E TËRA JE SOMNABUL

Nje erë fortë që fryn
Shëron plagët në veshin tënd
Zonjushë e kaltër
Gishtat e mi
Dhjetë gjarpërinj të urtë
Zvarriten të etur
Rreth barkut tënd prej bore
Të pinë uj mishi nën kërthizë
Ti fillon të ndëgjosh më mirë
Në këto çaste pa jetë
Pa frymëdalje
E butë e nxehtë gropëza e vogël
Aty kullon pikshëm
Ëmbëlsi e përjetshme
E helmit rinor
Si gjak e si shi
Si domosdoshmëri
Flaka e zjarrit po bie tani
Gjarpërinjtë s’kanë ku të mbështeten
E tëra je somnabul
E lagur me pika mjalti prej molle

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME