Ese: "Nëse humbet guximin atëherë ke humbur vetveten!" . ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/


http://eseshkolle.blogspot.com/Nëse humbet guximin atëherë ke humbur vetveten. Ajo çfarë e mban gjallë një njeri dhe e dallon atë nga të tjerët janë vlerat nga të cilat ai karakterizohet. LEXO ME SHUME...
Një prej atyre vlerave është guximi. Çdo qenie njerëzore në këtë planet i është dhënë guximi si dhuratë. Megjithatë, ka shumë pak njerëz këtë dhuratë dinë t’a përdorin në mënyrën e duhur ose nuk e përdorin fare. Guximi është një nevojë e evolucionit të popullit tonë. Pa guxim, afrikano- amerikanët do të ishin ende të mbërthyer në skllavëri, nëse nuk do të kishte qenë guximtar dikush apo disa, skllavëria do të ishte në përmasa akoma më të mëdha. Guximi mund të gjendet në forma të ndryshme. Një shembull i guximit mund të gjendet tek në një ushtar. Ai rrezikon jetën e tij çdo ditë thjesht për të mbrojtur jetët tona. Ne mund të shohim edhe guximin në një shok klase, ai i cili përballet me humbjen e një prindi dhe sërish ai përpiqet të vazhdojë jetën e tij. Mbi të gjitha, guximi është instinktive. Shpesh, ai është një nxitje e emocionit të momentit që të lë pak kohë për të menduar veprimet dhe pasojat që ata lënë. Njerëzit e guximshëm nuk hezitojnë. Duhet të kemi guxim të përballojme çdo situatë me të cilën na përball jeta. Nëse humbasim guxim bashkë me të do humbasim një pjesë të personalitetit tonë, të tjerët do të na shikojnë me sy tjetër. Të jesh guximtar nuk do të thotë që të jesh absolutisht fitimtar. Pse? Çdo njeri duhet të dijë sesi të përdorë virtytet e tij, nëse ai nuk di të përdorë të mirat e tij atëherë edhe e mira bëhet e pavlerë për të. E njëjta gjë vlen edhe për guximin. Nëse një njeri nuk di të përdorë guximin në mënyrë të mençur, në kohën dhe vendin e duhur atëherë guximi është i dëmshëm për të. Janë shumë shembuj të cilët tregojnë se kur guximi nuk përdoret në mënyrë të mençur kthehet në një të keqe e cila nuk quhet më guxim, por sjellje e pakujdesshme e gabuar, si për shembull: guximi që adoleshentët kanë për të ngarë makinën me shpejtësi duke shkelur rregullat e qarkullimit apo duke lëvizur me makinë edhe kur nuk kanë patentë, sjellje që në shumë raste kanë qenë pasojë e aksidenteve. Nga ana tjetër, përdorimi në mënyrë të mençur i guximit, në momentin e duhur dhe për gjëra jo të dëmshme për veten dhe të tjerët, është tregues i një personi të suksesshëm dhe jo të një personi të humbur. Shembujt e guximtarëve të mençur janë të shumtë, si nxënësit që marrin guximin të konkurojnë në një olimpiadë të fizikës duke ditur që konkurrenca dhe vështirësia është e fortë, marrin guximin të tregojnë apo dhe të njohin veten në sfida të ndryshme. Siç edhe Shekspiri ka thënë, “Guxo të bësh atë çka i ka hije njeriut; kush guxon më tepër, nuk është njeri”. Si përfundim, guximi i përdorur në mënyrën dhe masën e duhur është tregues i vetes të suksesshme si kundër përgjigje e ndrojtjes dhe guximit të shfrenuar LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME