore. Mungesa e enëve prej balte në inventarin e varreve, stolisjet në formë kryqi që ndodhen në disa objekte, prania e nekropolit afër dy kishave, dëshmojnë se nekropoli i Komanit është i kohës kur krishterimi ishte përhapur edhe në viset e thella malore. Tipi i sopatave të zbuluara në Koman ka ngjashmeri me sopatat e përdorura në vende të ndryshme të Evropës në shek. VII-XI. Mbishkrimet, të cilat tani janë deshifruar, janë në gjuhën greke-bizantine dhe kanë ngjashmëri, përsa i përket tekstit, me mbishkrimet e përdorura në monedhat bizantine të shek. XI dhe më vonë. Në bazë të ketyre të dhënave del se varret e Komanit i përkasin shek. VIII-XII, ndoshta edhe më vonë. Materiale të po kësaj kulture të zbuluara vitet e fundit në Krujë, e shtyjnë lashtësinë e kulturës së Komanit deri në kohën e vonë antike. Kultura e Komanit eshtë kultura materiale e shqiptarve të cilët banonin në mënyre të pandërprerë në këto krahina. Ketë e provojnë nga njëra anë ngjashmëritë që kanë në formë disa objekte të kulturës së Komanit me disa objekte zbukurimi të kulturës materiale të ilirëve. Nga ana tjetër, trajta e disa stolisjeve (veçanërisht ato të paftave), të gjetura në varret e Komanit, kanë shumë ngjashmëri me stolisjet e përdorura nga malësorët shqiptarë të kësaj zone deri në ditët tona. Mënyra e ndërtimit të varreve në nekropolin e Komanit është pothuajse e njëjtë me mënyrën e varreve që kanë përdorur malësorët e këtyre krahinave deri në kohën e sotme. Veç kësaj objektet e kulturës së Komanit janë gjetur në atë zonë ku pikërisht në shek. XI shqiptarët përmenden nga burimet e shkruara historike si banorë të saj. . Kultura e Komanit përfaqëson kulturën e herëshme shqiptare. Objektet e saj pjesërisht kanë tipare të ngjashme me ato ilire, pjesërisht kanë trajta të reja të cilat duhet të jenë krijuar gjatë shekujve të mëvonshëm. Ndikimi i kulturës romake, bizantine e sllave te objektet e kulturës materiale të Komanit është i kufizuar. Kjo provon se gjatë shekujve të mesjetës së herëshme, popullsia shqiptare e rrudhur në krahinat malore e ruajti kulturën e vet materiale të trashëguar nga koha antike, e pasuroi atë duke krijuar trajta të reja dhe i rezistoi asimilimit nga ana e kulturave romake, bizantine e sllave. Kultura e Komanit është kultura e një shoqërie të organizuar në bashkësi. Por objektet e kësaj kulture tregojnë se bashkësitë fshatare apo fisnore të këtyre krahinave kishin filluar të çthureshin. Mënyra e ndërtimit të varreve dhe inventari i tyre dëshmojnë se edhe popullsitë shqiptare të krahinave malore në shek. X-XI ishin ndarë në shtresa, ndoshta edhe në klasa. Varret e të pasurve dallohen në mënyrë të qartë nga ato të të varfërve. Varret e të pasurve janë punuar më me kujdes, ato janë ndërtuar me gurë të zgjedhur e të skalitur, shpesh herë të veshur me suva, inventari i tyre është i shumtë dhe i pasur, në varret e grave të të pasurve, stolisjet (vëthët, rrathët, etj.) janë zakonisht prej argjendi. Varret e njerëzve të varfër, përkundrazi, janë të thjeshta dhe me inventar të pakët.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME