Mikroekonomia - Disa mendime në lidhje me sjelljen konsumatore

Disa mendime në lidhje me sjelljen konsumatore

Abstrakt
Sjellja konsumatore është një nga dukuritë që është studiuar më së shumti nga ekonomistët e të tëra kohrave. Shqipëria ka hyrë në rrugën e ekonomisë së tregut dhe sjellja e konsumatorëve shqiptarë është një dukuri që duhet studiuar për të vërejtur prirjet e konsumatorëve shqiptarë në mënyrë që të përballojmë më mirë kërkesat, nevojat dhe dëshirat e tyre, duke manaxhuar edhe parametrat markroekonomikë. Qëllimi i temës është që të jap disa mendime në lidhje me sjelljen konsumatore në përgjithësi mbështetur në Ligjin Engel dhe paradoksin Giffen dhe në lidhje me konsumin në Shqipëri sipas familjeve dhe nivelit të punësimit.
Hyrje
Marrëdhëniet midis të ardhurave dhe konsumit janë studiuar nga ekonomistët që në fillim të shekullit 18. Modeli kryesor i shpenzimeve është paraqitur nga Engel në vitin 1857sipas të cilit raporti i zhpenzimeve totale për ushqim ulet me rritjen e të ardhurave, por, sipas Giffen, nëse efekti i të ardhurave si rezultat i ndryshimit të çmimit është i fortë, ndyshimi në çmim dhe në sasinë e kërkuar mund të lëvizë në të njëjtin drejtim. Konsumatorët blejnë mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat e kënaqësitë që sigurohen nga konsumi i mallrave dhe shërbimeve. Kufizimi monetar individual varet nga e ardhura korrente e tij, kursimet e mëparshme, mundësit për të marrë kredi-hua etj. Në Shqipëri, me rritjen e të ardhurave qytetarët janë larguar nga stili i kryerjes së shpenzimeve kryesore për ushqime dhe kanë kaluar në rritje të konsumit për veshje, banesë, energji dhe transport.

Materiali dhe metoda
Materialet e përdorura në këtë studim janë marrë nga burime primare dhe janë përdorur sipas teorisë ekonomike të mësuar në displinat Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, etj. Materialet janë lexuar dhe më tej janë përzgjedhur. Pas kësaj materialet e zgjedhura janë lexuar me kujdes dhe prej tyre janë bërë kuotime, citime, perifrazime dhe përmbledhje. Mbi bazën e materialeve dhe pikëpamjeve personale të krijuara gjatë studimit të kësaj çështjeje, është shkruar diskutimi i çështjes dhe më tej janë nxjerrë konkluzione dhe rekomandime.

Diskutim
Për të realizuar studime në lidhje me sjelljen konsumatore, të dhënat mbi shpenzimet mblidhen nga familjet dhe klasifikohen mbi bazë të nivelit të të ardhurave ose nga shtresa sociale ku bën pjesë familja që intervistohet, për të parë nëse është i dukshëm ndonjë parametër i rëndësishem. Studiuesi Engel kërkoi dhe prezantoi në vitin 1857 një model për shpenzimet e familjeve në Belgjikë. Në këtë studim ai dalloi shpenzimet kryesore familjare për ushqime, veshje, banesë dhe këndë djegëse, shërbime, edukim, shëndetsi dhe mallra. Nga këto të dhëna ai nxorri përgjithësimin empirik për sjelljen konsumatore, që ka të bëjë me faktin se “raporti i zhpenzimeve totale për ushqim ulet me rritjen e të ardhurave”. Ushqimi është domosdoshmeri dhe konsumi i tij rritet me një shpejtësi më të vogël se të ardhurat. Kjo hipoteze njihet si Ligji i Engelit, që është verifikuar në qindra studime në tërë vendet e botës. Kurbat e Engelit të rrjedhura nga kurbat individuale të indiferences jepen si më poshtë:
Nëse fuqia blerëse individuale rritet është e natyrshme të pranojmë që sasia e çdo të mire të blerë gjithashtu të rritet. Kjo paraqitet në grafik ku siç rriten shpenzimet nga i1 në i2 në i3 sasia e kërkuar e x rritet nga x1 në x2 në x3. Gjithashtu sasia y rritet nga y1 në y2 në y3. Drejtëzat e buxhetit të cilat shtrihen nga i1 i2 i3 janë të gjitha paralele dhe reflektojnë faktin që vetëm e ardhura ndryshon dhe jo çmimet relative të x dhe y.

Kur çmimi x bie nga P1x në P2x zgjedhja e maksimizimit të dobisë do të shkojë nga x’y’ në x”y”. Kjo lëvizje mund të zbërthehet në dy efekte të ndryshme analitike. Në diagramë si efekti i zëvendësimit ashtu edhe ai i të ardhurave bëjnë që të blihet më shumë x kur çmimi i tij bie. Pika I/py është e njëjta si para ndryshimit të çmimit. Kjo ndodh sepse py nuk ka ndryshuar. Prandaj pika i/Py shfaqet si në kufizimet e buxhetit të ri ashtu dhe në atë të buxhetit të vjetër.
Kjo lëvizje është demonstrim grafik i efektit të zëvendësimit. Lëvizja e mëtejshme nga b tek pikat optimale x’’y’’ është analitikisht identike me llojin e ndryshimit të shfaqur më parë për ndryshimin e të ardhurave. Përgjithësisht rezultati i rënies së çmimit do të shkaktonte një rritje të kërkesës për mallin x.
Nëse efekti i të ardhurave si rezultat i ndryshimit të çmimit është i fortë, ndyshimi në çmim dhe në sasinë e kërkuar mund të lëvizë në të njëjtin drejtim. Ekonomisti anglez Robert Giffen e vëzhgoi këtë paradoks në Shekullin 19 në Irlandë. Kur çmimi i patateve u rrit njerëzit konsumuan më shumë këtë mall. Ky rezultat spjegohet duke parë madhësinë e efektit të të ardhurave nga ndryshimi i çmimit të patates. Patatet nuk ishin vetëm mallra inferiorë, por ato zinin pjesën më të madhe të të ardhurave të irlandezëve në atë kohë. Një rritje në çmimin e patates ul në mënyrë të ndjeshme të ardhurat reale. Irlandezet ishin të detyruar të ulnin konsumin e mallrave të tjera që të blinin patate. Mundësia e rritjes së sasisë së kërkuar në përgjigje të rritjes së çmimit të mallrave njihet me emrin paradoksi Giffen. Malli duhet të jetë inferior dhe efekti pozitiv i të ardhurave duhet të jetë aq i fortë sa të tejkalojë efektin negativ të zëvendësimit. Çmimi dhe sasia e kërkuar për një mall zakonisht do të lëvizin në drejtime të kundërta edhe kur malli është inferior.
Efekti total në rritje në çmimin e x do të rriste sasinë e kërkuar të x. Kjo ndodh sepse efekti negativ i zëvendësimit (levizja nga x*,y* në pikën B) është tejkaluar nga një efekt i fortë pozitiv i të ardhurave që rezulton nga inferioriteti i mallit x0. Jo çdo mall inferior shfaq paradoksin Giffen.
Teoria e zgjedhjes konsumatore
Konsumatorët blejnë mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat e tyre ku pëfitimet nga blerjet e tyre përfaqësojnë kënaqësit që sigurohen nga konsumi i tyre. Teoria e zgjedhjes konsumatore shërben për të kuptuar dhe parashikuar sjelljen e konsumatorëve dhe për të spjeguar se pse njerëzit bëjnë këto apo ato zgjedhje të cilat rezultojnë në kërkesën individuale për produkte të caktuara. Konsumatori gjatë marrjes së vendimeve se çfarë do të bleje ndeshet me kufijtë sasiorë të parave. Kufizimi monetar individual varet nga e ardhura korrente e tij, kursimet e mëparshme, mundësit për të marrë kredi-hua etj. Konsumatori racional nuk blen një produkt nëse parashikimi shtesë që ai parashkon të marrë prej tij është më i vogël se shpenzimi shtesë për blerjen e tij. Kur ka mundësit monetare të kufizuara konsumatori nuk mund të blejë çdo gjë që i jep kënaqësi apo ato që i japin kënaqësi më të madhe. Konsumatori mund të përfitonte më shumë kënaqësi nëse do të blinte një makinë në krahasim me një biçikletë por megjithatë është i detyruar të blejë biçikletë nga shkaku i mundësive të kufizuara të mjeteve monetare që i posedon konsumatori. Gjatë zgjedhjes konsumatori përballohet me koston oportune. Nuk është kosto oportune nëse shpenzojmë 1000 Lekë për një libër në vend të një koncerti apo ndonjë ndeshje futbollistike, por kosto oportune në terminologjin ekonomike është kënaqësia që konsumatori përjeton nëse e lexon librin apo e shiqon koncertin apo ndeshjen futbollistike. Konsumatorët mbajnë parasysh balancimin e kënaqësisë shtesë të marrë nga një produkt me kënaqësinë shtesë që mund të merrej nga një produkt me tjetrin. Termi “Dobi” në ekonomi përdoret për të treguar masën e kënaqësisë që përfiton konsumatori nga konsumi i një produkti të caktuar.
Ligji dobisë marxhinale rënëse
Dobia marxhinale rënëse ka një prirje që kur rritet sasia e konsumit të një të mire nëkushtet kur faktorët tjerë nuk ndryshojnë dobia marxhinale e njësisë së fundit të konsumuar vjen vazhdimisht duke rënë. P.sh. Në një ditë verë një konsumator pasi ka ecur shumë është etur dhe fillon të pijë një pije freskuese për të shuar etjen. Gota e parë e pijes freskuese shijon shumë se e dyta e me rradhë deri në gotën e fundit që do të sillte kënaqësi e që pas saj do të ketë vetëm tejngopje dhe ndjenja negative. Masa e dobisë marxhinale të produktit që ekonomistët e përdorin është shuma e parave që një individ është i gatshëm të sakrifikojë për të marrë një njësi shtesë të një produkti.
Për ti dhënë përgjigje pyetjes kryesore të zgjedhjes konsumatore se sa ka nxjerrur dobi nga përdorimi i një malli do të mbajmë parasysh se ai si një konsumator racional kërkon të sigurojë kënaqësinë më të madhe me të ardhurat e kufizuara të tij. Për shembull, rasti i pijes freskuese i cili duhet të sakrifikojë blerje të tjera që mund të bënte në vend të saj.
Teprica e konsumatorit dhe efekti i të ardhurave
Tejkalimi i përfitimit total (shumës së dobive marxinale) ndaj kostove totale (sasia e blerë dhe çmim) quhet tepricë konsumatore. Nëse çmimi ulet rezulton një tepricë e konsumatorit. Teprica e konsumatorit është një koncept i dobishëm sepse tregon sesa fitojnë ose humbasin blerësit nga një ndryshim i çmimit të produktit. Kur çmimi ulet rritet dobia marxhinale për njësi monetare dhe rriet sasie e kërkuar për atë produkt. Të ardhurat reale – është ulja e çmimit dhe sasia e produkteve që konsumatori mund të blejë me të ardhuar e tij monetare duke sguruar blerjet me këto të ardhura. Efekti i të ardhurave – është rritja e sasisë së produktit të blerë e shkaktuar nga një rritje e të ardhurave reale. Ndryshimi në sasin e blerë të produktit i shkaktuar nga një ndryshim i çmimit relativ duke mbajtur konstante të të ardhurave reale quhet efekti i zëvendësimit. Ky efekt ka gjithmonë shenja negative. Për të mirat normale efekti i të ardhurave dhe i zëvendësimit ka efekt negativ dhe për të mirat inferiore efekti i të ardhurave dhe i zëvendësimit ka efekt pozitiv.
 Kufizimi i zgjedhjeve konsumatore
Zgjedhjet e konsumatorëve janë të kufizuara në dy faktorë: Në të ardhurat që zotëron dhe çmimet e produkteve X dhe Y. Ajo mund të zhvendoset nëppozicione të ndryshme nën ndikimin e faktorëve përcaktuar (të ardhurat dhe çmimet e produkteve). Nëse të ardhurat rriten drejtëza e buxhetit do të zhvendoset lart-djathtas paralelisht me vetëveten e tijdhe e kundërta nëse të ardhurat do të ulen atëherë drejtëza e buxhetit do të zhvendoset poshtë-majtas.

Shpenzimet në Shqipëri
Në rastin e Shqipërisë, para viteve 1990 pjesa më e madhe e konsumit shkonte kryesisht për ushqime rreth 70% dhe pjesa tjetër për veshje, ngrohje, transport dhe shumë pak për pushime. Në vitet e fundit prirja për konsum jepet nga tabelat e mëposhtëme, ku duket se shpenzimet për ushqime kanë rënë në rreth 50% dhe janë shtuar shpenzimet për banim, energji, transport dhe pushime, etj. Kjo ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve ekonokike dhe stilit të jetesës në vend.

Grupet e shpenzimevePerson i vetëmÇift pa fëmijëÇift me një femijëÇift me dy fëmijëÇift me 3 + fëmijëMono prindërore Familje tjetër
Single personCouple no childrenCouple one childCouple 2 childrenCouple 3 + childrenMono parentalOther
Ushqim dhe pije jo-alkoolike54.2551.7246.3945.4249.2249.9147.08
Pije alkoolike, duhan4.275.084.614.014.363.474.41
Veshje dhe këpucë3.893.425.946.687.086.176.21
Banesa9.628.698.077.377.347.286.70
Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës5.676.225.556.005.796.425.82
Shëndet6.756.223.633.293.284.154.66
Transport2.374.435.686.226.893.607.05
Komunikim1.973.023.273.272.532.902.86
Argëtim dhe kulturë1.922.382.943.403.282.873.14
Arsim0.010.072.322.681.592.311.27
Restorante dhe hotele5.543.706.075.893.634.505.09
Të tjera mallra dhe shërbime3.735.055.525.775.016.425.71
Konsumi gjithsej100.00100.00100.00100.00100.00100.00100.00
Tabela 1. Shpenzimet sipas llojit të familjeve 2011 (Sipas INSTAT, Marrë në datën 23 Nëntor 2012)
Grupet e shpenzimeve
PunëdhënësI vetpunësuarI punësuarPunë e papaguar
Employer Self-Employed  Employee Unpaid ëork





Ushqim dhe pije jo-alkoolike37.745.844.949.5
Pije alkoolike, duhan4.24.74.15.3
Veshje dhe këpucë7.36.77.06.4
Banesa6.96.77.46.0
Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës5.06.05.86.5
Shëndet3.23.63.54.3
Transport8.68.26.55.8
Komunikim3.72.83.32.5
Argëtim dhe culture4.13.13.52.7
Arsim7.51.62.40.7
Restorante dhe hotele5.65.05.64.3
Të tjera mallra dhe shërbime6.25.85.96.0
Konsumi gjithsej100.0100.0100.0100.0

Rezultatet
Marrëdhëniet midis të ardhurave dhe konsumit jane studiuar nga ekonomistët që në fillim të shekullit 18. Studiuesi Engel kërkoi dhe prezantoi në vitin 1857 një model për shpenzimet e familjeve në Belgjikë. Në këtë studim ai dalloi shpenzimet kryesore familjare për ushqime, veshje, banesë dhe këndë djegëse, shërbime, edukim, shëndetsi dhe mallra. Nga këto të dhëna ai nxorri përgjithësimin empirik për sjelljen konsumatore, që ka të bëjë me faktin se raporti i zhpenzimeve totale për ushqim ulet me rritjen e të ardhurave.
Nëse efekti i të ardhurave si rezultat i ndryshimit të çmimit është i fortë ndyshimi në çmim dhe në sasinë e kërkuar mund të lëvizë në të njëjtin drejtim. Ekonomisti anglez Robert Giffen e vëzhgoi këtë paradoks në Shekullin 19 në Irlandë. Kur çmimi i patateve u rrit njerëzit konsumuan më shumë patate. Irlandezët ishin të detyruar të ulnin konsumin e ushqimeve të luksit me qëllim që të blinin më shumë patate. Mundësia e rritjes së sasisë së kërkuar në përgjigje të rritjes së çmimit të mallrave është njohur me emrin paradoksi Giffen. Konsumatorët blejnë mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat e tyre ku pëfitimet nga blerjet e tyre përfaqësojnë kënaqësitë që sigurohen nga konsumi i tyre. Teoria e zgjedhjes konsumatore shërben për të kuptuar dhe parashikuar sjelljen e konsumatorëve dhe për të spjeguar se pse njerëzit bëjnë këto apo ato zgjedhje të cilat rezultojnë në kërkesën individuale për produkte të caktuara. Konsumatori gjatë marrjes së vendimeve se çfarë do të bleje ndeshet me kufirin sasior të parave. Kufizimi monetar individual varet nga e ardhura korrente e tij, kursimet e mëparshme, mundësit për të marrë kredi-hua etj.
Në rastin e Shqipërisë është vënë re se me rritjen e të ardhurave qytetarët janë larguar nga stili i kryerjes së shpenzimeve kryesore për ushqime dhe tashmë kanë kaluar në një stil jetese me rritje të konsumit për veshje, banesë, energji dhe transport.
Konkluzione dhe rekomandime
Ligji i Engelit është vërtetuar edhe në rastin e Shqipërisë me kalimin e vendit nga ekonomia e centralizuar në ekonomine e tregut.
Ligji Giffen është verifikuar në Shqipëri në rastin e çmimit të bukës kur edhe pse të ardhurat janë luhatur dhe inflacioni ka pësuar ndryshime të shumta dhe të medha, përsëri çmimi i bukës nuk ka ndryshuar dhe në disa raste është shtuar konsumi i saj, për shembull gjatë krizës së vitit 1997.
Me kalimin e viteve dhe me rritjen e të ardhurave konsumi i shqiptarëve ka kaluar nga kryerja e shpenzimeve më të shumta për ushqime rreth 70% para viteve 1990, në rreth 50% për ushqime dhe pjesa tjetër për veshje, energji, transport e banim dhe më pak për pushime e veprimtari të tjera.
Literaturë
www.ins tat.gov.al
Mikroekonomia
http://esseshkolle.blogspot.com/2013/12/mikroekonomia-disa-mendime-ne-lidhje-me.html
Leksione Hyrje në ekonomi

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME