ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA 
 Poemat epiko-lirike quhen të tilla, sepse ngërthejnë lirizmin (shprehjen e ndjenjave, emocioneve, tipare këto të llojeve lirike) me epizmin (rrëfimin, dialogun, etj., tipare të llojeve epike). Në këtë rast, dialogu është elementi që i jep kësaj poeme të drejtën të quhet epiko-lirike. 
-Vini re cilët janë dialoguesit dhe si i quan ata LEXONI ME SHUME...

De Rada? Dialoguesit janë Milosao dhe Rina. De Rada i quan ata trimi dhe vajza. Ndoshta kemi të bëjmë me një huazim prej poezive popullore (trimi e vasha), sipas konceptit poetik popullor për të rinjtë e dashuruar.
 -Një poet tjetër shqiptar që i përdor gjerësisht këto emërtimeeshte Lasgush Poradeci (edhe ky e ka kult poezinë popullore)..
. -Vini re elementët që mund të na tregojnë, se për cilin moment bëhet fjalë në këtë këngë. Tërmeti ka rrafshuar Shkodrën, njerëzit kanë humbur shtëpi e pasuri. Askush nuk mund të quhet më i pasur se tjetri: Trimi:
 - Shkodra më s’thuhet qytet... Eshtë truku që ka gjetur De Rada romantik për të bashkuar dy të dashuruarit. Rrafshon Shkodrën, rrafshon dallimet të pasur-të varfër, Milosao-Rinë... kështu triumfon përkohësisht dashuria. Përtej malit gjejmë priftër (larg, se Shkodra u rrafshua, por jo mentaliteti) Që të na martojnë...
 -MUNDOHUNI TË SHPJEGONI ROLIN E VAJZËS (PRA DHE TË DASHURISË), MBËSHTETUR NË VARGJET: Si ai që një yll të qetë sheh e zemrën ia ngroh, yll që thot: “Vështromni dritën, bota nuk do të shkallmohet”. Vasha, pra dhe dashuria është qendra e patundur e botës, ekuilibri, thelbi i pandryshueshëm në çdo fatkeqësi.
 -KRAHASONI VARGJET: Veç në sy të shihemi, Pa dhe bota të përmbyset... me: yll që thot: “Vështromni dritën, bota nuk do të shkallmohet”. Një përmbysje që urohet ose pranohet, mjaft që ta shohë të dashurën në sy (me këtë kusht pra: një vështrim të dashurës). Dhe e parë së prapi, përmbysja ka ardhur, por neutralizohet pikërisht prej këtij vështrimi (bota nuk do të shkallmohet). -Në kaq pak vargje mund të shihet dhe ndarja klasore? Madje dhe qëndrimi i fisnikërisë? ...bir bujari... unë s’jam një zonjë e madhe... (fisnikë – të varfër) ...jot kunatë mizorja (qëndrimi i saj) -Lexoni dhe komentoni tre vargjet e fundit të fragmentit. Do të gjeni sa e madhe është dashuria e Miosaos për Rinën (sa mund të sakrifikojë ai për të). 
• Kënga XXX Eshtë kënga e fundit e poemës. Pasi Mliosaoja shijon dashurinë dhe martesën, pasi i vijnë fatkeqësitë njëra pas tjetrës (i vdes i biri dhe e shoqja), kthehet tek detyrimi i tij patriotik. Këtu e shohim të ketë mbetur i plagosur në një lumë përballë Shkodrës. Janë çastet e tij të fundit. Të gjitha këto thuhen në tre-katër vargje: Gjaku im te Lumi i Vodhit. (i plagosur) Hapeni shatoren, o ushtarë... (është plagosur në luftë) atje nuk do zgjohem më... (janë orët e fundit të tij) Mblidhen shokët mbrëmanet (jeta është normale, në katund, në vatërët. qyteti i ka mbijetuar sulmit turk) -Vini re koncizitetin e gjuhës poetike të De Radës, aftësinë për të përcjellë kaq shumë informacion dhe emocione me kaq pak fjalë / vargje (lakonizmi). Madje vargu që përcjell informacionin më të rëndësishëm (që Milosaoja ka dhënë jetën për atdheun) është i gjithi një fjali ku mungon folja (Gjaku im te Lumi i Vodhit). -Në cilat vargje mund të kuptojmë stinën? Fryjti era e maleve dhe rrëzoi hien e lisit. Prag dimri. Jepni mendimin tuaj, pse natyra e kësaj kënge të jetë pikërisht dimri? A ka ndonjë lidhje me jetën e Milosaos (shihni dhe këngën e parë). Mos harroni që për romantikët natyra luan një rol të dorës së parë për të shpjeguar dhe ilustruar situata. Vini re emocionin e fortë që përcjellin fjalët, më mirë, mendimet e fundit të heroit. Përcjellja e emocionit realizohet përmes disa fjalëve apo situatave kyç të këngës: -vendosja në një radhë (varg) e Shkodrës dhe motrës (e njëjta dashuri?). -pamundësia që shprehet tek vargu i thjeshtë atje nuk do të zgjohem më. -malli për diçka që do të ndodhë pa të...mblidhen shokët dhe vatër (ngrohtësi), etj.  LEXONI ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME